Kompania kineze “Sinovac Biotech” ka siguruar një financimin prej 515 milionë dollarësh amerikanë nga një ndërmarrje e brendshme për të dyfishuar aftësinë e prodhimit të vaksinave të saj kundër koronavirusit, sipas një deklarate të së hënës nga kompania. Ajo pret që të dhënat e efikasitetit të vaksinës të realizohen këtë muaj.

Ky investim erdhi pasi “Sinovac” ka zgjeruar marrëveshjet e furnizimit dhe provat e vaksinës “CoronaVac” në më shumë vende me rezultate pozitive në provat klinike të fazës fillestare deri në të mesme.

Kompania kineze bëri me dije të hënën se synon të investojë 515 milionë dollarë amerikanë në “Shkenca e Jetës të Sinovac-it”, një filial i Sinovac-it, për të ndihmuar zhvillimin dhe prodhimin e “CoronaVac”.

Sinovac tha në një deklaratë se do të jetë në gjendje të prodhojë 300 milionë doza vaksinash çdo vit dhe të synojë përfundimin e ndërtimin e një objektivit të dytë të prodhimit deri në fund të vitit 2020 për të rritur aftësinë e prodhimit të vaksinës së COVID-19 në 600 milionë doza.

CoronaVac është një ndër 3 vaksinat eksperimentale të COVID-19, të cilat Kina ka përdorur për të vaksinuar afro 1 milion njerëz nën një program të përdorimit emergjent.

Kjo kompani ka siguruar gjithashtu marrëveshje për furnizimin me CoronaVac me disa vende përfshi Indonezinë, Turqinë, Brazilin dhe Kilin, ndërkohë që është në bisedime me Filipinet.

Indonezia pranoi dërgesën e parë të vaksinës COVID-19 nga Kina të dielën. Presidenti Joko Widodo tha në një telekonferencë se vendi i tij ka marrë 1.2 milionë doza vaksine të cilat i janë nënshtruar testimit prej gushti nga Kompania Biofarmaceutike e Kinës.

Ai shtoi se vendi i tij do të marrë edhe 1.8 milionë doza në fillim të janarit.

Përvojat e fazës së fundit të vaksinës së Sinovac-it janë zhvilluar edhe në Brazil dhe Turqi.

Qendra biomjeksore e Institutit të Butantan të Brazilit, që po zhvillon një përvojë të fazës së 3-të të CoronaVac-it do t’i publikojë rezultatet e efikasitetit nga përvoja e vaksinës deri më 15 dhjetor.

Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca deklaroi në të kaluarën se vendi i tij ka nënshkruar një kontratë për blerjen e 50 milonë dozave vaksinash të COVID-19 nga “Sinovac Biotech”.

Vaksina eksperimentale e COVID-19 e zhvilluar nga “Sinovac Biotech” e Kinës mund të nxitë përgjigje të shpejtë të anti-trupave dhe të jetë e përshtatshme për përdorim emergjent sipas rezultateve eksperimentale fillestare të publikuara muajin e kaluar në revistën mjekësore “The Lancet për Sëmundjet Infektive”. (Xu Guang)(Bana)