Marash Logu (Foto: facebook)

Marash Logu (Foto: facebook)

Marash Logu ka studjuar për drejtësi në Universitetin francez "Jean Moulin" dhe është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Tiranës. Ai mban një master në "EU Business Law" nga i njëjti universitet. Për katër vite, është angazhuar në organizata të ndryshme të shoqërisë civile. Tre vite Marashi ka punuar në një nga studiot ligjore më të njohura në Shqipëri. Aktualisht ai punon si këshilltar ligjor në Kuvendin e Shqipërisë dhe pedagog i jashtëm në një universitet privat.

CMG : Cilat janë refleksionet tuaja të momentit mbi veten tuaj?

Marash Logu : Një i ri me ëndrra si çdo i ri tjetër që u largua nga vendlindja drejt një metropoli për të gjetur veten e tij. Fakt është që ky tregu ynë është i mbushur me jurist, por nëse punon fort arrin ta gjesh drejtimin tënd. E vetmja mundësi për t'ia dalë është të bësh përpjekje dhe sforco të mëdha. Kam jetuar rreth 2 vite në Francë, por vendosa të kthehem në Shqipëri. Me t’u kthyer unë u angazhova në shoqërinë civile. Shoqatat kanë pasur kauza rinore dhe gjithnjë kam pasur qëllim që të mbështes të rinjtë.

CMG: A keni qenë një fëmijë që thoshte " Dua të bëhem avokat"

Marash Logu : Kam pasur ëndrra të mëdha për t’u bere avokat. Gjithnjë kam synuar kështu. Nuk e di pse, por prindërit kanë pasur tendencën që unë të isha mjek në të ardhmen, por jam i bindur që s'do ta bëja me kaq shumë dashuri punën, nëse s'do isha jurist.

Një tjetër angazhim që unë preferoj është ai politik. E shoh pranë natyrës sime që të merrem me këto çështje, por këtë tashmë e gjej nëpërmjet profesionit tim, si ekspert ligjor i këtyre çështjeve.

CMG : Cilat janë kujtimet më të shtrenjta të tuat?

Marash Logu : Jam rritur me një fëmijëri të vështirë deri diku.

Viti ‘97 ka qenë ndër vitet më të vështira në të gjjtha kontekstet e kështu mbaj mend kujtime jo fort të mira nga fëmijëria.

Ajo që mungon me tepër në jetën e përditshme sot është dashuria vëllazërore. Nuk janë më njerëzit e bashkuar dhe të afërt si dikur.

Mbaj mend që mblidheshim dikur për darka apo dreka me miq e shokë të shumtë, ndërsa sot gjjthçka duket sikur është larguar. Edhe me komshinjtë kemi qenë shumë të afërt dhe kjo mungesë ndihet sot, pra socializimi me të tjerët.


Marash Logu (Foto: facebook)

Marash Logu (Foto: facebook)

CMG: Cilat kanë qenë sfidat që të kanë rritur në përgjithësi?

Marash Logu: Kanë qenë të shumta, por mendoj që sfida me e madhe ka qenë të bind të tjerët që jam i denjë për këtë punë. Është e vështirë të vish nga vende të vogla dhe nga familje që nuk është se kanë shumë lidhje me fushën të cilën studion apo ëndërron. Shqipëria ende ka paragjykime të mëdha ndaj dukshëm edhe për mua ka qenë një vështirësi. Pastaj një tjetër vështirësi në jetë për të rinjtë është të njohin shijet dhe orientimet edhe mua më është dashur të gjej mbështetjen tek miq, të cilët me kane dhënë një orientim.

Ka vështirësi që mund të jenë artificiale dhe që na krijohet idea se nuk mund t’i zgjidhim, por nuk është kështu. Çdo gjë në fund e ka një zgjidhje.

CMG :Cilët njerëz e kanë bërë me të bukur 2021?

Marash Logu: Prindërit dhe familja më kanë dhënë një mbështetje absulute. Në formimin tim kanë pasur një impakt shumë të rëndësishëm pedagogët, të cilët më kanë dhënë një dorë për t’u orientuar siç duhet.

Ndërsa zotit Eduard Halilmi ia di për nder dhe vlerësim që më ka hapur dyert e karrierës për të më këshilluar fillimisht e më pas mbështetur në kuptimin e plotë të fjalës. Ka qenë një mentor për mua dhe më ka dhënë tepër gjatë këtyre viteve të fundit. Për të rinjtë është shumë e rëndësishme të këshillohen nga njerëz të zgjuar.


Marash Logu (Foto: facebook)

Marash Logu (Foto: facebook)

CMG : Cila ka qenë periudha më e vështirë e juaja?

Marash Logu : Ka qenë kthimi nga Franca. Nuk po arrija të gjeja dot veten aty ku miqtë e mi kishin vijuar. Kisha humbur në dy vite në një kulturë tjetër dhe e kam përjetuar keq, por sot nuk jam penduar që jam kthyer. Të rinjtë nuk duhet të ikin jashtë vendit në asnjë mënyrë. Ata duhet të shkollohen dhe të kthehen sërish këtu.

CMG : A është koha në ritmin e duhur?

Marash Logu : Ne nuk jemi gjithnje në hapin e kohës dhe ka gjëra që ecin siç duhet, por ka të tjera që nuk ecin me ritmin e saj. Ne duhet t’i marrim gjërat me sportivititet dhe të mendojmë se kemi kohë për t'ia dalë.


Marash Logu (Foto: facebook)

Marash Logu (Foto: facebook)

CMG : Jeni produkt i fatit apo punës?

Marash Logu: Sërish do doja të sillja në vëmendje një shprehje të mentorit tim Eduard Halimi. Ai thoshte " Fati është piktakim ndërmjet përgatitjes dhe mundësisë ". Gjithë përgatitja që bën një njeri gjatë jetës në një moment gjen edhe mundësinë.

CMG : Çfarë duhet të bëjnë juristët e rinj?

Marash Logu : Të gjjthe të rinjtë duhet të qëndrojnë larg çdo taktike që dëmton sistemin dhe të jenë të ndershëm ne proceset vendimmarrëse.

E rëndësishme është të jesh në një proces që ti gjithnjë mëson!

Intervistoi :Megi Latifi