Sot është Festa tradicionale kineze e Mesvjeshtës. Sipas traditës, në këtë ditë anëtarët e familjes duhet të mblidhen për të shikuar pamjet e Hënës. Në Kinën e lashtë kishte një thënie kineze që Hëna është më e bukur në vendlindje, domethënë që vendlindja është vendi më i mirë. Tani ka një grup të rinjsh kinezë që kanë zgjedhur të heqin dorë nga jeta në qytetet e mëdha dhe të kthehen në vendlindje për të punuar, duke dhënë kontribut të madh për zhvillimin vendor dhe duke ofruar shpresë për rininë e atyshme.

Wu Qingfeng(Foto:hnr)

Wu Qingfeng(Foto:hnr)

Wu Qingfeng

Ditët e fundit, në një fermë shkurtash në distriktin Walong të qytetit Kaifeng të provincës Henan, djaloshi Wu Qingfeng u shpreh se nga rritja e shkurtave, ai fiton shumë, prandaj shprehu besimin e fortë se do ta vazhdojë një gjë të tillë.

Sipas Wu, ai punoi jashtë vendlindjes dhe fitonte shumë, por nuk kishte ndjenjën e përkatësisë. Vitin e kaluar, gjatë pushimeve në vendlindje, Wu pa zhvillimin e industrisë dhe, nga ajo kohë, filloi të mendojë të kthehet në vendlindje për të hapur biznesin e vet. Sivjet, ai u lidh me një shok që merret me kultivimin e shkurtave. Pas disa komunikimeve me të, Wu mendoi se kultivimi i shkurtave mund të jetë një rrugë e zhvillimit të vendlindjes. Prandaj ai vendosi të kthehet në vendlindje për krijimin e biznesit të vet. Me ndihmën e pushtetit vendor, ai shpenzoi vetëm 40 ditë për kryerjen e hetimit dhe studimit, zgjedhjen e vendit, regjistrimin e kompanisë etj., duke filluar rrugën e rritjes në shkallë të gjerë.

Zhang Xizhen, punonjësi i fermës së shkurtave, rrëfen se ai është banor i këtij fshati dhe se shtëpia e tij nuk është larg nga ferma. Çdo ditë ai vjen këtu për të ushqyer shkurtat e për të mbledhur vezët dhe mund të fitojë mbi 100 juanë në ditë. Për këtë, Zhang dhe tre kolegët e tij janë të kënaqur.

Lidhur me planin e ardhshëm, Wu Qingfeng tha se është i gatshëm të zmadhojë shkallën e kultivimit, e njëkohësisht, dëshiron të japë leksione për fshatarët e tjera që dëshirojnë të merren me mbarështim. Ai shpreson të udhëheqë fshatarët të zhvillojnë më tej kultivimin e shkurtave duke ndihmuar zhvillimin e vendlindjes së tij.

He Weifeng

He Weifeng

He Weifeng

Në vitin 2017, 33-vjeçari He Weifeng ishte inxhinier në Qendrën e Zhvillimit të Voshtrave Gjembaçe pranë Ministrisë së Burimeve Ujore. Në atë vit, ai vendosi të heqë dorë nga puna në Pekin dhe të kthehet në vendlindjen e tij, kontenë Kelan të qytetit Xinzhou të provincës Shanxi. Ai thotë se dëshiron të përpiqet që bashkëfshatarët e tij të jetojnë mirë.

Voshtra gjembaçe (Hippophae rhamnoides) është një lloj fruti. Gjatë zhvillimit të biznesit të tij, He vazhdon të përdorë njohuritë që ka për sa i përket kësaj bime. Tani ai fokusohet në zhvillimin e vlerave mjekësore të voshtrës gjembaçe dhe ka filluar të bëjë përpjekje për të zhvilluar industrinë e saj. Çdo vit me këtë punë realizohet rritja e të ardhurave të 3000 familjeve të varfra. Sivjet, kompania e He-së ka kapur rastin e zhvillimit të çajit mjekësor të propozuar nga provinca Shanxi dhe tani po përgatit çajin e voshtrës gjembaçe të markës “Songjiagou”, duke filluar përpunimin e thellë.

