Çfarë mungon në vitin 2020? Pa diskutim profesionistët e transmentit të drejtpërdrejtë.

Pandemia e COVID-19 vijon të përhapet në mbarë botën. Shumë ndërmarrje përballen me vështirësi, madje disa falimentuan. Në këto kushte, kompanitë kineze po kërkojnë mundësi zhvillimi, duke kapur epërsinë e industrisë së internetit dhe duke filluar shitjen në internet nëpërmjet transmentit të drejtpërdrejt.

Në qytetin Ningbo të provincës Zhejiang të Kinës lindore, shitja nëpërmjet transmentit të drejtpërdrejtë në internet u bë pika e re e rritjes së ndërmarrjeve në kohën e epidemisë. Kompanitë vendore si Beyond, PEACEBIRD, AUX arritën që ndërmjet shitjeve në internet të mbushnin boshllëqet ekonomike.

“Shitjet në internet nuk domethënë që thjesht duke ngrënë një ushqim apo duke provuar një produkt mund të keni klientë. Para transmentit të drejtpërdrejtë është marrë njohuri e madhe dhe është bërë shumë punë. Grupi im punon më shumë se unë,” tha shitësja më e njohur online në Kinë Wei Ya. Ajo shtoi se shumë njerëz mendojnë se kushdo mund të bëhet shitës në internet, por është shumë e vështirë.

Nisur nga këto kushte, kohët e fundit, Qendra e Transmetim të Drejtpërdrejt për shitjen e mallrave të vendeve të EQL-së u hap në Qendrën e Krijimit të të Rinjve të vendeve të EQL-së në qytetin Ningbo.

Qendra e transmetimit të drejtpërdrejtë është për të përhapur produktet kulturore nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe të nismës “Një brez, një rrugë”, dhe do të transmetojnë drejtpërdrejtë shitjen e produkteve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Qendra do të arrijë rezultate efektive të bashkëpunimit me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fushat e kulturës, ekonomisë dhe tregtisë. Njëkohësisht, do të kultivojnë transmetimin elektronik profesional drejtpërdrejt, pasurojnë burime të ndryshme vendore dhe të ndihmojnë kompanitë lokale të tregtisë së jashtme të përdorin transmetimin drejtpërdrejt dhe modelet e tjera të reja të tregtisë elektronike për të zgjeruar tregun e brendshëm të shitjes me pakicë të konsumatorëve.

Në Ekspozitën e Mallrave të Europës Qendrore e Lindore në Internet 2020 që u organizua muajin e kaluar, diplomatët e vendeve të Europës Qendrore e Lindore bënë transmetim “live” për të paraqitur produktet e vendeve të tyre. Kjo gjë tërhoqi vëmendje të gjerë.

Konsulli Tregtar i Konsullatës së Përgjithshme Bullgare shfaqi aftësinë e përgatitjes së ushqimeve bullgare në studion e videove online. 500 mijë përdorues kinezë e panë shfaqjen e këtij konsulli. Një përdorus i internetit komentoi se kjo është hera e parë që pa një diplomat të ekspozojë ushqime dhe tha se i jep 100 pëlqime.

Konsulli bullgar u shpreh se shitja në transmentin e drejtpërdrejtë në internet është prirje e re e zhvillimit tregtar. Ai tha se Bullgaria dhe Kina janë larg gjeografikisht, por kanë disa ngjashmëri në ushiqm. Besoj se kinezët do ta pëlqejnë nëse propojnë ta bëjnë këtë gjellë në shtëpi. Ne duhet të përdorim teknologji të reja për t'u afruar me popullin kinez dhe t'i informojmë ata më mirë mbi Bullgarinë."

Mësohet se vitet e fundit, Ningbo ka zbatuar plotësisht nismën "Një brez, një rrugë" dhe përshpejtoi ndërtimin e zonës demonstruese të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të Ningbo-Evropës Qendrore dhe Lindore "17 + 1". Qendra Rinore e Krijimit në Ningbo – vendet e Europës Qendrore dhe Lindore që ndodhet në qendrën e qytetit Ningbo është një platformë e rëndësishme që ofron shërbime preferenciale si ofrimin e vendeve dhe të fondeve për ndërmarrjet e vendosura. Kjo qendër shërben për mekanizmin e Bashkëpunimit “17+1” dhe për hapjen e Kinës ndaj botës, për thellimin e bashkëpunimit me vendet e EQL-së. Deri tani kjo qëndër ka tërhequr mbi 100 kompani të huaja të vendosen atje duke krijuar zona te mbledhjes së krijimit të të rejave.

Shitja nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në internet u bë pika e re të rritjes së ndërmarrjeve në epidemi. "Aktualisht, të gjithë shpresojnë që përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, njerëzit të mund ta kuptojnë më shumë dhe të blejnë produkte me cilësi të lartë dhe çmime të lira nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore," tha një funksionar nga Qendra e Krijimit të të Rejave të Rinisë Kinë (Ningbo) – vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Me hapjen e Qendrës së Tranmetim të Drejtpërdrejt për shitjen e mallrave të vendeve të EQL-së, do të fillojë krijimi i Grupit të Talenteve Ndërkombëtarë të Transmentit të Drejtpërdrejtë të Ningbo-s, që u propozua nga Kompania Mediatike Yongpai, Zyra e Tregtisë Qarkut Jiangbei, Drejtoria e Tregtisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore të Qarkut Jiangbei, dhe Shkolla e Biznesit Boca.

Drjetori i Tregtisë të distriktit Jiangbei të provincës Zhejiang Dai Xuerong tha: “Në epokën e tanishme digjitale, tregtia tradicionale sigurisht që do të zhvillohet në internet, mënyra e transmentimit të drejtpërdrejtë për shitjen si mënyra e re të zgjerimit të rrugës së shitjes po shfaqet energjia e saj më e fortë.”

Dai tha gjithashtu se me ndërtimin e Grupit të Talenteve Ndërkombëtarë të Transmentit të Drejtpërdrejtë të Ningbo-s, distrikti Jiangbei do të ndihmojë më tej ndërmarrjet të zmadhojë tregun brenda e jashtë Kinës nëpërmjet transmentimit të drejtpërdrejtë dhe të zhvillojnë ekonominë e transmentimit të drejtpërdrejtë.

Grupi i Talentëve Ndërkombëtarë të Transmentit të Drejtpërdrejtë të Ningbo-s do të bëhet vendi i mbledhjes së talentëve të transmentimit të drejtpërdrejtë. Përveç ofrimit të talenteve në këtë fushë, ofrohen edhe përgatitje për ndërmarrje. Profesionistët nga vendet e Europës Qendrore e Lindore dhe vendeve të tjera do të marrin gjithashtu pjesë në këtë grup duke ofruar shërbime për ndërmarrjet e Ningbo-s për hapjen e mëtejshme ndaj botës. (Çang Çuo)