Bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës znj. Peng Liyuan iu përgjigj një letre të kryetares së radhës të Konfederatës së Zhvillimit të Zonjave të Para të Vendeve Afrikane, zonjës së parë të Republikës së Kongos Antowanete, duke dërguar letër zonjave të para të vendeve të tjera afrikane, ku shpreh falënderime për vendet afrikane, të cilat kanë ofruar mbështetje të çmuar për popullin kinez gjatë luftës antiepidemike COVID-19.

 

Në letrën e saj, Peng shprehu edhe ngushëllime të sinqerta për luftën e popullit afrikan kundër epidemisë.

 

Peng u shpreh që ndihma reciproke dhe bashkëpunimi janë shumë kyçe për fitoren ndaj epidemisë. Nëpërmjet Konfederatës së Zhvillimit të Zonjave të Para Afrikane, qeveria kineze do të dhurojë materiale antiepidemike për 53 vendet afrikane, për të ndihmuar gratë, të rinjtë në Afrikë dhe për të shprehur miqësinë e popullit kinez për popullin afrikan.