Vëllimi i tregtisë së jashtme të zhvilluar nëpërmjet hekurudhës që kalon nëpër Manzhouli, porti më i madh i brendshëm në kufirin Kinë-Rusi, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti i ka kaluar 10 milionë tonët.  Kjo shënon një rritje 6.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme.

Mallrat kryesore përfshijnë qymyrgurin, koncentratin e hekurit dhe plehrat kimike.

Mbi 1500 trena mallrash Kinë-Europë kanë kaluar përmes portit në gjashtëmujorin e parë të sivjetshëm, 20 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Linjat hekurudhore Kinë-Europë janë bërë një kanal i rëndësishëm i transportit, për të stabilizuar tregtinë globale dhe mëkëmbjen e prodhimit gjatë epidemisë së COVID-19.