Në distriktin Xinghai të Prefekturës Autonome Tibetiane Hainan të provincës Qinghai, mjekësia tradicionale tibetiane po preferohet shumë vitet e fundit në mesin e blegtorëve, të cilët mund të gëzojnë jo vetëm shërbimet e mjekësisë tibetiane në spitalet pranë shtëpisë, por edhe politikat e subvencioneve mjekësore, duke pakësuar ngarkesën e shpenzimeve mjekësore dhe forcuar konceptin e shëndetit të popullit.

Pengmao Zhuoma, 50 vjeçe, banon në fshatin Bagou, që vuan nga hernia diskale për shumë vite. Pas trajtimit nga terapia e veçantë e mjekësisë tibetiane për vetëm 1 javë, Pengmao Zhuoma u përmirësua shumë shpejt. Sipas prezentimeve nga drejtori i Spitalit të Mjekësisë Tibetiane të distriktit Xinghai Zhou Latai, terapia e banjës me bimë medicinale është një ndër 18 metodat tradicionale të mjekësisë tibetiane.

bimë medicinale për banjë

një vaskë druri të mbushur me ujë shërues

bimë medicinale për banjë

terapinë e banjës me bimë medicinale

"Ajo bezdisej nga dhimbjet e mesit dhe të gjurit dhe po trajtohet me terapinë e banjës me bimë medicinale, terapia me gurë të nxehtë, akupuntura, terapi me bimë të ndryshme. Tani, nevojiten vetëm 10 minuta për të përgatitur një vaskë druri të mbushur me ujë shërues prej 220 litrash, por në të kaluarën nevojiteshin orë të tëra për këtë përgatitje. Nëse trajtimi bëhet nëpërmjet banjës medicinale në 8:30 të mëngjesit, mjekët duhet të nisin ta përgatisin përzierjen në orën 5 në mëngjes."

Mjekësia tradicionale tibetiane është një pjesë e rëndësishme e Mjekësisë Tradicionale Kineze, që preferohet shumë në distriktin Xinghai dhe gëzon një famë shumë të lartë ndër blegtorët. Në vitin 2009, u formua zyrtarisht Spitali i Mjekësisë Tibetiane i Distriktit Xinghai, e cila në fillim ishte vetëm një ndërtesë e vogël trekatëshe, por tani pëshin 5 pallate komplekse moderne pas ndërtimit prej mbi 10 vitesh.

terapia me gurë të nxehtë

Zhou Latai tha: ”Tani, ekipi i punonjësve mjekësorë të këtij spitali arrin në 170. Në fillim të krijimit të këtij spitali, kishim vetëm 7 punonjës në spital. Tani, 90% e punonjësve mjekësorë kanë diplomë universitare dhe kemi ftuar shumë mjekë të njohur të nivel kombëtar.”

Tani, spitali ndodhet në afërsi të shtëpive të blegtorëve në distriktin Xinghai. Në të kaluarën, blegtorët nuk shkonin në spital, vetëm në rastet kur ishin të prekur nga sëmundje shumë serioze. Zhou Latai na prezentoi masat e spitalit për ta përhapur njohuri mbi shëndetin dhe për të parandaluar sëmundjet përkatëse.

Zhou Latai tha: ”Shkuam në fshatrat e afërt për të shpërndarë ilaçet falas dhe për të përhapur njohuri mbi parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, mbi ruajtjen e shëndetit etj. Dëshira e mjekimit, treguesi i shëndetit dhe koncepti i ruajtjes së shëndetit të banorëve janë përmirësuar shumë.”

Politika e subvencioneve mjekësore ka inkurajuar gjithashtu vizitën e blegtorëve në spital. Në të kaluarën, blegtori 70-vjeçar Ga Luojia u shtrua në spital për trajtimin e bronkitit kronik, gastritit kronik, atrofisë së trurit etj, ku duhej të paguante shpenzimet mjekësore prej mbi 4 mijë juanësh. Por ai pagoi vetëm 261 juanë. Specialisti i zyrës së sigurimeve shëndetësore të spitalit, Gaxing Zhuoma na shpjegoi: “2264 juanë janë rimbursuar nga sigurimet mjekësore, 1410 juanë janë rimbursuar nga llogaria e ndihmës ndaj të varfërve, 146 juanë janë pakësuar nga subvencionet e spitalit. Ai pagoi vetëm 6% të shpenzimeve mjekësore nga xhepi i tij, 94% të shpenzimeve janë rimbursuar.“

Gjatë vitit 2019, në Spitalin e Mjekësisë Tibetiane të Distriktit Xinghai u bënë mbi 80 mijë vizita mjekësore dhe mbi 4000 pacientë iu nënshtruan trajtimeve mjekësore. Ky spital jo vetëm plotësoi kërkesat mjekësore të distriktit lokal, por tërhoqi edhe shumë pacientë nga distriktet e tjera fqinje. Kryetari i këtij spitali Zhou Latai tha se politika e mirë e vendit tonë garanton shëndetin e blegtorëve nëpër themelimit të spitalit të mjekësisë tradicionale tibetiane. (Xu Guang)