Sektorët e kontrollit dhe të parandalimit të epidemisë të Koresë së Jugut morën një përvojë shumë të çmuar antiepidemike nga Kina, tha profesori i Mjekësisë pranë Universitetit Kombëtar të Seulit Lee Jong-koo, i cili është anëtari i grupit të specialistëve të OBSH-së që ishin për inspektim në Kinë në shkurtin e këtij viti.


Profesori Lee Jong-koo është kreu i Qendrës Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe në korrik u emërua ambasador i kujdesit shëndetësor dhe sigurisë globale nga Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut. Lee Jong-koo theksoi se masat administrative me të dhënat e mëdha (Big Data) të Kinës për situatat epidemike në rajone të ndryshme, i kishin bërë shumë përshtypje, gjatë inspektimit të tij në shkurt në Kinë.

"Gjatë epidemisë së COVID-19, arritëm të marrim informacione të hollësishme epidemike në celular, pas përdorimit të teknologjisë së internetit për administrimin e informacioneve."

Lee Jong-koo vuri në dukje masat e ndërtimit të spitalit të përkohshëm në Kinë për pacientët me simptoma të buta nga virusi i COVID-19. Koreja e Jugut e mësoi këtë përvojë antiepidemike kineze dhe ndërtoi "Qendrën e Mjekimit dhe të Jetës" për pacientë me simptoma të lehta, duke pakësuar numrin e pacientëve në spital.


"Qendra e Mjekimit dhe Jetës është ngarkuar me shumë punë mjekësore për pacientë me simptoma të lehta, që nuk kanë nevojë të shkojnë në spital. Ata qëndrojnë në këto qendra për vëzhgim. Kjo qendër ka luajtur rol të rëndësishëm për kontrollin e epidemisë, duke pakësuar presionin e spitalit."

Lee Jong-koo shtoi se OBSH-ja dha metodat e trajtimit të epidemisë së COVID-19 "testimi, gjurmimi, ndalimi dhe mjekimi", të cilat janë pranuar nga Kina dhe Koreja e Jugut, metoda të cilat kanë kontrollur efektivisht epideminë COVID-19. Por disa vende të tjera vunë në dyshim OBSH-në dhe nuk zbatuan sugjerimet e saj, duke humbur kohën e artë për kontrollin e epidemisë. Kina kishte shpërndarë shumë informacione të vlefshme mbi epideminë, por disa vende nuk morën masat përkatëse kineze dhe bashkëpunimi ndërkombëtar u shkatërrua. Këto janë arsyet e epidemisë së pakontrolluar në disa vende.

"Qeveritë e Koresë së Jugut dhe të Kinës zbatuan strategjitë mjekësisë publike, që pëfshijnë 'testimin, gjurmimim, ndalimin dhe mjekimin', të paraqitura nga OBSH-ja. Kina dhe Koreja e Jugut i morën këto masa dhe kontrolluan me sukses epideminë. Në fakt, OBSH-ja iu ofroi vendeve të tjera të njëjtat sugjerime, të cilat nuk u pranuan nga disa vende të tjera. Kina i shpërndau informacionet epidemike të Wuhan-it dhe të mbarë vendit. Por disa vendet nuk i pranuan këto informacione dhe dyshuan sugjerimet e OBSH-së, duke dëmtuar besimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar."
Lee Jong-koo theksoi se nëse nuk zhvillohet bashkëpunim ndërkombëtar, epidemia është shumë e vështirë që të kontrollohet. Nëse mund të arrihet një bashkëpunim në fusha të ndryshme mes popujve dhe qeverive, si shpërndarja e informacionit nëpër universitete, institucione shkenco-teknike dhe organe qeveritare, studimi i përbashkët i vaksinave dhe ilaçeve etj, epidemia e COVID-19 mund të kontrollohet brenda 2-3 vitesh. (Xu Guang/Albana)