Vizitë në Zonën e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vendet e EQL-së

Duke hyrë në Zonën e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vendet e EQL-së (Cangzhou) në bregun e detit të bukur Bohai, ju mund të shihni një skenë ndërtimi ku vlon puna. Qendra e Biznesit e Evropës Qendrore dhe Lindore, me investim të përgjithshëm prej 1.9 miliard juanësh, ka filluar të marrë formë. Ndërtimi i pistës 3600 metra të projektit të rindërtimit dhe zgjerimit të aeroportit “Zhongjie” të Cangzhou-t ka përfunduar dhe projekti i bazës së prodhimit të pajisjeve mësimore inteligjente po funksionon pa problem.

Me hapjen e Forumit të 3-të të Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vendet e EQL-së më 1 shtator, Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vendet e EQL-së (Cangzhou) do të shërbejë si një urë lidhëse mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore. dhe si dritare e rëndësishme për hapjen e vendeve të Evropës Lindore deri në botën e jashtme ka bërë vazhdimisht përparime të reja. Deri tani, Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla ka nënshkruar më shumë se 60 projekte bashkëpunimi mes kompanive kineze dhe atyre të huaja.

"Tetë ndërtesat e apartamenteve të ekspertëve të huaj në anën lindore së shpejti do të hyjnë në fazën e dekorimit, dhe ndërtimi i dy kateve të tetë ndërtesave në anën perëndimore ka përfunduar gjithashtu. Ka përfunduar projekti i mbulimit të Qendrës së Ekspozitave," tha Zheng Xiaofei, zv.menaxher i përgjithshëm i Grupit “Xiangxing”. Tani ata kanë investuar 700 milionë juanë për të shtuar ritmet e ndërtimit, që pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Vepra në ndërtim ku po investon Grupi “Xiangxing” është Qendra e Biznesit e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe projektet mbështetëse, me një investim të përgjithshëm gati 2.5 miliardë juanë, 1.9 miliardë nga të cilat janë investuar në Qendrën e Biznesit të Evropës Qendrore dhe Lindore si projekti kryesor. Ajo ka një sipërfaqe 280 000 metra katrorë dhe përfshin tri pjesë: apartamentet për ekspertët e huaj në Qendrën e Biznesit të 16 vendeve, Qendra e Konferencave dhe Ekspozitave, dhe hoteli me pesë yje.

Përfundimi i Qendrës së Biznesit të Evropës Qendrore dhe Lindore ka ndërtuar një urë të re që lidh Kinën dhe Evropës Qendrore dhe Lindore, e cila mund t'u ofrojë ekspertëve dhe talenteve të huaj një hapësirë të rehatshme jetese dhe pune. Në të njëjtën kohë, Qendra do të përmirësojë imazhin ndërkombëtar, do të promovojë mbledhjen e talenteve të nivelit të lartë dhe do të sigurojë mbështetjen e nevojshme mjedisore për ndërtimin dhe zhvillimin e Zonës së Bashkëpunimit. Për më tepër, Qendra e Konferencave dhe Ekspozitave mund të kthehet në një platformë me cilësi të lartë për ekspozimin e produkteve dhe bashkëpunimin tregtar për ndërmarrjet nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, duke promovuar inovacionin dhe transformimin e tyre të mëtejshëm, ngritjen e nivelit dhe zhvillimin me cilësi të lartë të tyre.

Kur shkon në bazën e prodhimit të pajisjeve mësimore inteligjente në Zonën e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (Cangzhou), shikon punëtorë që përdorin pajisje të automatizuara. Produktet që prodhohen këtu eksportohen në Britani, Evropë, Amerikë, Azinë Juglindore dhe vende e rajone të tjera.

"Ky është një projekt mes Kinës dhe Çekisë. Kryesisht prodhon pajisje mësimore të nivelit të lartë. Që kur u vu në prodhim në vitin 2019, ai ka funksionuar pa probleme," tregon Yuan Jing, zv.menaxher i përgjithshëm i Kompanisë së Pajisjeve Mësimore Moderne “Haijie”. Kompania “Haijie” jo vetëm u mbështet nga Zona e Bashkëpunimit për ndërtimin e fabrikës, por epërsia e vendndodhjes së kësaj zone i ka dhënë mundësinë për të marrë më shumë informacion të huaj dhe për të pasur më shumë mundësi bashkëpunimi me kompanitë e vendeve të tjera.

Kompania e Pajisjeve Mësimore Moderne “Haijie” është e angazhuar kryesisht në kërkimin dhe zhvillimin, prodhimin, shitjen dhe shërbimin e pajisjeve të mësimdhënies shumëmediale dhe zgjidhjeve të gjithanshme.

