Wu Ming (emër i përshtatur kulturor) është një i ri gjerman i lindur pas vitit 1995. Ai është një adhurues i madh i kulturës kineze, si Shaolin kung fu, një art ushtarak tradicional kinez, bën të ditur “Chinanews.com”, cituar nga “China Daily”.

Ai po mëson për mjekësinë tradicionale kineze që nga viti 2016, për rreth 7 vjet tashmë. Tani ai po studion për masterin në Universitetin e Mjekësisë në Henan të Kinës. Duke qenë se mendoi se disa sëmundje nuk mund të trajtohen plotësisht me mjekësinë perëndimore, ai vendosi të gërmonte në mjekësinë tradicionale kineze (TCM).

Wu Ming lexon Huangdi Neijing libër klasik mjekësor kinez në shtëpi në Zhengzhou, provincën Henan, më 20 prill

Wu Ming lexon Huangdi Neijing libër klasik mjekësor kinez në shtëpi në Zhengzhou, provincën Henan, më 20 prill

Wu mbërriti në provincën Henan të Kinës qendrore në vitin 2015, ku mund të gjendet një kulturë e thellë TCM, sepse provinca Henan është vendlindja e Zhang Zhongjing, mjeshtri i mjekësisë në Kinë e lashtë.

Pas një viti mësimi të gjuhës kineze, ai filloi të mësonte mjekësinë kineze. “TCM është një nga aspektet më të ruajtura të kulturës kineze”, -tha Wu. Ai shpreson të zgjidhë problemet dhe të kuptojë nga afër kulturën kineze duke mësuar mjekësinë tradicionale.

Në fillimet e tij, Wu gjithmonë i provonte vetë disa ilaçe bimore kineze, ashtu siç thuhet se bënte Shen Nong, një personazh i legjendave kineze, i cili i provonte vetë shumicën e ilaçeve bimore për të ditur vetitë dhe efektet e tyre terapeutike.

Ai gjithashtu kapërceu dhe vështirësitë gjuhësore duke mësuar dhe praktikuar gjuhën kineze, veçanërisht dialektin Henan, pasi mësuesit, shokët e shkollës dhe madje disa pacientë komunikojnë me dialektin Henan në bisedat e tyre të përditshme.

Edhe pse ndonjëherë ai ende e ka të vështirë të dallojë midis Mandarin dhe dialekteve, ai mund të përdorë dialektin Henan për të komunikuar me të tjerët.

Kur kishte arritur një nivel të avancuar gjuhësor, Wu lexoi disa nga klasikët e mjekësisë së lashtë kineze, si “Huangdi Neijing” (Inner Canon of the Yellow Emperor). Ai beson se aspekte të ndryshme të kulturës tradicionale kineze ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Duke marrë si shembull “Huangdi Neijing”, ai është përshtatur mirë duke ndërthurur kulturën nga “Yi Jing” (Libri i Ndryshimeve) dhe Taoizmin, një nga filozofitë e lashta kineze.

Studimi i mjekësisë tradicionale kineze ndryshoi gjithashtu mendjen dhe stilin e jetës së Wu. Ai dikur ishte i varur nga pajisjet elektronike dhe rrinte zgjuar deri vonë çdo natë, i bllokuar në këtë rutinë të përditshme me ritme të shpejta, por jo të shëndetshme. Por tani, sipas teorisë Yin-Yang në mjekësinë tradicionale kineze, ai jeton një jetë të ekuilibruar dhe paqësore, duke praktikuar zakone të mira, si pirja e çajit dhe meditimi, si dhe leximi i librave të lashtë.

Wu Ming bën një shëtitje në komunitetin e tij më 20 Prill

Wu Ming bën një shëtitje në komunitetin e tij më 20 Prill

Wu gjithashtu përdor atë që ka mësuar për të ndihmuar familjen e tij. Më parë, mjetet e akupunkturës dhe mjekësia kineze ishin domosdoshmëri kur ai u kthye në shtëpinë e tij në Gjermani. Me akupunkturë dhe masazhe të stilit kinez janë trajtuar mirë çrregullime të ndryshme fizike të familjeve të tij. Tani, ai gjithmonë u jep anëtarëve të familjes disa këshilla për të qëndruar në formë pasi kontrollon lëkurën ose gjuhën e tyre në internet. Me kalimin e kohës, familja e tij gradualisht filloi të kuptonte pasionin e tij për mjekësinë tradicionale kineze.

Sipas mendimit të Wu, nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis Kinës dhe vendeve perëndimore. “Ne jemi të njëjtë. Keqkuptimi vjen nga mospasja e kontakteve”, -tha djaloshi gjerman. Pas diplomimit, ai synon të drejtojë një klinikë për mjekësinë tradicionale kineze, në Kinë ose Gjermani, e cila mund të shërbejë si një urë lidhëse mes dy vendeve dhe të publikojë TCM-në dhe kulturën e saj.