Të dhënat tregojnë që deri në fund të vitit 2020, Kina përmbushi objektivin për eliminimin e varfërisë, duke larguar nga varfëria 98.99 milionë njerëz në zonat rurale, dhe 128 mijë fshatra të varfra kanë dalë nga skamja. Kështu, në Kinë është përfunduar misioni për zhdukjen e varfërisë absolute.

Me realizimin e gjithanshëm të objektivave të shoqërisë së begatë, Kina ka nisur udhëtimin e ri për pasurimin e përbashkët.

“Dy tigra” në rrugën për pasurim të përbashkët

Nga pasurimi i një pjese njerëzish, deri në pasurimin e përbashkët, duhet të zgjidhen problemet e zhvillimit jo të balancuar dhe jo të plotë.

Një vend në zhvillim me të ardhura të mesme, vetëm duke ruajtur rritjen e madhe ekonomike, do të futet në radhën e vendeve me të ardhura të larta.

GDP-ja për frymë në Kinë është afërsisht sa 90 % e mesatares botërore, duke u renditur në vendin e 72-të ndër 185 vende të botës. Ky është një hendek i madh nga vendet e zhvilluara.

Ky është zhvillim jo i plotë. Ndërsa për sa i përket zhvillimit jo të balancuar, Kina po përballon një sfidë më të madhe. Sipas llogaritjes dhe parashikimeve nga disa departamente dhe studiues, koeficienti “Gini” që tregon hendekun e të ardhurave mund të kalojë mbi 0.5 (niveli alarmues është 0.4).

Krahas kësaj, përqindja e njerëzve me të ardhura të mesme është e ulët, duke arritur në vitin 2008 afro 30%, ose 400 milionë veta. Në zonat rurale shtresa e mesme zë më pak se 10 %, ndërsa njerëzit me të ardhura të ulëta përbëjnë mbi 90 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë aty.

Për të arritur pasurimin e përbashkët dhe për t’u kthyer në një vend të fuqishëm modern, duhet medoemos të kalohen këta “dy tigra” që kanë dalë para në rrugën për pasurimin e përbashkët.

Konsolidimi i arritjeve të realizimit të shoqërisë së begatë

Në raportin e kongresit të 19-të të PKK-së është paraqitur që “në vitin 2020, të ndërtohet shoqëria e begatë dhe, në bazë të realizimit të objektivit të 100-vjetorit të parë, do të bëhen përpjekje për 15 vjet dhe do të realizohet modernizimi socialist në vitin 2035. Nga viti 2035 deri në mes të shekullit të 21-të, në bazë të realizimit në përgjithësi të modernizimit, do të bëhen përpjekje edhe për 15 vjet të tjerë për ta kthyer Kinën në një vend të fuqishëm socialist modern, të pasur, demokratik, civilizim, harmoni dhe bukuri.”

Pas kësaj faze, do të ketë bazë për realizimin e objektivit të pasurimit të përbashkët.

Sipas treguesit të provincës Jiangsu për shoqërinë e begatë dhe llogaritjes nga studiuesit, si Huang Ruiling, në vitin 2016, niveli i realizimit të shoqërisë së begatë në Jiangsu ishte 96.2%, në Zhejiang 89.4% dhe në Guangdong 86%, ndërsa niveli mesatar në Kinë ishte 63.8%. Në vitin 2019, ky nivel në Jiangsu u rrit në 97.6%.

Në bazë të përvojës së krahinave bregdetare, është jashtëzakonisht e domosdoshme që të konsolidohen arritjet e realizimit të shoqërisë së begatë dhe të ngrihet niveli dhe cilësia e shoqërisë së begatë në të gjitha aspektet.

Pas realizimit të gjithanshëm të shoqërisë së begatë, si të zhvillohet më tej pasurimi i përbashkët? Krahinat begdetare kanë eksperiencë më të pjekur dhe eksplorimet e provat në këto provinca pa dyshim do të jenë në të mirë të realizimit të pasurimit të përbashkët në gjithë Kinën.

(Jiang Lei)