Sail(Foto:VCG)

Sail(Foto:VCG)

Banori i thjeshtë prej Shangait Zhang Ruoyong kujton ende dy gjëra që ndodhën në vitin 2002. E para është se u bë baba dhe e dyta se bleu makinën e parë në jetën e tij, “Sail”, modeli i parë vendas prej 100 000 juanësh nga Grupi SAIC, makinë familjare ekonomike. “Sail”-i hapi gjithashtu preludin e hyrjes së makinave private në familjet e zakonshme kineze.

Viti i lindjes së makinës “Sail” ishte 2001. Më 11 dhjetor të vitit 2001, Kina mori pjesë zyrtarisht në Organizatën Botërore të Tregtisë. Në sytë e shumë njerëzve në industrinë e automobilave, 2001 është edhe “viti i parë i makinave private kineze.” Ka të paktën dy interpretime: së pari, pas hyrjes së Kinës në OBT, hyrja e kapitalit të huaj në tregun kinez u përshpejtua dhe markat e automjeteve filluan të shtohen; së dyti, filluan të prodhohen markat vendase, duke u ngritur gradualisht nga cilësia e teknologjia te menaxhimi.

Ndryshimet e konsumit për sa u përket automjeteve janë një nga perspektivat më të mira për të vëzhguar ndryshimet në të gjithë tregun e konsumit të Kinës në 20 vjetët e fundit. Nga viti 2001 deri në vitin 2021, gjatë 20 vjetëve që nga anëtarësimi i Kinës në OBT, prosperiteti i tregut të brendshëm të konsumit, bollëku i mallrave dhe shkalla e përqendrimit të markës kanë pësuar ndryshime të mëdha. Në ditët e sotme, markat e huaja dhe markat vendase të makinave janë në gjendje të shëndoshë “të fluturojnë së bashku”.

Si qendra kryesore e konsumit në Kinë, Shangai e ndien këtë më thellë. Disa ekspertë besojnë se pikërisht për shkak të anëtarësimit në OBT, tregu i konsumit i Shangait është bërë më i hapur dhe më i sigurt. Nuk ka qenë kurrë më e lehtë për njerëzit të "blejnë, blejnë, blejnë" dhe Shangai po shkon vazhdimisht drejt një qendre ndërkombëtare konsumi.

Para 20 vjetëve, shangajasi Zhang Ruoyong ngurronte lidhur me blerjen e makinës. Në tregun e atëkohshëm kishte disa marka të huaja makinash dhe çmimi ishte i lartë. Në atë kohë, Zhang merrte vetëm një rrogë prej afro 3000 juanësh në muaj, prandaj çmimi i “Sail”-it ishte një shifër astronomike.

Në tregun e atëkohshëm kishte shumë pak marka automjetesh. Më të njohurat ishin “Santana”, “Jetta” dhe “Fukang”, por Zhang nuk i pëlqente shumë. “Sail”, që kushtonte më shumë se 100 000 juanë, ishte shumë rrëzëllitës kur filloi të shitet. Zhang Ruoyong ende kujton impulsivitetin e njerëzve përreth tij. Ai zgjodh “Sail” me ngjyrë të kuqe dhe ishte shumë bukur të udhëtoje me makinë në shtëpi. Qysh nga ajo kohë, makina ka hyrë në familjet e zakonshme kineze.

Pas një kohe, Zhang Ruoyong zbuloi gradualisht se kishte më shumë makina private në lagje, veçanërisht pas vitit 2005. Sipas statistikave, në zonat bregdetare të Kinës, duke përfshirë Shangain, shkalla e pronësisë së makinave familjare ishte në 5 % në vitin 2005, kurse në vitin 2008, kjo shifër shkoi në 10%.

