Maxime Mbanda është sulmues anësor i Ekipit Kombëtar Italian, që mori pjesë në grupin e vullnetarëve mjekësor në marsin e vitit 2020, kur ishte piku i COVID-19 në Itali. Brenda 70 ditësh, ai ndihmoi për dërgimin e mbi 100 pacientëve të prekur nga koronavirusi dhe u vlerësua me medaljen e Kalorësit të Republikës nga presidenti i Italisë.

Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, në Itali u shtua shumë numri i pacientëve të prekur dhe presioni ndaj burimeve mjekësore atje u rrit shumë. Në dhjetëditëshin e dytë të marsit, Maxime Mbanda vendosi të marrë pjesë në Shoqatën e Vullnetarëve të Kryqit të Verdhë në Parma, duke filluar punën e dërgimit të pacientëve të prekur nga virusi i COVID-19. Sipas kujtimeve të Maxime Mbanda-s, ai u shokua kur hyri për herën e parë në repartin e infektivit, megjithëse ishte përpjekur të përgatitej shpirtërisht. Maxime Mbanda nuk mund ta heqë nga mendja pamjen e pacientit të parë.

"Kjo ishte hera e parë që hyra në këtë botë brenda spitalit, ku shumë pacientë rënkonin nga dhimbjet dhe qanin se kishin frikë. Pacienti i parë që çova në dhomën tjetër, kishte 20 ditë i shtruar në spital. Ai më tha se 3 orët pas hyrjes së tij në spital, vdiq një pacient i cili ishte shtruar në të njëjtën dhomë. E humba mendjen në atë moment. Për fat të mirë, vullnetarët e tjerë me përvojë më ndihmuan të qetësohem. E kuptova shumë shpejt se misioni im është për të shpëtuar sa më shumë pacientë."

70 ditë më pas, Maxime Mbanda ishte pjesë e ekipit për dërgimin e mbi 100 pacientëve të prekur nga COVID-19. Për të shmangur ndërrimin e rrobave mbrojtëse dhe ulur rreziqet e prekjes, Maxime dhe vullnetarët e tjerë nuk hëngrën drekën. Në periudhën më të vështirë, puna me intensitet të lartë i solli shumë lodhje fizike gjatë ditës dhe presioni i madh psikologjik i krijoi vështirësinë e madhe për të fjetur natën. Por Maxime Mbanda nguli këmbë deri në fund te kjo punë vullnetare.

"Puna e vullnetarëve ndoshta nuk ishte aq e madhe si puna e punonjësve mjekësorë, por mund të shpëtojë më shumë jeta me përpjekje të vogla. Detyra jonë është të çojmë pacientët COVID-19 në vendet me kushte më të mira mjekësore dhe shpresë më të madhe për ndihmë. Gjatë procesit të transportimit, jeta e pacientëve ishte plotësisht në duart tona."

Në shenjë mirënjohjeje ndaj heronjve anti-epidemik, presidenti italian Sergio Mattarella iu dha medaljen e Kalorësit të Republikës 57 qytetarëve që kishin dhënë kontribut të veçantë gjatë periudhës epidemike, përfshi Maxime Mbanda. Ai u shpreh se ky nder duhet të shpërndahej së bashku me mijëra vullnetarë që kishin kontribuuar në heshtje.

"Nuk e prisja marrjen e këtij nderi. Kur mora lajmin, po stërvitesha me ekipin e futbollit amerikan. Isha shumë i gëzuar dhe prindërit e mi u ndienë krenarë për mua. Mendova se kjo gjë është si ndeshja e futbollit amerikan. Çdo fitore nuk i përket individualit, por është rezultati i përpjekjeve kolektive. Shpresoj që të gjitha vullnetarët ta shpërndajnë së bashku këtë nder."

Me lehtësimin e gjendjes epidemike në Itali, ka nisur të normalizohen veprimtaritë e e ndryshme shoqërore dhe jeta e banorëve po normalizohet gradualisht. Maxime Mbanda u kthye në trajnimin e ndeshjet e ekipit të futbollit. Por ai u shpreh se do të vazhdojë të marrë pjesë në punën e vullnetarëve. Nga ana tjetër, kjo epidemi u tregoi të gjithëve se duhet të bëjmë përpjekje të përbashkëta në luftën anti-epidemike.

"Kur dërgova pacientët në ambulancë, gjëja e vetme që menduam ishte shpëtimi i jetëve. Pavarësisht racës, të gjitha janë njësoj dhe patëm të njëjtën ide. Kam edhe shumë miq kinezë. Mendoj se gjërat më të rëndësishme janë respekti reciprok dhe përpjekjet e përbashkëta."

(Xu Guang)