Foto: Dyqanet janë mbyllur në qendrën e Kashgar-it, Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit në Kinë, 26 tetor, 2020.

26 raste të reja me COVID-19 u zbuluan nga e diela deri në të hënën në Kashgar të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit në perëndim të Kinës, duke e çuar numrin e pacientëve asimptomatikë në këtë rajon në 164.

Wang Guangfa, drejtori i Departmentit të Rrugëve të Frymëmarrjes dhe Mjekësisë së Kujdesit Kritik në Spitalin e Parë të Universitetit të Pekinit, tha se COVID-19 mund të zbulohet dy ditë përpara shfaqjes së simptomave. Ai tha se, duke pasur parasysh përgjigjen e shpejtë të qeverisë vendore, mjekët arritën të zbulojnë këtë virus para se pacientët të shfaqin simptoma.

Chen Xi, një professor I asociuar në Shkollën Yale të Shëndetit Publik, pajtohet me këtë opinion. Chen tha se COVID-19 ka një periudhë inkubacioni, prandaj nëse rastet e reja zbulohen shumë shpejt në Kashgar, ata nuk kanë kohë për shfaqjen e simptomave. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk do të zhvillojnë simptomat në të ardhmen.

Arsyeja e dytë për pacientët e tanishëm asimptomatikë mund të jetë mosha e tyre, tha Chen. Ai tha se infektimi i grupit ndodhi në një fabrikë, ku shumica e punonjësve janë në moshë të re, prandaj mundësia që ata të mos shfaqin simptoma është më e lartë, që është shumë e zakonshme sipas zbulimeve klinike në tërë botën.

Sipas Wang-ut, një pacient asimptomatik nuk ka shfaqur asnjë simptomë nga fillimi deri në përfundim pas infektimit me koronavirusin e tipit të ri. Në bazë të përvojës së tij, numri i këtij lloji pacientësh me COVID-19 është i ulët dhe shumica e tyre do të kenë simptomat e dukshme, si ethe ose probleme me frymëmarrjen, në ditët e ardhme.

Ai parashikoi se shumë pacientë asimptomaktikë me COVID-19 do të shfaqin simptomat gjatë periudhës së karantinimit.

Mjekët testojnë një student në një komunitet në Kashgar, Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit në Kinë, 26 tetor, 2020.

Megjithatë, disa dyshojnë se rritja e numrit të pacientëve asimptomatikë mund të shkaktohen nga një mutacion i koronavirusit të ri.

Chen tha se shumë viruse të zbuluara në Azi ndryshojnë disi nga ato të zbuluara në Amerikë. Ai tha se sipas perspektivës së virologjisë, viruset kanë mundësi që të shndërrojnë dhe pakësojnë vdekjeprurësinë e tyre për të përmirësuar shanset e tyre të mbijetesës në trupin e njeriut dhe të përhapjes më gjerësisht pa u zbuluar. Megjithatë, Wang nuk e pranon këtë opinion të Chen-it. Sipas Wang-ut, mundësia e mutacionit të këtij virusi është shumë e vogël.

Të dielën, Departamenti i Kontrollit të Sëmundjeve Lokale i Xinjiang-ut testoi të gjithë 831 punonjësit e Fabrikës së Tekstilit, pas shfaqjes së rastit të parë me COVID-19 dhe të gjithë rezultuan negativë.

Qeveria vendore ka testuar gjithashtu 16 kontaktet e ngushta me një 17-vjeçare, që rezultoi më parë pozitive dhe 406 të tjerë të afërt me 16 personat. Prindërit dhe vëllai i saj rezultuan negativ.

Wang Guiqiang, drejtori i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Parë të Universitetit të Pekinit, u tha gazetarëve se ka mundësi të madhe që prindërit u infektuan me këtë virus nga fabrika në shtëpi dhe e transferuan tek vajza e tyre. Megjithatë, deri tani s'mund të përjashtohet se e reja mund ta kishte kaluar këtë virus tek prindërit e saj.

Banorët qëndrojnë në radhë për testimin në një komunitet në Kashgar, Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit në Kinë, 26 tetor, 2020.

26 rastet e reja kanë ardhur nga kontakti i ngushtë me njerëzit asimptomatikë, sipas të dhënave zyrtare.

Chen tha se duke marrë parasysh situatën aktuale, duhet të bëhet testimi i antitrupave në disa komunitete, meqenëse nuk dihet ende kur ka nisur infektimi dhe sa janë të infektuar.

"Në bazë të përvojës sonë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur nuk dimë burimin e sigurt të shpërthimit të koronavirusit," tha Wang, duke shtuar se një i infektuar mund ta kalojë këtë virus mesatarisht tek 3 persona, që do të thotë se mund të zbulohen më shumë raste me COVID-19 në të ardhmen, mund të ketë një "super shpërndarës", prandaj është shumë e rëndësishme që të zbulohet nëse njerëzit ose ushqimet e ngrira janë përgjegjëse për valën e re të COVID-19.

Deri pasditen e të martës, Prefektura e Kashgar-it ka përfunduar testet e COVID-19 për të gjitha 4.74 milionë banorët në rajon, sipas autoriteteve vendore të shëndetit. Gjithsej 183 persona në rajon kanë testuar pozitivisht.

Të martën, Prefektura e Kashgarit raportoi pesë raste të reja të konfirmuara dhe 19 raste asimptomatike COVID-19.

Në të njëjtën kohë, qeveria vendore ka vendosur kufizime udhëtimi dhe disa fluturime janë anuluar. Shkollat do të mbyllen për të shmangur infektimin e mëtejshëm. Nëse banorët e këtij qyteti kërkojnë të udhëtojnë në zonat e tjera, ata duhet të kenë me vete dokumentin që janë testuar dhe kanë rezultuar negativ. (Xu Guang)