Industria e dërgesave postare e Kinës ka regjistruar një rritje të shpejtë të   vëllimit të biznesit pasi konsumatorët janë zhvendosur pothuajse plotësisht   drejt blerjeve në internet për shkak të koronavirusit.

Sipas Postës   Shtetërore të Kinës, vëllimi i biznesit të dërgesave tejkaloi 7.3 miliardë njësi   në muajin maj, ose një rritje rreth 40 për qind më shumë në krahasim me të   njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Tang Jin është një drejtues i lartë   i kompanisë “Shentong Express”. Ai tha se rritja e shitjeve të produkteve   bujqësore dhe transmetimet “live” për promovimin e shitjeve kanë kontribuar në   rritje.

"Falë transmetimit të drejtpërdrejt, disa nga produktet tona   bujqësore, përfshirë prodhimet e freskëta, kanë bërë të mundur lidhjen e   drejtpërdrejt te konsumatori, duke rezultuar në një rritje të konsiderueshme të   kërkesës së konsumatorit."

Sipas të dhënave të publikuara nga “iiMedia   Research”, shkalla e tregtisë elektronike të Kinës do të dyfishohet këtë vit,   duke tejkaluar 900 miliardë juanë, ose rreth 127 miliardë dollarë   amerikanë.


Që nga pandemia, një numër kompanish që merren me logjistikën   kanë bërë përpjekje për të ndihmuar fermerët të shesin produktet e   tyre.

“Best Express” ka filluar një program për të siguruar një shërbim   logjistik për fermerët për shitjen e produkteve të tyre, duke mbuluar më shumë   se 30 zona rurale në shkallë vendi.

“Deppon Express” ka siguruar   fluturime me çarter për fermerët për të siguruar freskinë e prodhimeve   bujqësore.

Me zgjerimin e mbulimit të rrjetit, produktet bujqësore po   bëhen më të arritshme për konsumatorët.

Festivalet e fundit të blerjeve,   të tilla si zbavitja e blerjeve në 18 qershor, gjithashtu kanë nxitur

entuziazmin e konsumit në internet.

Liu Jiang nga Drejtoria Shtetërore e   Postës tha se sektori postar do të përdorë teknologji të reja për të përmirësuar   shërbimin.

"Industria postare ka rritur investimet në aplikimin e   shkencës dhe teknologjisë. Transportuesit e telekomanduar dhe robotët janë   përdorur gjerësisht. Projektet pilot për dërgimin e dronëve janë përshpejtuar   dhe disa qendra klasifikimi kanë realizuar operacione pa pilot."

“SF   Express” thotë se do të ndërtojë terminale më inteligjente të ruajtjes për të   përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë operacionale, duke realizuar monitorimin   në kohë reale të të gjithë procesit të dorëzimit.

Vëzhguesit thonë se të   ardhurat totale të ndërmarrjeve të shpërndarjes së pakove pritet të arrijnë në   860 miliardë juanë këtë vit. (Albana)