Kina dhe India kanë ripohuar angazhimet për të zbutur tensionet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.
Të dërguarit e posaçëm të të dy vendeve zhvilluan dje bisedime telefonike.
Të dy palët ranë dakord të forcojnë negociatat përmes kanaleve diplomatike dhe të tërheqin trupat e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Një përleshje vdekjeprurëse shpërtheu midis rojave kufitare kineze dhe indiane në luginën Galvan më 15 qershor, duke shkaktuar 20 ushtarakë indianë të vdekur, ndërsa numri i viktimave nga pala kineze nuk është publikuar.(Zhan Dian/Artan Goga)