Me përmirësimin e gjendjes epidemike të koronavirusit të ri në Kinë, Administrata Shtetërore e Filmit e Kinës njoftoi se, që nga 20 korriku, në zonat me rrezik të ulët epidemik të mbarë vendit, do të rihapen kinematë, që kishin qenë të mbyllura për gjysmë viti. Pas hapjes, 39 filma kinezë dhe të huaj do të shfaqen në korrik, ndër të cilët 13 të rinj.

Filmi kinez “Lamtumira e parë”, i regjisores së re Wang Lina, është i pari që u shfaq në korrik. Filmi përshkruan fëmijërinë e djalit të kombësisë ujgure Issa në Xinjiang. Si një film i rrallë në gjuhën ujgure, “Lamtumira e parë” shfaq peizazhet e bukura të Xinjiang-ut dhe naivitein e dashamirësinë e fëmijëve ujgurë。

Një film tjetër premiera e të cilit u shfaq në korrik është dokumentari kinez “Pishtari i ndritshëm”, që ka në qendër mjeshtrit e trashëgimive kulturore jomateriale. Regjisori Qu Quanli kaloi tre vjet në mbi 20 provinca e rajone të mbarë vendit, duke xhiruar mbi 150 trashëgimtarë të trashëgimive kulturore jomateriale. Dokumentari u shfaq shikuesve në mënyrë panoramike mjeshtëritë e mrekullueshme të thesarit kulturor kombëtar kinez.

Ndër filmat e shfaqura përsëri në korrik përfshihen disa filma të animuar kinezë e të “Hollivudit”, si “Ne Zha”, “Zootopia”, “Coco”, “Big Hero 6” etj. Zv.menaxheri i përgjithshëm i kinemasë “Kryeqyteti” të Pekinit Yu Chao u shpreh: “Shumë shikues kanë kujtime të bukura nga filmat klasikë të animuar. Me rastin e pushimeve verore, këta filma janë shumë të përshtatshëm për t’u shikuar së bashku nga prindërit dhe fëmijët.”

Në korrik u shfaqën edhe tre filma të rinj të “Hollivudit”. Më 24 korrik u shfaq filmi “Dolittle” me Robert Downey Jr. Në këtë film, Downey është një doktor që kupton gjuhën e kafshëve dhe i udhëheq miqtë e vet kafshë në një aventurë fantastike. “Iriqi Sonik” është një film ku aktorët luajnë së bashku me personazhe të animuara. Filmi përshkruan historinë e iriqit Sonik me aftësi supersonike që shkojnë në Tokë për aventurë. Filmi tjetër i “Hollivudit” që u shfaq në korrik është “BloodShot”. Ky është një film me aksion, ku ylli Van Diesel luan një luftëtar të ringjallur që hakmarret.

Me rigjallërimin e tregut të kinematografisë, më shumë filma që nuk janë shfaqur ende për shkak të epidemisë, do të shihen me radhë prej dashamirësve të kinemasë. (Fani)