Wing Chun, i krijuar në Tempullin e Shaolinit Jugor në provincën Fujian të Kinës Juglindore, është një ndër stilet jugore të grushtimit. Sipas legjendës, thuhet se Wing Chun-i u krijua nga mjeshtrja Wumei në fund të dinastisë Ming dhe fillim të dinastisë Qing. Nxënësit e saj e promovuan më pas në Hong-Kong dhe në mbarë botën.

Wing Chun, një ndër stilet tradicionale jugore të grushtimit, ka një objekt druri në formë njerëzore.CGTN Photo

Wing Chun, një ndër stilet tradicionale jugore të grushtimit, ka një objekt druri në formë njerëzore.CGTN Photo

Kur flitet për artet marciale kineze, thuhet se “Shaolin-i është në veri dhe Wing Chun-i në jug.” Wing Chun-i është një teknikë e përdorur për të ndaluar sulmet. Ai përdor parimet e mekanikës njerëzore, strukturës së levës dhe mekanikës së trekëndëshit për të goditur pikat e dobëta të kundërshtarit. Qëllimi është për ta mposhtuar të fortin sa më shpejt.

Shumë njerëz mendojnë se Wing Chun-i mbështetet te muk yan chong, një objekt druri në formë njerëzore, por thelbi i praktikës së tij është më shumë se kaq. Si një trashëgues i brezit të 8-të i Wing Chun-it, Zheng Zujie mendon se Wing Chun-i ka një kuptim të thellë dhe të gjerë.

Zheng Zujie, trashëguesi i brezit të 8-të i Wing Chun-it.CGTN Photo

Zheng Zujie, trashëguesi i brezit të 8-të i Wing Chun-it.CGTN Photo


Mençuria e madhe në idetë e vogla

Ndryshe nga stilet e tjera të grushtimit me degë të ndërlikuara, Wing Chun-i ka vetëm tre grupe lëvizjesh: “siu nim tau” (ideja e vogël e forcës), “cham kiu” (metoda e sulmit) dhe “biu tze”(strategjia e sulmit jashtë formës).

“Siu nim tau” vjen nga zen-i dhe mbështetet në filozofinë e pastrimit të mendimeve të trazuara dhe të të kuptuarit të vërtetë të vetvetes. Ajo është teknika bazë e Wing Chun-it. Zhvillimi i karakterit të fortë është gjëja më e rëndësishme gjatë stërvitjes. “Kur qetësohesh në paqe, mund të fokusohesh më shumë në atë që bën,” tha Zheng.

Grushtimi i shkurtër për të mundur një kundërshtar të fortë

Përse Wing Chun-i është fitimtar kur bëhet fjalë për shpejtësinë? Sekreti është që të godasësh pikërisht pjesën që ndodhet përpara teje, pa një proces të mbledhjes së forcave. Por si mund të kesh forcë të madhe në një largësi së vogël?

Sipas një shpjegimi të vjetër, fuqia prodhohet nga muskujt dhe çlirohet prej kockave. Përgjigjja është shtytja e fuqishme. Wing Chun është një kombinim i lëvizjeve të shkurtra, si atyre të grushteve, gishtave, kyçeve të duarve, bërrylave dhe trungut të trupit. Nëpërmjet grumbullimit të forcave të përgjithshme, fuqia përqendrohet në këto lëvizje.

 Nëpërmjet grumbullimit të forcave të përgjithshme, fuqia përqendrohet në këto lëvizje. CGTN Photo

Nëpërmjet grumbullimit të forcave të përgjithshme, fuqia përqendrohet në këto lëvizje. CGTN Photo


Mbrojtja e linjës qendrore, si edhe e parimeve morale

Pjesët trupore jetike, si sytë, hunda, gryka, barku dhe organet gjenitale, janë pothuajse të tëra në linjën qendrore. Lëvizjet e Wing Chun-it synojnë pikërisht mbrojtjen e këtyre organesh, prandaj ai është quajtur edhe si “Mbrojtja e linjës qendrore”. Në fakt, ka një kuptim të fshehur në këtë ide. Një praktikues i Wing Chun-it duhet të mbrojë vijën fundore: duhet t’u mbetet besnik parimeve dhe moralit të arteve marciale.

Mbrojtja e linjës qendrore” është parimi i Wing Chun-it. CGTN Photo

Mbrojtja e linjës qendrore” është parimi i Wing Chun-it. CGTN Photo

Doktrina e vjetër e Wing Chun-it u kërkon praktikuesve të kenë një energji pozitive, të promovojnë harmoninë dhe të respektojnë mësuesit e tyre. Në të njëjtën kohë, ata duhet të marrin përgjegjësi dhe të luftojnë sa më mirë që të munden. Siç thoshin kinezët e lashtë: “Trego mëshirë, ose shfaq fuqinë që ke.” Qysh nga kohët e lashta,

Wing Chun-i ka qenë gjithmonë një teknikë për njerëzit e edukuar. CGTN Fhoto<br><br>

Wing Chun-i ka qenë gjithmonë një teknikë për njerëzit e edukuar. CGTN Fhoto

Në vitin 2014, Wing Chun-i u përfshi zyrtarisht në listën e 4-t të trashëgimisë kulturore jomateriale kombëtare të Kinës. Përveç studimit të arteve marciale, Zheng Zujie është edhe ngarkuar me punën e mësimit dhe promovimit të teknikës Wing Chun. Si një thesar i kulturës kineze, ajo duhet të trashëgohet te brezat e tjerë.

Klasa e Zheng Zujie-së. CGTN Photo

Klasa e Zheng Zujie-së. CGTN Photo

Video:
https://news.cgtn.com/news/2020-08-10/Wing-Chun-One-of-the-traditional-southern-fists-styles-SQbuIGa0Ok/index.html