"Rritja e konsumit të automobilave në Shangai dhe, madje edhe në Kinë, ka lidhje të ngushtë me anëtarësimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT)." Chao Gangling, profesor në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Financës dhe Ekonomisë të Shangait, shpjegon se, në përputhje me angazhimet për anëtarësimin e saj në OBT, Kina anuloi sistemin e kuotave për makinat e importuara në vitin 2005 dhe ndryshoi menaxhimin e makinave të importuara. Sistemi i kuotave u ndryshua në një sistem lëshimi dhe tarifat e importit u ulën në 30%. Kjo masë hapjeje promovoi shumë zhvillimin e industrisë së automjeteve. Deri në gjysmën e parë të këtij viti, në Shangai u regjistruan 3.5 milionë makina private.

Foto: VCG

Foto: VCG

Konsumi i nivelit të lartë i përfaqësuar nga automobilat është një mishërim i shkëlqyer i përmirësimeve të konsumit në Kinë gjatë 20 vjetëve të fundit. Në vitin 2001, shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit në Shangai ishin 186.13 miliardë juanë; në vitin 2020, kjo shifër arriti në 1.59 trilion juanë, me një rritje 8.5 herë në 19 vjet.

Në fakt, pas anëtarësimit të Kinës në OBT, si zgjedhja e parë për hyrjen e kapitalit të huaj në tregun kinez, tregu i konsumit i Shangait ka pësuar ndryshimet më të dukshme. "Në vitin 2001, Shangai miratoi 2 458 projekte të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, dhe vlera e investimeve reale të huaja në vend ishte 4.392 miliardë dollarë amerikanë. Vitin e kaluar, përdorimi real i kapitalit të huaj në Shangai i tejkaloi 20 miliardë dollarët amerikanë, duke krijuar rekord historik”, u shpreh një përgjegjës i Komisionit të Tregtisë të bashkisë së qytetit Shangai.

Industria ushqimore në Shangai është bërë gjithashtu më ndërkombëtare. Raporti mbi Treguesin e Ushqimeve Globale të Shangait, i publikuar nga Qendra e Informacionit të Biznesit e Shangait, tregon se indeksi "Larmia e ushqimeve" i Shangait renditet i pari në Kinë.

"Shangai i shqisës së nuhatjes" është gjithashtu më ndërkombëtar. Lin Jing, nënkryetar i lartë i Grupit Yingtong, tha se markat e parfumeve kanë hyrë në periudhën fillestare të rritjes së marketingut pas vitit 2000 dhe janë futur në një fazë të re diversifikimi në tre vjetët e fundit.

Një përgjegjës i Grupit SAIC tha se “Sail” u krijua nga Qendra Pan-Aziatike e Teknologjisë së Automjeteve, institucioni i parë i lokalizuar i studimit dhe i zhvillimit. Suksesi i tij gjithashtu bëri që Grupi SAIC të kuptojë se forcat lokale të studimit dhe të zhvillimit duhet të luajnë një rol më të rëndësishëm në konkurrencën me homologët e botës.

Sipas statistikave, në kohën fillestare të anëtarësimit të Kinës në OBT, markat me investime të përbashkëta kineze dhe të huaja zinin pjesën më të madhe të tregut, ndërsa deri tani markat kineze përbëjnë më shumë se 40 % të shitjeve të përgjithshme. Jo vetëm kaq, por me zhvillimin e makinave me energji të re, qysh nga viti 2016, Grupi SAIC është kampion i eksportit të makinave kineze, duke përfaqësuar hyrjen e “markës kineze” në tregun botëror.

Zhiji L7(Foto:VCG)

Zhiji L7(Foto:VCG)

Ditët e fundit, Zhang Ruoyong e ndërroi përsëri makinën, që është e treta për të. Nga marka e përbashkët kineze dhe e huaj “Sail” deri në markën kineze të tanishme “Zhiji L7”, ky është një proces i konceptit të konsumit të një banori të thjeshtë, që tregon edhe se gjatë 20 vjetëve pas hyrjes së Kinës në OBT, markat vendase kanë evoluar nga "ndjekëse" në "prijëse". (Çang Çuo)