Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit njoftoi se ka nisur procesi i restaurimit të filmit të parë shqiptar “Tana”. Ky produksion kinematografik është realizuar në vitin 1958, me skenar të Kristaq Dhamos dhe Nasho Jorgaqit. Ndërsa në rolin e protagonistes është aktorja Tinka Kurti.

Restaurimi mundësohet nga Ministria shqiptare e Kulturës me laboratorët “Cinegrell”, në Zyrih, dhe “PostFactory”, në Berlin, shkruan “RTSH”.

Procesi i restaurimit të filmave të vjetër shqiptar ka nisur para disa viteve ku janë realizuar disa nga prodhimet më të mira shqiptare si “Mimoza Llastica”, “Përrallë nga e Kaluara”, “Nëntori i Dytë”, “Skëndërbeu” etj. (Irma)