He Weifeng-u thotë se provinca Shanxi ka krijur mjedis të mirë të investimeve dhe konteja Kelan punon me zell e banorët janë të thjeshtë. Të gjitha këto ndihmojnë në zhvillimin e sipërmarrjes së tij. Nëpërmjet rrugës së zhvillimit të industrisë, tani vendlindja e He-së ka hyrë në rrugën e zhvillimit të bashkërenduar.

Zhang Guodong

Zhang Guodong

Zhang Guodong

Para katër vjetëve, 29-vjeçari Zhang Guodong punonte në kryeqendrën Taiyuan të provincës Shanxi, por u kthye në vendlindjen e tij, kontenë Lishi të qytetit Luliang të provincës Shanxi, për të krijuar biznesin e vet.

Në fillim, ai u mor me lidhjen logjistike midis Taijuan-it dhe Lishi-së, ndërsa tani drejton supermarketet dhe logjistikën e tyre në kontetë përreth. Zhang mendon se kreditë e qeverisë dhe përkrahja me politika kanë dhënë një ndihmë të madhe për zhvillimin e biznesit të tij. Ai do të vazhdojë të shërbejë për banorët vendorë.

Zhang Guodong u shpreh se, me përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe thellimin e hapjes dhe të reformës, më shumë ndërmarrje të mëdha tërhiqen nga politikat e mira. Kështu, ekonomia vendore dhe niveli i konsumit po rriten. Zhang ka besim se nëpërmjet përpjekjeve të të rinjve, vendlindja do të zhvillohet më mirë.


Madawude

Madawude

Madawude

Kur ishte 14 vjeç, Madawude u largua nga vendlindja dhe ndoqi të afërmit për të shitur bagëti.

Në vitin 2014, pas 15 vitesh udhëtimi jashtë vendlindjes, 29-vjeçari Ma Dawude u kthye në vendlindjen e tij, fshatin Bulengou të Qarkut Autonom Dongxiang të Prefekturës Autonome Linxia Hui të provincës Gansu për të zhvilluar akuakulturën.

Vendlindja e tij ka traditë në akuakulturë, por aty mungonte uji, prandaj banorët kishin vështirësi për të shtuar përmasat e akuakulturës. Pas vitit 2013, vendlindja e tij ndryshoi shumë. Rrugët u rregulluan dhe gjithashtu erdhi edhe uji. Prandaj Madawude vendosi të kthehej në shtëpi për krijimin e biznesit të vet.

Madawude ka shitur dele në Korridorin Hexi, prandaj është i njohur me situatën e atjeshme. Nga ana tjetër, pushteti vendor ka nxjerrë shumë politika mbështetëse. Prandaj ai ka besim në zhvillimin e mirë të akuakulturës. Në fillim, problemi më i madh ishte shitja. Megjithëse këtu kishte traditë të akuakulturës, mënyra e shitjes ishte tradicionale. Më vonë qeveria ndihmoi në krijimin e urave lidhëse midis ndërmarrjeve përkatëse. Madawude dhe kolegët e tij krijuan po ashtu rrugë të reja të shitjes, si në internet etj. Në fund vëllimi i shitjeve u rrit shumë.

Madawude thotë se në vitet e fundit, pasi u kthye në vendlindjen e tij për të filluar biznesin, ndjenja më e madhe është se vendlindja e tij ka ndryshuar shumë. Ai shprehet: “Kam qenë jashtë për më shumë se dhjetë vjet. Më parë më dukej se vendlindja ime ishte gjithmonë njësoj dhe nuk ndryshonte shumë. Por vitet e fundit, vendlindja ime ka ndryshuar çdo vit, dhe rrugët janë rregulluar. Për mua, gjërat që nuk guxoja t’i imagjinoja më parë tani janë realizuar.” (Çang Çuo)