Eksportet e Kinës në nëntor i tejkaluan ndjeshëm parashikimet. Rritja e eksportit u rrit nga 11.4 për qind në 21.1 për qind në muajin nëntor në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në veçanti, eksportet e pajisjeve elektronike u rritën me hapa të dukshëm gjatë muajit, me dërgesat e telefonave celularë duke u rritur nga minus 20 për qind me bazë vjetore në 29 për qind, eksportet e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit po ashtu u rritën dukshëm muajt e fundit. Dërgesat e mallrave të konsumit u përmirësuan gjithashtu, për lojëra, valixhe, mobilje etj.

Eksportet drejt ShBA-së, BE-së dhe Japoni-së u rritën ndjeshëm në nëntor, pavarësisht pandemisë, 32 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë- duke kontribuuar mbi gjysmën e përmirësimit kryesor të rritjes së eksportit. Në veçanti, eksportet drejt ShBA-së u rritën 46 për qind me bazë vjetore, ndërsa ato drejt BE-së u përshpejtuan në 26 për qind. Treguesit e PMI-së dhe të tregut të punës patëm përmirësim në tremujorin e tretë dhe fillimin e tremujorit të katërt. Nga ana tjetër, rënia e udhëtimeve për pushime dhe e ngrënies në restorante mund të jenë faktorë që kanë ndihmuar gjithashtu në devijimin e më shumë shpenzimeve të konsumatorëve për mallra dhe për produkte shtëpiake si dhe për sezonin e festave.

Kina ka fituar aksione në tregun botëror prej tremujorit të dytë 2020

Kina ka fituar pjesë të tregut botëror prej tremujorit të dytë, veçanërisht në BE dhe Japoni. Pasi doli nga bllokimet e lidhura me COVID-19, prodhimi i Kinës e rimori veten në tremujorin e dytë dhe madje ishte në gjendje të përmbushte kërkesën globale kur pjesa tjetër e botës u godit nga pandemia. Si rezultat, Kina fitoi pjesën e tregut prej tremujorit të dytë pas një rënie të dukshme në tremujorin e parë.

Produktet mbrojtëse dhe kërkesa për qëndrim në shtëpi ishin kontribuesit kryesorë. Në tregjet amerikane dhe europiane, nxitësi më i madh i fitimit të pjesës së tregut ka ardhur nga tekstilet dhe veshjet (përfshirë maskat) dhe elektronika.

Fqinjët aziatikë të Kinës gjithashtu fituan një pjesë të mirë të tregut, ndërsa Meksika dhe Kanadaja humbën. Pjesa e Kinës në importet e ShBA-së dhe BE-së u rrit në 23 për qind në tremujorin e dytë, ndërsa ato të Vietnamit dhe Korea e Jugut gjithashtu u rritën, përkatësisht me 0.6% dhe 0.4%. Pjesët e tregut të Malajzisë, Tajlandës dhe Indonezisë gjithashtu u përmirësuan pak. Nga ana tjetër, Kanadaja dhe Meksika humbën përkatësisht pjesën e tregut me -2% dhe -1.6%, në tregjet e ShBA-së dhe BE-së. Këto prirje vazhduan në tremujorin e tretë, megjithëse ndryshimi në fitimet e tregut midis Kinës dhe ekonomive të tjera aziatike u ngushtua, me sa duket pasi rifillimi i prodhimit u përmirësua në pjesë të tjera në Azi.

A mundet Kina të mbajë një rritje të fortë të eksportit në vitin 2021?

Kërkesa globale pritet të rimëkëmbet fuqishëm në vitin 2021. Rritja botërore e PBB-së pritet të jetë në rreth 6 për qind nga një rënie gati 4 për qind këtë vit dhe mund të shohim që prodhimi industrial global të rikthehet nga minus 5,8 për qind në 6,2 për qind në vitin 2021. Kështu që ne presim që kërkesa globale gjithashtu të rritet ndjeshëm në përgjithësi vitin e ardhshëm ndërsa përmirësohen veprimtaritë dhe tregjet e punës.

Rinisja e punës në ekonomitë e tjera mund të dobësojë disi këtë rritje të eksportit të Kinës. Në muajt e fundit, veprimtaria ekonomike në Azi po rikuperohet me shpejtësi, falë normalizimit gradual të gjendjes. Për shembull, rritja e eksportit të Vietnamit u rrit në 10-11 për qind gjatë korrik-nëntorit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu, me ndihmën e vaksinave, ne presim rifillimin e punës në ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim njësoj (për shembull, industria e tekstilit dhe veshjeve në Indi dhe Bangladesh), e cila ka të ngjarë të krijojë më shumë konkurrencë për eksportet e Kinës dhe të tejkalojë parashikimin.

Ndryshimi në strukturën e kërkesës mund të ndikojë gjithashtu në rritjen e eksportit të Kinës në vitin 2021. Sipas analizës së specialistëve, produktet kundër COVID dhe qëndrimi në shtëpi kanë kontribuar në rritjen e eksportit të Kinës dhe fitimin e pjesës së tregut prej tremujorit të dytë, veçanërisht në ekonomitë e zhvilluara . Sidomos, me mposhtjen e pandemisë, kërkesa për maska mbrojtëse dhe pajisje të tjera mbrojtëse ka të ngjarë të bjerë dhe kjo për disa pajisje të vogla shtëpiake dhe elektronikë mund të dobësohet. Përveç kësaj, ndërsa udhëtimet dhe ngrënia në restorante rikuperohen, konsumatorët mund të zvogëlojnë shpenzimet e tyre për mallrat dhe të shpenzojnë më shumë për shërbime. Kjo mund të ndodhë sidomos në ShBA ku sipas parashikimit të analistëve do të ketë një rënie modeste të shpenzimeve të konsumatorit për mallra dhe një rritje të konsiderueshme të shërbimeve. Një ndryshim i tillë gjithashtu do të dobësonte eksportet kineze drejt ShBA-së në vitin 2021.