Një formë e lashtë e stërvitjes vjen në ndihmë të luftimin të sëmundjeve moderne, ndërkohë që videot e një instruktori të jogës janë bërë shumë popullore në internet. Zuo Shufen, 34 vjeçe, nuk e imagjinonte kurrë që videot e saj duke praktikuar joga, ndërsa ishte e shtruar në spital pasi ishte infektuar nga koronavirusi i llojit të ri në një spital provizor në Wuhan, do të ktheheshin në një hit në internet. Videoja u klikua mbi 14 milionë herë në Douyin, një platformë e famshme për ndarjen e videove, e njohur si TikTok jashtë vendin.

E infektuar nga virusi, ajo u shtrua në spital më 13 shkurt.

"Kur mbërrita atje në fillim, isha shumë e mërzitur", tha Zuo në një intervistë telefonike me “China Daily” që u mundësua pas daljes së saj nga spitali më 29 shkurt.

Sensacion online i yogës, Zuo Shufen (përpara) një paciente në një spital provizor në Wuhan, udhëzon një klasë të ndjekur nga një grup pacientësh në 28 Shkurt.

Sensacion online i yogës, Zuo Shufen (përpara) një paciente në një spital provizor në Wuhan, udhëzon një klasë të ndjekur nga një grup pacientësh më 28 Shkurt.

"Biseda për virusin me pacientë të tjerë më bëri të ndjehem e shqetësuar," kujton Zuo. Asaj i duhej diçka për t’i dhënë vetes forca.

Instruktorja, me pesë vjet përvojë, praktikonte joga çdo ditë kur ishte e shëndetshme, kështu që, ajo vazhdoi ta bënte atë në një cep të spitalit çdo pasdite. Ajo gjithashtu gjeti kohë për të ngarkuar video në Douyin për të regjistruar jetën e saj në spital.

Në fillim, ajo e praktikonte vetë, por nuk vonoi shumë për të tërhequr vëmendjen e një anëtari të stafit administrativ, i cili më pas i sugjeroi Zuo-së se ajo mund t'u mësonte joga pacientëve të tjerë.

"Dhjetë pacientë donin të bashkoheshin, kështu që secilit prej nesh iu dha tapet joge dhe nisëm të praktikojmë së bashku të nesërmen," tha Zuo.

Spitali e kuptoi shpejt se joga po jepte përfitime shëndetësore tek praktikuesit.

Më 28 shkurt, një video e drejtuar nga Zuo, u ngarkua në platformën e mikro-blogjeve “Sina Weibo” nga “The Beijing News” në llogarinë zyrtare. Video mori menjëherë mbi 440 mijë shikime. Llogaria e Zuo-s në Douyin gjithashtu pati një rritje të shikueshmërisë, me 47 mijë ndjekës të rinj dhe mbi 1.3 milion "pëlqime".

Njerëzit e inkurajuan atë me komente nën postimin e saj në Douyin, duke përshëndetur qëndrimin e saj pozitiv dhe duke i uruar asaj një shërim të plotë dhe të shpejtë.

Prova e popullaritetit të videos atë ditë ishin të dhënat e siguruara nga motori kinez i kërkimit Baidu për Televizionin Qendror të Kinës. Gjatë “News 1 Plus 1”, një program ditor transmetuar çdo ditë nga ora 9:30 e mbrëmjes, shifrat treguan se "klasat e yogas" ishte një nga temat më të kërkuara nga përdoruesit e internetit në Wuhan. Koha e pikut që kërkojnë këtë temë u rrit me 354 për qind dhe ishte tema e parë për vëmendjen më të madhe në të gjithë vendin, sipas të dhënave.

"Nuk prisja të tërhiqja vëmendjen e kaq shumë njerëzve", tha Zuo. "Lëvizjet e jogës më ndihmuan të shpëtoj nga ankthi, dhe unë thjesht doja të bëja diçka të mirë për shëndetin tim dhe të miqve të mi të sëmurë."

Pacientet marrin një klasë të jogës në një spital provizor në Wuhan më 28 shkurt

Pacientet marrin një klasë të jogës në një spital provizor në Wuhan më 28 shkurt

Zuo filloi të mësonte joga tetë vjet më parë dhe u bë një instruktore joge në Wuhan tre vjet më vonë. Ajo hapi studion e saj në vitin 2017. Nga viti 2013, Zuo mori pjesë në disa klasa joge, disa prej të cilave u realizuan me drejtimin e mësuesve të njohur të yogës, të tilla si Wang Xiangdong, i cili është i njohur në këtë fushë si një mjeshtër me përvojë, i specializuar në joga Ashtanga.

