Në ekonominë e tregut, gjendja e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme lidhet ngushtë me gjallërinë ekonomike dhe atmosferën e inovacionit. Krijimi i një mjedisi të mirë për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme pa dyshim është një nga punët thelbësore të ekonomisë kineze.

Në fund të korrikut, zv.kryeministri kinez Liu He deklaroi në një fjalim të tijin që ekonomia kineze është në gjendje të mirë kur ndërmarrjet e vogla e të mesme janë në gjendje të mirë. Ai theksoi që një rregull i zakonshëm është që zonat me zhvillim të mirë të ndërmarrjeve të vogla e të mesme kanë gjendje të mirë ekonomike. Strategjia e paraqitur nga Kina për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme “profesionale, mjeshtërore, të specializuara dhe inovative” në fakt ka risitë si thelb. Ekonomia kineze ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku inovacioni teknologjik është një çështje zhvillimi, madje çështje mbijetese.

Është e vërtetë që, pasi ekonomia kineze është futur në fazën e zhvillimit cilësor, modeli tradicional me nxitje të rritjes nga pasuritë e paluajtshme dhe infrastruktura nuk ka energji të mjaftueshme dhe po tregon një gjallëri në dobësim të pandërprerë. Në të ardhmen, risitë teknologjike duhet të jenë fuqia kryesore nxitëse për zhvillimin ekonomik të vendit. Të dhënat statistikore tregojnë që ndërmarrjet e vogla e të mesme kanë kontribuuar për mbi 50 % të të ardhurave fiskale, mbi 60 % të GDP-së, më shumë se 70 % të risive teknologjike dhe mbi 80 % të punësimit urban në Kinë. Këto shifra tregojnë rëndësinë e këtyre ndërmarrjeve.

Kohët e fundit, Kina ka paraqitur strategjinë e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme “profesionale, mjeshtërore, të specializuara dhe inovative”, me synim që t’i drejtojë këto ndërmarrje të zhvillohen me profesionalizëm e specializim dhe të eksplorohen epërsitë e tyre në konkurrimin në treg. Në këtë mënyrë do të shtohet gjallëria dhe energjia e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe do të nxitet ndryshimi i modelit të zhvillimit.

Në prill 2019, Komiteti Qendror i PKK-së dhe Këshilli i Shtetit publikuan dokumentin për nxitjen e zhvillimit të shëndetshëm të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, ku propozohet që të kultivohen një sërë ndërmarrjesh të tilla “gjigante” me aftësi të fortë konkurrimi dhe me perspektivë të mirë në zgjerimin e tregut.

Si të krijohet një mjedis i mirë për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme? Kyçi për këtë është zgjidhja e vështirësive dhe problemeve që përballojnë këto ndërmarrje, ndër të cilat, financimi është i pari.

Vitet e fundit, posaçërisht pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, për të nxitur vështirësitë në financimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, vendimmarrësit kanë ofruar mbështetje të shumta, si ulja e nivelit të rezervës së kërkuar monetare, kredidhënia favorizuese dhe subvencionet për interesat bankare. Ndërkohë, qeveria kineze u ka kërkuar institucioneve financiare të përdorin teknika të reja për të eksploruar modelin e ri të shërbimit për ndërmarrjet e vogla e të mesme, me synim që të garantohen shërbimet e sigurta dhe efikase të financimit.

Përveç financimit jo të drejtpërdrejtë nga institucionet financiare, është e rëndësishme që tregu i kapitaleve të ofrojë shërbime të drejtpërdrejta financimi, madje kjo duhet të shndërrohet në një model të zakonshëm në gjendjen e tanishme ekonomike. Për këtë, zv.kryeministri kinez Liu He i ka kërkuar tregut të kapitaleve të krijojë kushte të mira për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Bordi i Kompanive Teknologjike, Bordi i Ndërmarrjeve në Rritje dhe Bordi i Ri OTC janë vende të mira për financimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme. P. sh., Bordi i Kompanive Teknologjike ka dy vjet që është vënë në funksionim dhe në të janë regjistruar me sukses 311 kompani teknologjike, të cilat bëjnë biznese në fusha si prodhimi i pajisjeve profesionale, kompjuterave, telekomunikacioni, shërbimi i informacionit dhe mjekësia e farmaceutika.

Në të ardhmen, tregu i kapitaleve do të ofrojë mundësi dhe lehtësi më të mëdha për ndërmarrjet e vogla e të mesme. Ndërmarrjet që duan të regjistrohen në bursë duhet patjetër të përmbushin standardin e të qenit “profesionale, mjeshtërore, të specializuara dhe inovative”, ndërsa nuk do të tolerohen dukuritë e paligjshme, si raportet e rreme financiare.

Një problem tjetër i rëndësishëm është që duhet të krijohet një mjedis i mirë inovacioni për ndërmarrjet e vogla e të mesme. Njerëzit e kuptojnë që risitë janë burimi i zhvillimit të ndërmarrjeve, sepse mund të nxitin produkte të reja, teknologji të reja, modele të reja dhe biznese të reja. Prandaj, një mjedis me gjallëri të madhe inovacioni është me rëndësi jetike për mbijetesën e ndërmarrjeve, si edhe zhvillimin e tyre. Kjo do të ndikojë edhe në ndryshimin e modelit të zhvillimit të ekonomisë kineze.

Zv.kryeministri Liu He është shprehur: “Inovacioni teknologjik është një çështje zhvillimi, madje edhe mbijetese.” Tani duhet t’i kushtohet rëndësi sa më e madhe inovacionit teknologjik. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si forca kryesore e inovacionit, qeveria duhet të ofrojë mbështetje të gjithanshme në financim, duke krijuar një mjedis të mirë biznesi dhe duke bërë të gjitha përpjekjet që më shumë ndërmarrje të përmbushin standardin e të qenit “profesionale, mjeshtërore, të specializuara dhe inovative”. Kjo do të nxitë ndryshimin e modelit të zhvillimit të Kinës. (Jiang Lei)