Një zyrtar tha se Pekini ka   forcuar kapacitetet e testimit të acidit nukleik për të përballuar rigjallërimin   kohët e fundit të rasteve të COVID-19.
Afro 2.3 milionë banorët e Pekinit e   kanë bërë testin e acidit nukleik deri të dielën.
Qyteti nuk raportoi asnjë   rast me COVID-19 të transmetuar lokalisht për 56 ditë me radhë, deri më 11   qershor, kur u shfaq rasti i parë i raundit të fundit të infektimit.
Pekini   ka raportuar mbi 200 raste të konfirmuara qysh nga 11 qershori, pjesa dërrmuese   e të cilave kanë lidhje me tregun e shitjes me shumicë të produkteve bujqësore e   blegtorale “Xinfadi”, i cili u mbyll përkohësisht. (Wang Lei)