Provimi shtetëror për pranimin në shkollat e larta 2020 nisi të mërkurën në mbarë Kinën. Kjo është veprimtaria më masive në gjendjen epidemike në Kinë dhe ka tërhequr vëmendjen e gjithë globit.
Këtë ditë, mbi 10 milionë nxënës kinezë të shkollave të mesme do të ulen në mbi 7 mijë qendra për të marrë pjesë në provimin më të rëndësishëm në jetën e tyre.
Nxënësit pjesëmarrës të provimit të sivjetshëm do të hynë në histori, pasi për shkak të epidemisë COVID-19, ky provim u shty për një muaj, nga 7 qershori në 7 korrik. Por fatmirësisht, Kina ndodhet në situatën më të mirë gjatë gjysmëvitit pas shpërthimit të epidemisë. Në fillim të korrikut, numri i rasteve të konfirmuara në Pekin nuk kaloi 2 për gjashtë ditë me radhë. Ndërkohë, si erëtregues i besimit popullor, tregu i aksioneve i Shangait dhe ai i Shenzhenit shënuan rritjen më të madhe brenda një dite gjatë 5 vjetëve.
Ralph, mësuesi i një shkolle të mesme gjermane, që kishte qenë në Kinë për aktivitete shkëmbimi, i tha gazetarit se zhvillimi me këtë rast i një provimi aq masiv pasqyron vetëbesimin e plotë të Kinës për kontrollin e epidemisë.

Foto: Disa nxënës në provincën Hunan duke i dhënë forca vetes me maska të kuqe me urime

Në çdo auditor ku zhvillohet provimi janë vendosur pajisje për matjen e temperaturës. Nëse temperatura e ndonjë nxënësi pjesëmarrës është më e lartë se 37.3 gradë, ai do ta zhvillojë provim në një auditor të izoluar. Mësohet se për çdo 10 auditorë normal të provimit do të ketë një auditor izolimi. Ndërkohë, pas hapjes së kondicionerit në auditor, do të hapen njëkohësisht edhe dritaret. Në provincën Henan, në çdo qendër provimi ka një ambulancë si dhe një profesionist.

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës si dhe punonjësit e mbikëqyrjes së provimit kanë kaluar kontrollin e shëndetit dhe të temperaturës gjatë 14 ditëve para provimit. Të gjitha auditorët e qendrave të provimit janë dezinfektuar dhe u bënë gati.


Për nxënësit kinezë, provimi kombëtar për hyrjen në shkollat e larta jo vetëm nënkupton hyrjen në universitet, por edhe mundësitë e ardhme të karrierës. Megjithëse ky provim përbën një presion kolosal për nxënësit, pjesa dërrmuese e banorëve mendojnë se kjo është mënyra më e barabartë për përzgjedhjen e talenteve. (Wang Lei/Albana)