Ambasadori kinez në Britani Liu Xiaoming tha se ligji i ri për ruajtjen e sigurisë kombëtare në Hong-Kong synon të luftojë kundër krimeve, duke mbrojtur të drejtat e shumicës së qytetarëve.

Liu i bëri këto komente për të kundërshtuar raportet e medias britanike, për të cilat ai tha se e kanë keqinterpretuar ose shtrembëruar ligjin për Hong-Kongun.

Sipas ambasadorit, ligji për Hong-Kongun krijon një kornizë për të trajtuar elementet që shkaktojnë kaos dhe përçarje.

Ai tha se ligji mbron autonominë dhe lirinë e Hong-Kongut dhe parimin “Një vend, dy sisteme”, gjë që është e kundërta e asaj që raportojnë mediat britanike.

“Ligji i sigurisë kombëtare për Hong-Kongun integron plotësisht juridiksionin gjithëpërfshirës të qeverisë qendrore dhe autonominë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut. Ligji nuk do të ndryshojë sistemin e tanishëm kapitalist në Hong-Kong dhe shkallën e lartë të autonomisë e sistemin ligjor të Hong-Kongut. Ai nuk do të ndikojë në pushtetin e pavarur administrativ, legjislativ dhe juridik, duke përfshirë atë të gjykimit përfundimtar,” vuri në dukje Liu.

Ligji i sigurisë kombëtare për Hong-Kongun hyri në fuqi më 30 qershor, me synim që të trajtojë veprat penale të përpjekjes për shkëputje e përmbysje të pushtetit, terrorizmit dhe marrëveshjeve të fshehta me forcat e huaja.(Li Huailiang)