Një prirje në rritje

Wang, një trajner 39-vjeçar i yogës në Pekin, thuhet se është ndër praktikuesit më të hershëm të jogës në Kinë. Ai për herë të parë dëgjoi për jogën gjatë shkollës së mesme, dhe nisi ta ushtronte atë rregullisht në vitin 2004.

"Atëherë kishte shumë pak mësues në Kinë," kujton Wang, i cili filloi udhëtimin e tij të jogës duke mësuar nga një trajner britanik në një studio në rrethin Shunyi të Pekinit, të quajtur “Beijing Yoga”, e cila më vonë ndryshoi emrin e saj në “Fine Yoga”, tani një qendër kryesore për këtë disiplinë në Kinë.

Wang Xiangdong drejton një entuziaste të yogës në klasën e tij në Pekin para shpërthimit të epidemisë

Wang Xiangdong drejton një entuziaste të yogës në klasën e tij në Pekin para shpërthimit të epidemisë

"Në fillim, unë nuk e njihja mirë jogën dhe praktika ime ishte thjesht duke imituar lëvizjet e instruktorëve. Nxënësit e tjerë në të njëjtën klasë ishin kryesisht valltarë", tha ai.

Ai nisi të mësonte joga në vitin 2006, duke stërvitur në “Beijing Yoga” dhe krijoi studion e tij në vitin 2010, duke dhënë klasa në mëngjes nga ora 6 e mëngjesit. Ai ka 10 vjet që udhëheqë klasën e mëngjesit, me rreth 60 kursantë çdo herë. Shumë nga praktikuesit janë bërë vetë instruktorë të jogës.

Në dekadën e kaluar, numri i studentëve të Wang-ut është rritur në më shumë se 10 mijë dhe ai ka trajnuar mbi 5 mijë mësues. Përveç mësimdhënies në klasa, ai gjithashtu ka kryer 200 seminare në mbarë vendin, përfshirë shumë herë në Pekin, dhe 10 herë çdo vit në qytete jashtë kryeqytetit.

Disa instruktorë të jogës, si Wang, japin mësim në klasa më të mëdha, ndërsa instruktorë të tjerë preferojnë klasa më të vogla. Zhang Meijia është një nga këta të fundit, një instruktore joge me 12 vjet përvojë në Pekin.

Zhang gjithashtu dëshmoi rritjen e tregut që kur u bë trajner në vitin 2008. Pastaj, shumë praktikues në klasën e saj ishin të huaj dhe shumica e orëve të yogës zhvilloheshin në palestra ku trajnerët ishin më shumë instruktorë vallëzimi sesa specialistë të yogas.

"Në fillim, pothuajse të gjithë studentët e mi kinezë ishin të reja në moshë qëllimi kryesor i të cilave ishte të rrinin në formë, e cila është gjithashtu një arsye kryesore që tërheq njerëzit", thotë Zhang. "Por tani, kursantët e mi të klasës ndryshojnë nga 20 në mbi 70 vjeç, dhe shumë vijnë për të përmirësuar shëndetin e tyre."

Ajo gjithashtu tha se një dekadë më parë, trajnerët duhej të shkonin jashtë vendit për të mësuar yoga në mënyrë profesionale, por tani ka shumë trajnerë kinezë në vend, të cilët përqendrohen në trajnimin e instruktorëve profesionistë.

Sipas një raporti të lëshuar nga “iResearch” në gusht të vitit 2018, tregu i jogës në Kinë ishte rritur për 20 vjet rresht. Sipas raportit, ishin mbi 14 mijë studio joge deri në vitin 2016, numër ky që u rrit në 30 mijë në vitin 2018 dhe tregu kishte një vlerë 39,39 miliardë juanë (5,67 miliardë dollarë) deri në vitin 2019.

Sipas raportit të “iResearch”, rreth 70 për qind e praktikuesve janë nga mosha 26 deri në 40 vjeç, dhe 94.9 për qind e praktikuesve janë gra.

Angazhimi i më shumë entuziastëve

Chen Yongmin është njëra prej tyre. 28-vjeçarja punon në një kompani ndërkombëtare të teknologjisë në Shangai. Ajo nisi të praktikonte yoga në tetor duke u bashkuar me një klasë që fillon në 7 të mëngjesit çdo ditë.

