Ligji për start-upet u miratua në parlament në muajin mars dhe në të parashikohet që bizneset e regjistuara si ‘Start Up’, të kenë mundësi të përfitojnë këshillim pa pagesë, të përjashtohen nga taksat vendore, taksat e pasurisë së paluajtshme, të ndërtesës si dhe nga tatimi mbi fitimin për dy vite rresht. Nga Buxheti i Shtetit janë ndarë 10 milionë euro për këtë kategori biznesesh dhe financimin e tyre në hapat e parë.

Edona Bilali ( Burimi La banche d'Italia)

Edona Bilali ( Burimi La banche d'Italia)

Ndërsa afati fillestar i mbylljes ishte data 5 qershor, ky afat u zgjat që t’u jepej më shumë kohë të interesuarve.


Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali duke folur më herët për ligjin e Start Up-eve u shpreh se me sipërmarrësit çelet një kapitull i ri mbështetjeje.


"Pesë vendime të Këshillit të Ministrave (VKM) që plotësojnë kuadrin ligjor për mbështetjen e start-upeve, ligjin që kaluam në muajin mars, do t’i hapin rrugë tashmë startup-eve dhe lehtësuesve. Në VKM janë përcaktuar qartë kriteret si dhe fashat e përfitimit, si dhe momenti nga i cili nisin të gjithë lehtësirat që do të vendosen në suport të startup-eve. Nis me vetëdeklarimin online në e-albania pa pagesë dhe menjëherë gjenerohet pasaporta e startup-it. Nga ky moment nis pjesa 24 mujore e shërbimit one stop shop, ku përveç mbështetjes financiare do të marrin edhe këshillim.Tashmë me sipërmarrësit ne çelim një kapitull tjetër mbështetje”, u shpreh ministrja Bilali.


Startup-et (Burimi Bussines Insider)

Startup-et (Burimi Bussines Insider)



Granti për mbështetjen e startup-eve dhe lehtësuesve të startup-eve ka një impakt të rëndësishëm në lehtësimin e krijimit, hyrjes në treg dhe ushtrimit të veprimtarisë së startupeve. Këto të fundit janë të përqendruara kryesisht në fushat të ndryshme ku synohet futja e elementit teknologjik në një sërë sektorësh të ndryshëm.

“Ashtu sikurse edhe prioritetet e vetë vendit janë turizmi, bujqësia, shërbimet dhe startup-et janë të përqendruara në këto fusha, duke veçuar fushën e shërbimeve të cilat aplikohen në një gamë të gjerë sektorësh, të lidhura me përpunimin dhe futjen e elementit teknologjik në shumë sektorë”, shprehet ajo.

Ky ligj u miratua në parlament në muajin mars dhe në të parashikohet që bizneset e regjistuara si ‘Start Up’, të kenë mundësi të përfitojnë këshillim pa pagesë, të përjashtohen nga taksat vendore, taksat e pasurisë së paluajtshme, të ndërtesës si dhe nga tatimi mbi fitimin për dy vite rresht. Ministrja Bilali shprehet se çdo ditë e më shumë të rinj krijues me ide jashtë kornizave dhe trendet e start-up-eve lidhen me fushën e teknologjisë së informacionit pavarësisht sektorit ku ato aplikohen.

Sipas ministres Bilali, në fushën e startup-eve mund të krahasohemi, por në vendet e Bashkimit Europian ky ligj ka nisur më herët kështu që rruga për ne është ende e gjatë”, theksoi ministrja.


“Bashkimi Europian sigurisht që ka nisur mbështetjen e inovacionit dhe të startupeve vite më parë dhe ka mjete financiare, të cilat i ka tashmë në punë prej disa kohësh. Ndërkohë që Shqipëria në muajin mars e kaloi ligjin për Start-up-et. Mendoj që me rajonin ne jemi të krahasueshëm, por në përgjithësi rajoni në raport me Bashkimin Europian ka akoma punë për të bërë”, tha ajo.



Numri i vajzave dhe grave në fushën Startup-eve është i lartë dhe motivues. Vitet e fundit vihet re një trend në rritje. Një tjetër qëllim shprehet ministrja është që të shkojmë në një barazi gjinore edhe në këtë aspekt, por duhet më tepër punë.


“Grave dhe vajzave iu është dhënë një vëmendje e veçantë, ato edhe në ligj janë të përmendura si kategori të cilat marrin mbështetje të veçantë, ashtu sikurse edhe vetë në thirrjen e parë që ne kishim për mbështetjen financiare të tipit grant. Në momentin që aplikimi vinte nga sipërmarrës grua apo vajzë kishte pikë shtesë në aplikim. Ne jemi duke u munduar ende me instrumenta të diskriminimit pozitiv të rrisim pjesëmarrjen dhe grave dhe vajzave në ekosistemim e startup-eve. Kryesisht trendi është rritës, megjithatë ende do të ketë nevojë për stimuj, deri në momentin që të arrijmë në një industri ku pjesmarrja e grave dhe vajzave është masive”, thotë ajo.


Fillimisht individët e interesuar pasi janë vetëdeklaruar si startup ose lehtësues në portalin e-Albani, pajisen me pasaportën e startup-it apo lehtësuesit.
Hapi i tretë është aplikimi në websiten e Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Pasi të përzgjidhen idetë fituese parashikohet që kontratat të lidhen gjatë muajit Korrik e më pas të nisë disbursimi i financimeve. Fluksi i aplikimeve për këtë thirrje ka qenë i lartë, por një pjesë e tyre janë biznese të vogla që nuk kanë pasur një përmbajtje të idesë inovacion dhe që automatikisht skualifikohen.