Dashamirët e basketbollit në mbarë botën janë tronditur nga vdekja e papritur e Kobe Bryant-it.

Tifozët në Shtetet e Bashkuara thonë se u tronditën dhe u pikëlluan kur mësuan lajmin lidhur me ndarjen nga jeta të legjendës së basketbollit.

Shumë prej tyre janë shprehur që Kobe ishte një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke e cilësuar atë si arsyen që filluan të shikojnë basketboll.

Në një postim në "Tweeter" presidenti amerikan Donald Trump e quajti vdekjen e Bryant-it "një lajm të tmerrshëm".

NBA-ja dhe "Los Angeles Lakers" nuk kanë bërë asnjë koment deri më tani.

Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit e ShBA-së e ka identifikuar helikopterin e rrëzuar si një "Sikorsky S-76", i njëjti model si helikopteri privat i Kobe Bryant-it. (Artan Goga)