Entuziastja e yogës Chen Yongmin, një punëtor zyre në Shangai, praktikon yoga në një studio shëtitjeje në Bali, Indonezi, në dhjetorin

Entuziastja e yogës Chen Yongmin, një punëtore zyre në Shangai, praktikon yoga në një studio shëtitjeje në Bali, Indonezi, në dhjetorin

"Nuk ishte e lehtë për mua, pasi unë qëndroja zgjuar natën vonë dhe ngrihesha rreth orës 8 të mëngjesit," kujton Chen. Ajo gati u dorëzua në fillim. Megjithatë, gradualisht, ajo filloi të vlerësonte përfitimet e saj.

"Përqendrimi te joga më ndihmoi të përqendrohesha te pozitivja, sidomos tani, gjatë epidemisë. Ndihem më energjike pas praktikës dhe mund të punoj me më shumë efikasitet," thotë ajo.

Pas 100 ditësh praktikë, ajo e pa trupin e saj më elastik dhe më të fortë. Kjo përvojë e frymëzoi në veprimtaritë e saj të përditshme.

"Duke jetuar në një qytet modern me ritëm të shpejtë, është e lehtë të humbasësh durimin ndaj rutinës dhe je gjithnjë në kërkim të mënyrava të reja për të arritur qëllimet sa më shpejt të jetë e mundur", rrëfen Chen. "Pas muajsh praktikë joge, kuptova se për te suksesi nuk ka asnjë rrugë të shkurtër dhe mënyra e vetme për të arritur qëllimin tuaj është të vazhdoni të bëni gjërat në mënyrë të vazhdueshme pa hequr dorë."

Chen ka qenë aktive në platformat e rrjeteve sociale dhe shpesh regjistron praktikën e saj në WeChat dhe Instagram. Një gjë që i sjell asaj kënaqësinë është se një numër i madh i miqve dhe kolegëve të saj filluan të praktikojnë joga pasi panë postimet e saj.

Popullariteti i Jogës në Internet

Popullariteti i jogës dhe zhvillimi i internetit kanë rezultuar në një përhapje të madhe të aplikacioneve për smartphone të jogës, përfshirë “Daily Yoga”, “Yoga Easy” dhe “Wake Yoga”. “Daily Yoga” ka numrin më të lartë të shkarkimeve dhe mbi 330 mijë komente dhe mbi 50 milionë përdorues. Aplikacione të tjera të fitnesit, të tilla si “Keep”, kanë gjithashtu klasa të ndryshme të joge.

Sipas raportit të iResearch, 64.2 për qind e praktikuesve përdorin aplikacione dhe 50.8 për qind ushtrojnë duke parë video në internet.

Për shkak të shpërthimit të virusit, të gjitha palestrat dhe studiot e yogas u mbyllën përkohësisht, kështu që, shumë instruktorë joge filluan transmetimin e drejtpërdrejtë të klasave në internet.

Zhang Yu kryeu një aktivitet për prezentimin e jogës në Universitetin e Financave dhe Ekonomisë në Nanjing në Tetor 2018

Zhang Yu kryeu një aktivitet për prezentimin e jogës në Universitetin e Financave dhe Ekonomisë në Nanjing në Tetor 2018

Zhang Yu, një operatore 29-vjeçare e studios së yogës në Nanjing, provinca Jiangsu të Kinës Lindore, kishte planifikuar të vizitonte Indinë në fillim të shkurtit për të përmirësuar aftësinë e saj të jogës, por plani i saj u anulua për shkak të shpërthimit. Ajo më pas nisi klasat në internet përmes platformave të transmetimit të drejtpërdrejtë dhe grupeve në “WeChat”.

Njerëzit mund të bashkohen në klasat e saj drejtpërdrejt në Sina Weibo falas.

Zhang drejton një llogari në Sina Weibo me emrin Sushen Yujia, e cila ka 1.9 milion ndjekës. Ajo postoi informacionin e klasave të saj drejtpërdrejt atje dhe thotë se ka rreth 10 mijë pjesëmarrës çdo herë.

Shumë entuziastë i duan klasat në transmetim të drejtpërdrejtë, duke përfshirë Lu Qiuming, një nëpunës banke 29-vjeçar në Nanjing.

"Klasat drejtpërdrejt në internet më ofruan një mundësi të mirë për t'u praktikuar", thotë Lu.

Ajo thotë se ndryshe nga aplikacionet për smartphone që kanë vetëm video, klasat në internet ndërtojnë një platformë ku përdoruesit mund të bëjnë pyetje dhe të ndërveprojnë me trajnerët pas praktikës.

"Praktikuesit mund të lëndohen pa udhëzime nga një instruktor profesional, gjë që mund të ndodhë më shpesh gjatë orëve në internet," thotë ai. "Njerëzit nuk duhet ta sfidojnë veten me lëvizje komplekse pa një instruktor aty pranë."