Arbi Agalliu (ceremonia e univeritetit Marlin Barleti)

Arbi Agalliu (ceremonia e univeritetit Marlin Barleti)

Prof. Asoc. Dr. Arbi Agalliu ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Ekonomi. Pas përfundimit të studimeve universitare ka kryer studimet Master në Studime Ekonomike Evropiane në “Bamberg University’’ në Gjermani si dhe në Universitetin e Tiranës. Arbi Agalliu është Doktor i Shkencave Ekonomike si dhe mban titulli Profesor i Asociuar në Ekonomi. Ai ka një përvojë mbi 10 vite në mësimdhënie në nivel universitar, eksperiencë pune disavjeçare në ndërmjetësit financiarë në Shqipëri, si banka dhe kompani sigurimi në çështje që lidhen me kontrollin e brendshëm (auditimin), produktet dhe shërbimet financiare, kapitalin human, etj. Ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin e arsimit të lartë si Drejtues i Shkollës Doktorale, Përgjegjës Departamenti, Zëvëndës Rektor, Administrator, etj. Aktualisht është dekan në Universitetin “Marlin Barleti”


Arbi Agalliu ne Universitetin Marlin Barleti

Arbi Agalliu ne Universitetin Marlin Barleti

CMG: Arbi, aktualisht ndiheni i plotësuar?

Arbi Agalliu : Të ndihesh i plotësuar do të thotë të ndalosh se kërkuari ndaj vetes. Ne jemi gjithmonë në kërkim të gjërave të reja, të cilat na bëjnë edhe më të mirë profesionalisht. Une kam një parim që nuk duhet ndaluar kurrë së dhëni. Së pari për punën ku unë jam, t’i japësh auditorit. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe në jetën e përditshme. Nuk duhet të ndalojmë së dhëni.

CMG: Kur e keni pasur kontaktin e parë me auditorin?

Arbi Agalliu : Kontaktin e parë unë e kam pasur në vitin 2008. Për mua auditori është një tjetër emocion. Ai vend të jep një lloj energjie tepër të veçantë, sepse të rinjtë kanë energji. Mund të them që është magji sepse aty ka të rinj të cilët kanë pritshmëri për të mësuar çdo ditë. Në auditor ndihesh disa herë më rinor, sepse vet ambienti ta ofron.

CMG: Cila ka qenë puna juaj e parë?

Arbi Agalliu : Kam qenë vetëm 13- vjeç, kur unë kam nisur punën time të parë. Për një periudhë të gjatë unë kam punuar si receptionist dhe kjo më ka dhënë patjetër satisfaksion. Çfarë mësova unë aty? Mësova si të komunikoja dhe sillesha në ambientin e punës. Ndjenja e të qenit i punësuar është shumë e bukur.


ARBI AGALLIU NE KOHEN E LIRE

ARBI AGALLIU NE KOHEN E LIRE

CMG: Çfarë do të thotë "Sukses" për ju?

Arbi Agalliu : Sukses do të thotë të bësh atë që do në jetë. Vetëm kështu mund të ndihesh rehat dhe komod në jetë. Unë kam bërë gjithnjë atë që kam dashur në raport me profesionin. Jam ndier mirë dhe kam quajtur: "Shtëpia ime" çdo vend ku unë kam punuar dhe më ka mësuar. Kështu pra unë jam me parimin që të jesh i qetë dhe plotësuar duhet të bësh në jetë gjërat që do.

CMG : E vështirë, por jo e pamundur...Si komentoni ju këtë thënie?

Arbi Agalliu : Arritjet patjetër që janë shumë të rëndësishme dhe e plotësojnë CV tuaj. E vështirë?! Patjetër që është e vështirë, por nuk është e pamundur. Në këtë jetë çdo gjë është e vështirë, nëse nuk e merr me seriozitetin e duhur. Kështu unë do quaja të vështirë çdo hap, por me rëndësi është që kur kthej kokën pas unë nuk kam turp nga këto hapa, përkundrazi. Edhe nëse hapat kanë qenë gabim dhe ti je munduar, unë këto i quaj sërish arritje!

