Mjekësia Tradicionale Kineze luajti rol të rëndësishëm në luftën kundër epidemisë COVID-19 dhe duhet të përdoret më tej në sistemin e parandalimit të sëmundjeve ngjitëse, tha përfaqësuesi i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (AKP) dhe dekani i Universitetit të Tianjin-it për Mjekësinë Tradicionale Kineze Zhang Boli në një intervistë për CMG-në.

Pas shpërthimit të epidemisë, Zhang Boli 72 vjeç shkoi në provincën Hubei për ndihmën mjekësore, duke drejtuar ekipet mjekësore. Kjo përvojë anti-epidemike është gjithashtu një kujtim i çmuar i tij:

"Populli i Wuhan-it dhe ai i Hubei-t kanë dhënë kontribut të madh dhe kanë sakrifikuar shumë. Ky është një fakt i pamohueshëm. Në të njëjtën kohë, populli i tërë vendit mbështeti shumë Wuhan-in dhe Hubei-n. Mjekët e Ushtrisë Çlirimtare Kineze, punonjësit e shëndetësisë dhe vullnetarë nga i gjithë vendi, stafi mjekësor I Wuhan-it, vullnetarët dhe banorët e Wuhan-it bënë sakrifica të stërmëdha. Në të njëjtën kohë, jemi udhëhequr nga qeveria qendrore kineze. Grupi Drejtues Qendror mori vendim të shpejt. Të gjitha bënë përpjekje të përbashkëta me vullnet të hekurt për këtë fitore, që nuk ishte e lehtë."

Zhang shtoi se përballë goditjes së epidemisë COVID-19, sistemi i shëndetit publik kinez dhe sistemi i shërbimeve mjekësore luajtën rol të rëndësishëm, por gjithashtu shfaqën edhe disa probleme.

"Si duhet të zgjidhen këto probleme? Kam paraqitur disa sugjerime në këtë sesion vjetor të AKP-së, për të rishikuar dhe përmirësuar ligjet mbi sëmundjet ngjitëse dhe sistemin e reagimit për çështjet e mëdha të shëndetit publik, me qëllim që të kemi masat më të hershme për frenimin e epidemisë në të ardhmen."

Zhang sugjeroi të shtohet përdorimi i Mjekësisë Tradicionale Kineze në ligjet për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. Ai na tregoi se përballë epidemisë së papritur, nuk ka ilaçe efektive dhe vaksina përkatëse. Por sipas përvojës praktike dhe klinike në Kinë, MTK-ja u provua si një metodë efektive mjekimi.

"MTK-ja mund të përmirësojë në mënyrë të dukshme simptomat si ethe, kollë, lodhje etj, dhe mund të ulë përqindjen e përkeqësimit e gjendjes se pacientëve me simptoma të lehta. Pas përdorimit të MTK-së në spitalet e përkohshme, vetëm 2% e 5% të pacientëve janë përkeqësuar, shifra shumë më të ulëta se 10%-20% e parashikuar nga OBSh-ja. Ndër 564 pacientët në spitalin e përkohshëm të distriktit Jiang Xia të drejtuar nga unë, asnjë pacient nuk u përkeqësua dhe nuk zhvilloi simptoma serioze. Në të njëjtën kohë, ndërmorëm metodat e integrimit të MTK-së me Mjekësisë Perëndimore për pacientët e rënduar. Për problemet e frymëmarrjes, zgjodhëm problemet kyçe shëndetësore të pacientëve me MTK, duke marrë rezultate të dukshme mjekësore. Kështu, u rrit përqindja e trajtimit dhe u ul përqindja e vdekshmërisë."

Zhang Boli na tregoi se në bazën e rehabilitimit të pacientëve, metodat e veçanta të MTK-së janë provuar me efekte fillestare.

Duke folur për prezentimin e MTK-së tek bota, Zhang Boli pranoi se ekziston vështirësia e publikimit të rezultateve shkencore të MTK-së në luftën antiepidemike në revistat akademike ndërkombëtare, meqenëse mes dy mjekësive ka teori të ndryshme.

Për dyshimet dhe paqartësitë që bota perëndimore ka për efektet mjekësore të MTK-së në luftën antiepidemike, Zhang Boli tha se prova më e madhe është fakti i rehabilitimit të mijëra pacientëve.

"Do të vazhdojmë punën tonë, do të zhvillojmë më shumë studime bazë, për të shpjeguar teorinë e trajtimit të MTK-së. Kjo është më e rëndësishme për zhvillimin e MTK-së, vlera e të cilës do të zbulohet me kalimin e kohës nga qarqet e jashtme." (Xu Guang/Albana)