Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha të enjten në Pekin se aktualisht trupat kufitare të Kinës dhe të Indisë dolën nga konflikti në frontin e parë në luginën Galvan.


Duke iu përgjigjur pyetjeve përkatëse në një konferencë për shtyp në Pekin, Zhao tha se gjendja e tanishme në kufirin midis Kinës dhe Indisë është në përgjithësi e qëndrueshme dhe drejt zbutjes. Të dyja palët do të vazhdojnë dialogun dhe shkëmbimet përmes kanaleve ushtarake e diplomatike, përfshirë zhvillimin e raundit të ri të bisedimeve në rang të komandantit si dhe mbledhjen për mekanizmin e konsultimeve e bashkërendimeve të punëve kufitare midis Kinës dhe Indisë, për të diskutuar mënyrën e rifillimit të paqes e qetësisë në zonën kufitare.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze shpreh shpresën se pala indiane do të përpiqet bashkërisht me palën kineze, që të nxitë më tej zbutjen e tensionit në rajon. (Wang Lei/Albana)