CMG: Një ditë e plotësuar për ju është?

Arbi Agalliu : Nuk ka një ditë plotësisht të plotë. Pse? Sepse gjatë gjjthë ditës ka element, të cilët nuk janë plotësisht siç duhet të jenë.

Mund të nisësh diçka, ta lësh dhe të nisësh diçka tjetër. Ditë të plotë unë nuk quaj, por quaj ditë të ngarkuara dhe të realizuara prej punës. E rëndësishme është që mëngjeset të nisin me energji çdo ditë pasardhëse të nisë me vrull dhe energji.


Arbi Agali ne kohen e lire

Arbi Agali ne kohen e lire

CMG: Këshilla më e bukur që të ka dhënë një mik?

Arbi Agalliu : Një miku im më ka thënë gjithmonë" Mundohu gjithmonë të mësosh nga mësimet, jo nga pësimet ". Shpesh ne mësimet i anashkalojmë ndaj është shumë e rëndësishme që sa herë rrëzohemi apo njerezit na vihen kundër, të gjjtha këto janë elemente që të bëjnë të ngrihesh dhe të mësosh nga jeta. Gjatë jetës sime edhe profesionale 15- vite unë jam rrëzuar, por në fund ja kam dalë, kam mësuar dhe jam ngritur sërish.

CMG: Cilët njerëz të kanë ndryshuar pikëpamjet?

Arbi Agalliu : Familja patjetër. Ata më kane mbajtur me këmbë në tokë qoftë në pikëpamjen profesionale, emocionale etj. Në momentet më të vështira kanë qenë aty edhe në momente shumë decizive siç mund të jetë deliri për sukses. Ata kanë ditur të ruajne tek unë balancat.

CMG: Cilat janë këshillat që jepni për të rinjtë?

Arbi Agalliu : Mos hiqni kurrë dorë nga të qenit vetvetja. Pavarësisht nga çfarë mund të ndodhë, mos u trysnoni. Duhet të jemi të lirë të bëjmë atë që duam dhe kemi dëshirë.

CMG: A ka një histori prej fëmijërisë, që ka qenë udhërrëfyese për ju?

Arbi Agalliu :Nuk është se ka një histori. Mund të them që unë e jetoj jetën dhe shijoj çdo moment dhe përpiqem që të lë gjurmë. Çdo ndodhi le gjurmë tek unë apo edhe një bisedë. Ne jemi njerëz prej gjaku e mishi dhe ndikohemi nga pikëpamja emocionale. Kështu që e çdo gjë le gjurmë.

CMG : Çfarë përgjegjësie është të drejtosh një universitet?

Arbi Agalliu : Ka dinamizëm dhe sfidat e veta, por fatmirësisht në drejtimin tim aty ku unë kam shkelur ka pasur gjithmonë rritje dhe sukses.

CMG : Cilat janë problemet e arsimit tonë?

Arbi Agalliu : Sot universiteti nuk shihet më si një burim informacioni, por ne duhet të bëjmë punë të dyfishtë për të nxitur dëshirën për dije. Ndonjëherë duket sikur ka diçka që nuk shkon, por në fakt jeta ka ndryshuar dhe me futjen në lojë të teknologjisë ata patjetër janë të etur për informacion, por nëpërmjet teknologjisë.

CMG : Arbi kur është momenti për të bërë kthesën në profesion?

Arbi Agalliu : Une besoj shumë tek ndjesitë dhe nuk mendoj që ka një moment të ndarë tamam se kur duhet të ndryshosh profesion, apo se kur duhet të marrësh vendime. Rruga do jete e vështirë, por rëndësi ka të arrish në finale.

Intervistoi Megi Latifi