Filmi kinez i arteve marciale "Ip Man 4: The Finale" u shfaq të mërkurën në ekranin e madh në Amerikën e Veriut, kryesisht në qytetet Sacramento, New York dhe San Francisco.

Me regji nga Wilson Yip, filmi i ri shfaq Donnie Yen si mjeshtri legjendar i kung fu-së Wing Chun.

Në film, pas vdekjes së bashkëshortes së tij, Ip Man udhëton në Shtetet e Bashkuara për të lehtësuar tensionet midis mjeshtrave lokalë të kung fu-së dhe studentit të tij të talentuar, Bruce Lee.

Nga shitja e biletave të kinemasë në pjesën kontinentale të Kinës ky film arriti mbi 63 milionë dollarë gjatë gjashtë ditëve të fundit.