Akademia Kineze e Shkencave konfirmoi të martën që Kina ka marrë me sukses të dhëna nga sateliti i imazheve me qartësi të lartë.

Sateliti, që u lëshua më 3 korrik, është një satelit optik i telekomanduar për përdorim civil. Sipas Institutit për Kërkime në Hapësirën Ajrore pranë Akademisë Kineze të Shkencave, stacioni tokësor satelitor me sensorë me ndjeshmëri të lartë në Qarkun Miyun të Pekinit gjurmuan për herë të parë dhe morën të dhënat më 3 korrik.

Stacionet tokësore në Kashgar në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit dhe në Sanya të provincës Hainan si dhe Stacioni Satelitor të Kinës në polin e veriut , kanë konfirmuar po ashtu marrjen e të dhënave satelitore.

  Deri të hënën, stacionet tokësore satelitore kanë marrë 1,012 GB të dhëna, të cilat po përpunohen sipas planit.

Sateliti mund të sigurojë të dhëna imazhesh me qartësi të lartë për disa industri, përfshi burimet natyrore, trajtimin e emergjencave, bujqësi, mjedisin ekologjik, ndërtimin e banesave dhe pylltarinë.(Albana)