Në mënyrë që të krijojë risi dhe të zhvillohet, “Haijie” ka krijuar një ekip kërkim-zhvillimi në Shenzhen, përgjegjës për zhvillimin dhe projektimin e produkteve të fjalës së fundit, dhe studimin e krijimin e pavarur të shumë pajisjeve të nivelit të lartë. Ndërsa fabrika në Zonën e Bashkëpunimit në Cangzhou vazhdon të ruajë forca teknogjike, të kryejë transformimin e teknologjisë dhe promovimin e produktit. Produktet e tij kryesore përfshijnë dërrasa mësimore kuantike me dritë të ulët që mbrojnë mjedisin, tavolina të leksioneve të zgjuara, dollapë për ngarkimin e kompjuterave tablet dhe produkte të tjera, duke u bërë një kompani vendore e pajisjeve mësimore të teknologjisë së lartë. Me ndihmën e Zonës së Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kinë-Vendet e EQL-së, janë krijuar me sukses Qendra Çeke e Biznesit dhe Qendra Hungareze e Biznesit.

Yuan Jing, zv.menaxher i përgjithshëm i Kompanisë së Pajisjeve Mësimore Moderne “Haijie”, tha se kjo kompani do të ndërtojë një park industrial të pajisjeve mësimore, do të integrojë ndërmarrjet e vogla dhe mikrondërmarrjet që kanë nevojë për përkrahje në këtë park dhe do të formojë një zinxhir industrial për të rritur konkurrueshmërinë e ekonomisë rajonale. Aktualisht, ajo ka promovuar zhvillimin e 50 - 60 ndërmarrjeve mbështetëse në zonën përreth.

"Parashikohet se deri në fund të këtij viti, do të përfundojë plotësisht projekti i rindërtimit dhe zgjerimit të Aeroportit Zhongjie të Cangzhou-t, dhe aeroporti do të jetë në funksionim normal në maj ose qershor të vitit të ardhshëm," u shpreh drejtori i zbatimit të projektit Bai Lanling. Ai tha gjithashtu se në të ardhmen, këtu do të nxitet zhvillimi i dhjetë sektorëve kryesorë, si logjistika e përgjithshme e aviacionit, arsimimi dhe trajnimi, kthimi i avionëve të mëdhenj të udhëtarëve në aeroplanë mallrash etj., dhe do të krijohen Qendra e Biznesit Aeroportual Pekin-Tianjin-Hebei, Baza e Shpërndarjes së Logjistikës së Aviacionit e Kinës Veriore dhe Baza e Përgjithshme e Bashkëpunimit të Industrisë së Aviacionit Kinë-Europë.

Aeroporti i Përgjithshëm Zhongjie është një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin në projektet e industrisë së aviacionit ndërmjet Kinës e Çekisë. Çekia është një vend me forcë të madhe industriale në Evropën Qendrore dhe Lindore, veçanërisht në industrinë e aviacionit. Bashkëpunimi midis Kinës dhe Republikës Çeke në fushën e teknologjisë së aviacionit është shpalosur plotësisht. Qyteti Cangzhou ka dërguar shumë herë delegacione në Çeki për inspektime dhe ka nënshkruar me sukses kontratë me kompaninë çeke “Shark Aircraft”.

"Pas përfundimit të transformimit të uzinës nr. 2 të bazës së bashkëpunimit, projekti i avionëve ‘Zhongjie Shark’ ka kushtet për prodhim të pavarur. Aktualisht, dy avionë ‘Shark’ janë në prodhim," tha Wang Jinxin, menaxher i përgjithshëm i Kompanisë të Prodhimit të Aeroplanëve “Zhongjie Shark” (Cangzhou). Ai u shpreh se në të ardhmen, prodhimi i aeroplanëve këtu nuk do të jetë më një ëndërr.

Vitet e fundit, Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore (Cangzhou) ka shfrytëruar epërsitë e saj të vendndodhjes për të zbatuar projekte të shumta të aviacionit dhe për të ndërtuar bashkërisht një rrjet transporti tredimensional nga deti, toka dhe ajri.

Aeroporti i Përgjithshëm Zhongjie është transportuesi. Në të ardhmen, këtu do të krijohen një park i aviacionit të përgjithshëm dhe një qytet industrial i aviacionit të përgjithshëm, duke u bërë një strukturë e aviacionit të përgjithshëm e nivelit të lartë që integron prodhimin e avionëve, menaxhimin e operacioneve, shërbimet e aviacionit, turizmin kulturor dhe fluturimet argëtuese.