Foto:ChinaDaily

Foto:ChinaDaily

Në një klasë në Shkollën e Mesme Private nr. 1 në Banska Bistrica të Sllovakisë, një mësues bisedon në një kinezishte të rrjedhshme me nxënësit që e duan kulturën kineze, që nga mësimi i gjuhës kineze te mjekësia tradicionale kineze. Mësuesi quhet Marek Skoluda dhe është i punësuar në Klasën “Konfuci” për Mjekësinë Tradicionale Kineze në Universitetin Mjekësor Sllovak.

Klasa “Konfuci” për Mjekësinë Tradicionale Kineze, e krijuar bashkërisht nga Universiteti i Mjekësisë Tradicionale Kineze i Liaoning-ut dhe Universiteti Mjekësor Sllovak, është klasa e parë “Konfuci” në Sllovaki. Klasa është ndërtuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Mjekësor Sllovak, që ndodhet në Banska Bistrica, një qytet në Sllovakinë Qendrore. Emri i plotë është Klasa “Konfuci” e Mjekësisë Tradicionale Kineze në Universitetin Mjekësor Sllovak. Klasa u përurua zyrtarisht më 12 shtator 2016. Pas më shumë se pesë vjetësh zhvillimi, Klasa “Konfuci” e Mjekësisë Tradicionale Kineze ka filluar të marrë formë dhe gradualisht po ecën në rrugën e duhur, duke ndërtuar një urë miqësie midis provincës kineze Liaoning dhe Evropës Qendrore e Lindore.

Nga kurset e gjuhës kineze deri në kurset e mjekësisë tradicionale kineze, nga studentët deri në nxënësit e shkollave fillore, Universiteti i Mjekësisë Tradicionale Kineze i Liaoning-ut shfaq mrekullinë e mjekësisë tradicionale kineze. Shërbimet e tij arsimore kanë mbuluar shumë komunitete në të dy qytetet dhe kanë fituar mirënjohjen e banorëve vendorë.

Klasa “Konfuci” e Mjekësisë Tradicionale Kineze ka hapur kurse për kontrollin e pulsit, masazh etj. Nxënësit shfaqin interes të madh për mjekësinë tradicionale kineze.

Foto:ChinaDaily

Foto:ChinaDaily

Gjatë epidemisë, Klasa “Konfuci” e Mjekësisë Tradicionale Kineze zhvilloi leksion në internet me temë "Mjekësia Antivirale Kineze". Në këtë leksion u ftuan pedagogët dhe studentët e Universitetit Mjekësor Sllovak të ndërveprojnë në formën e një forumi në internet. Në lidhje me mjekësinë antivirale kineze, Li Chunri, kreu i Klasës “Konfuci”, zgjodhi me kujdes shumëllojshmëri barnash kineze me formimin e tij të fortë profesional në mjekësinë kineze, duke shpjeguar dhe diskutuar me pedagogët dhe studentët në këtë leksion mbi njohuritë tradicionale dhe situatën më të re të zhvillimit të studimeve antivirale të mjekësisë tradicionale kineze.

Këto aktivitete kanë thelluar njohjen prej popujve të Evropës Qendrore e Lindore të kulturës kineze dhe mjekësisë tradicionale kineze, dhe kanë vendosur një bazë të mirë për promovimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis provincës Liaoning të Kinës Veriore dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe për përhapjen e mëtejshme të mjekësisë tradicionale kineze në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Foto: VCG

Foto: VCG

Ndërsa në qytetin Tianjin afër Pekinit, ditët e fundit, u mbajt "Forumi i Bashkëpunimit Farmaceutik midis Tianjin-it dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore", i organizuar nga Komisioni i Zhvillimit dhe Reformës i Tianjin-it dhe Qendra Ndërkombëtare e Shkëmbimeve Kulturore e Kinës. Në forum u zhvilluan shkëmbime mendimesh për hapjen e Tianjin-it ndaj botës së jashtme dhe për të forcuar bashkëpunimin midis Tianjin-it dhe Evropës Qendrore dhe Lindore, gjë që pasqyron plotësisht rëndësinë e hapjes së mjekësisë tradicionale kineze ndaj botës së jashtme.

Zv.drejtori i Komisionit të Zhvillimit dhe Reformës të Tianjin-it Sun Hujun, drejtori i Qendrës së Bashkëpunimit të Inovacionit dhe Zhvillimit të Nismës “Një brez, një rrugë” pranë Qendrës Ndërkombëtare të Shkëmbimeve Kulturore të Kinës Zhang Gangfu, , zv.sekretari i përgjithshëm i Federatës së Shoqatave të Mjekësisë Tradicionale Kineze të Evropës Qendrore dhe Lindore Yu Bo, dhe zonja Lívia Szentmártoni, konsulle e Kulturës dhe Arsimit e Konsullatës së Përgjithshme Hungareze në Shangai, morën pjesë në këtë forum.

Sun Hujun, zv.kryetar i Komisionit të Zhvillimit dhe Reformës të Tianjin-it, u shpreh se Komisioni i Zhvillimit dhe Reformës i Tianjin-it ka forcuar bashkëpunimin me Qendrën Ndërkombëtare të Shkëmbimeve Kulturore të Kinës dhe Federatën e Shoqatave të Mjekësisë Tradicionale Kineze në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke planifikuar ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Tradicionale Kineze Kinë-Hungari dhe duke forcuar bashkëpunimin kino-hungarez.

Yu Bo, zv.sekretar i përgjithshëm i Federatës së Shoqatave të Mjekësisë Tradicionale Kineze të Evropës Qendrore dhe Lindore, tha në fjalimin e tij se, në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë” dhe të “Bashkëpunimit Kinë - Vendet e Europës Qendrore e Lindore”, Kina dhe Hungaria kanë forcuar marrëdhëniet ndërmjet tyre. Shkëmbimet e nivelit të lartë ndërmjet të dy vendeve janë nxitur më tej dhe bashkëpunimi dypalësh edhe thelluar. Me zhvillimin e shpejtë të ekonomisë së Kinës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të ndikimit të saj ndërkombëtar, përhapja ndërkombëtare dhe zhvillimi i mjekësisë tradicionale kineze gjithashtu kanë hyrë në një periudhë të re historike.

Gjatë forumit, Kina dhe Hungaria mbajtën një ceremoni nënshkrimi për Qendrën e Bashkëpunimit të Mjekësisë Tradicionale Kineze Kinë-Hungari në Tianjin. Në të ardhmen, ata do të vazhdojnë të forcojnë trashëgiminë dhe zhvillimin inovativ të kulturës së mjekësisë tradicionale kineze. Krijimi i Qendrës së Bashkëpunimit të Mjekësisë Tradicionale Kineze në Tianjin do të vazhdojë të zhvillojë dhe zgjerojë ekipin e talenteve, të përhapë në mënyrë aktive kulturën e mjekësisë tradicionale kineze dhe të promovojë produktet e teknologjitë e mjekësisë tradicionale kineze. Ai përbën një moment historik të hyrjes së mjekësisë tradicionale kineze në botë.(Çang Çuo)