Më 5   korrik, përfaqësuesi i posaçëm i Kinës për çështjet kufitare Kinë-Indi,   këshilltari i shtetit dhe ministri i Jashtëm Wang Yi dhe këshilltari i sigurisë   i Indisë Ajit Doval zhvilluan një bisedë telefonike, duke arritur katër unanime   mbi gjendjen dypalëshe në zonën kufitare.

Si vende të rëndësishme fqinje,   ruajtja e paqes në zonën kufitare Kinë-Indi përputhet me interesat e përbashkëta   të dy palëve. Këtë herë, Kina dhe India kanë arritur unanimitet dhe vlen t’u   kushtohet vëmendje 2 fjalëve kyçe.

E para, “zbatimi i unanimitetit”. Në   prill të 2018-s, liderët e Kinës dhe Indisë kanë arritur mendime unanime të   rëndësishme gjatë takimit jozyrtar në Wuhan, duke theksuar që duhet të trajtohen   dhe të kontrollohen dallimet në mënyrë të përshtatshme.

Në tetor 2019,   gjatë takimit të dytë jozyrtar mes liderëve të dy vendeve, është theksuar që të   këmbëngulet te bashkëpunimi miqësor dhe është rideklaruar që të trajtohen   mosmarrëveshjet në mënyrë të kujdesshme pa u përshkallëzuar në   konflikt.

Këto mendime unanime kanë ofruar udhëzime të rëndësishme për   zgjidhjen e përshtatshme të mosmarrëveshjeve mes dy palëve dhe duhet të zbatohen   për zbutjen e tensionit në zonën kufitare mes dy vendeve.

E dyta, “dialog   dhe konsultim”. Këtë herë, Kina dhe India kanë arritur unaime, çka tregon që të   dyja palët kuptojnë që dialogu dhe konsultimet janë rruga e vetme për zgjidhjen   e tensionit në zonën kufitare.

Si dy vendet më të mëdha në zhvillim dhe   dy ekonomitë e reja me popullsi mbi 1 miliardë, Kina dhe India duhet të ruajnë   paqen dhe qetësinë në kufi, kjo është me rëndësi jetike.

Sivjet është   70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Indisë.   Vallëzimi i përbashkët dragua-elefant është zgjedhja e vetme e drejtë për dy   palët, përputhet më shumë me interesat thelbësore të dy vendeve dhe dy popujve   dhe përshtatet më shumë me paqen dhe lulëzimin e vazhdueshëm të botës.