Pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, në shumë media perëndimore janë përhapur trillime dhe informacione të rreme mbi Kinën, një ndër vendet viktimë të epidemisë. Në reagimin e njoftimeve të tilla që qarkullojnë në përmasë botërore, agjencia e lajmeve “Xinhua” botoi një artikull argumentues.

1. Koronavirusi i tipit të ri buroi nga Kina

Fakti: Kina njoftoi e para lajmin për shpërthimin e koronavirusit, por kjo nuk vërteton se Kina ishte vendburimi i virusit. Gjetja e burimit është një çështje shkencore që kërkon pjesëmarrjen e ekspertëve dhe jo spekulimet mediatike, pa harruar faktin se gjeneticisti i Universitetit britanik të Kembrixhit Peter Forster u shpreh se nga të dhënat gjenetike, nuk ka dëshmi që vërtetojnë se Wuhan-i është vendburimi i virusit. Ndërsa, grupi studimor i Universitetit të Barcelonës zbuloi koronavirusin në mostrat e ujërave të zeza që i përkisnin marsit të vitit të kaluar. Tani, Kina ka propozuar që shkencëtarët dhe specialistët e shëndetit të zhvillojnë studime në terren nën drejtimin e OBSh-së për të shtuar njohjet e njerëzimit ndaj koronavirusit.

2.Koronavirusi buroi nga tregu i kafshëve të egra i Wuhan-it

Fakti: Në Kinë nuk ekzistojnë tregjet e kafshëve të egra. Banorët kinezë frekuentojnë pazaret ku shiten produkte bujqësore, mishi dhe prodhime deti. Përveç disave ku shiten rosa dhe gjela të gjallë, pazaret e tilla në Kinë nuk kanë dallim të dukshëm nga tregjet e peshkut ose të perimeve në vende të tjera.

3. Pas "mbylljes" së qytetit Wuhan, Kina nuk ndërpreu fluturime ndërkombëtare nga qyteti, duke shkaktuar përhapjen e virusit në vende të tjera

Fakti:Më 23 janar, kur filloi mbyllja e Wuhan-it, Kina mbylli të gjithat autostradat ndërqytetëse vendore. Nga 24 janari deri më 8 prill, nga Wuhan-i nuk u nis asnjë fluturim ajror dhe asnjë tren, as drejt krahinave të tjera apo vendeve të tjera.

4. Koronavirusi është prodhuar në një laborator të Wuhan-it

Fakti: Të gjitha dëshmitë e deritanishme vërtetojnë se koronavirusi e ka prejardhjen nga natyra, dhe nuk është prodhimi artificial. Më 19 shkurt, 27 specialistë të njohur të shëndetit nga tetë vende bënë një deklaratë për revistën prestigjoze shkencore "The Lancet", duke thënë se rezultatet e analizave mbi renditjen e plotë gjenetike të koronavirusit të llojit të ri tregojnë se virusi si shumë patogjene të tjera, e ka burimin nga kafshët e egra. Meqë njoftimet përkatëse u bënë në bazë të një të ashtuquajturi "informacion i inteligjencës së vendeve anëtare të Aleancës Pesë Sytë (ShBA, Britani, Australi, Zelandë të Re, Kanada)", autoritetet gjermane të informacioneve BND u kërkuan homologëve të këtyre pesë vendeve dëshmi përkatëse. Por, së fundmi nuk publikuan asnjë raport për burimin artificial të virusit.