
Kina organizoi Samitin e PKK-së dhe të Partive Botërore përmes lidhjes me video të martën. Presidenti kinez Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, mori pjesë në këtë samit në Pekin dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm.
Në këtë samit morën pjesë drejtues të mbi 500 partive dhe organizatave politike të mbi 160 vendeve e rajoneve dhe mbi 10 mijë përfaqësues të tyre. Xi Jinping u bëri thirrje partive politike botërore të mbajnë përgjegjësinë e tyre për mirëqenien e njerëzve dhe përparimin e njerëzimit.
Xi theksoi se njerëzimi është i gjithë i lidhur së bashku, bota është shtëpia jonë e përbashkët. Kohërat e shkëlqyera kërkojnë arkitekturë madhështore dhe arkitektura madhështore kërkon vizion të madh.
"Parë nga perspektiva 'vendi im i pari', bota bëhet e ngushtë dhe e mbushur me konkurrencë të ashpër," tha presidenti Xi. "Parë nga perspektiva e bashkësisë globale me të ardhme të përbashkët, bota është e gjerë, ku ekzistojnë shumë raste bashkëpunimi."
Presidenti Xi u bëri gjithashtu thirrje partive politike të mbajnë dhe të nxisin vlerën e përbashkët të njerëzimit. Megjithëse vendet e ndryshme kanë histori, kulturë, sisteme dhe nivele të ndryshme zhvillimi, ato gëzojnë vlerën e përbashkët të njerëzimit si paqja, zhvillimi, barazia, drejtësia, demokracia, liria etj. Partitë politike duhet të respektojnë rrugët e eksplorimit praktik të popujve të ndryshëm për realizimin e vlerave.
Zhvillimi është e drejtë e vendeve të ndryshme të botës, jo e drejtë e vetëm disa vendeve të veçanta. Partitë politike duhet të nxitin forcimin e zhvillimit dhe të bashkëpunimit mes vendeve të ndryshme, të nxisin barazinë, efektivitetin dhe bashkërendimin e zhvillimit global, duke kundërshtur bllokadën e teknologjisë, hendekun e teknologjisë dhe shkëputjen e zhvillimit.
Xi Jinping u bëri thirrje gjithashtu partive politike në të gjithë botën që të kundërshtojnë praktikën e politizimit të pandemisë COVID-19 ose bashkangjitjen e një etikete gjeografike ndaj virusit.
"Përballë COVID-19, ne duhet të mbajmë një qasje të bazuar në përgjigje shkencore dhe të mbështesim solidaritetin dhe bashkëpunimin në mënyrë që të mbyllim 'hendekun e imunizimit '."
Presidenti Xi vuri në dukje se gjykimi nëse një vend është demokratik apo jo duhet të bëhet nga populli i tyre, jo nga një grup njerëzish të tjerë.
Ka rrugë të ndryshme drejt mirëqenies dhe njerëzit e të gjitha vendeve kanë të drejtë të zgjedhin rrugët e tyre të zhvillimit dhe modelet institucionale, theksoi Xi.
Xi tha se Partia Komuniste Kineze është e gatshme të kontribuojë më shumë metoda dhe forca kineze në procesin e uljes së varfërisë në të gjithë botën.
Kina nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbështetur bashkëpunimin ndërkombëtar kundër COVID-19, tha ai, duke shtuar se vendi do të bëjë çmos në përmbushjen e premtimit të tij për arritjen e objektivit të kulmit të karbonit.(Xu Guang)







