Programi qeverisës

Programi qeverisës

Mandati i tretë qeverisës i socialistëve do të bazohet në 5 shtylla kryesore, duke e vendosur fokusin tek rindërtimi pas tërmetit dhe menaxhimi i pandemisë, mirëqenia e qytetarëve, modernizimi për zhvillim të ekonomisë prodhuese, familja dhe forcimi i shtetit ligjor.

Rritja e pagës mesatare mujore bruto me 25% në mënyrë graduale deri në fund të mandatit dhe rritja e pagave të administratës përfshihen në objektivat e shtyllës së dytë të mandatit të tretë qeverisës të socialistëve. “Rritja ekonomike do të jetë mesatarisht 4.5 % në vit dhe do të mbështesë një rritje edhe më të madhe të pagave në nivel vendi”, thuhet në program.

Po ashtu në planin e socialistëve synohet që brenda 2021 të përfundojnë punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, të nisin punimet për aeroportin e Vlorës, i cili pritet të jetë operacional më 2024, të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e aeroportit të Saranadës, punimet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, ndërsa në janar 2022 synohet të nisë puna për transformimin e Portit aktual të Durrësit.

Sipas programit, dyshemeja e pagës së patatueshme mbi të ardhurat do të rritet nga 30 mijë në 40 mijë lekë, dhe kjo sipas qeverisë do të bëjë që 63.8 përqind e totalit të të punësuarve, ose afro 435 punonjës, të kenë zero tatim mbi pagën.

Në sektorin e energjisë, synohet që Shqipëria “të jetë një vend eksportues neto i energjisë elektrike në të gjithë rajonin, me një sistem energjitik shumë më të diversifikuar, dhe një vend që reduktimin e rezervës së saj të energjisë hidrike të rinovueshme përgjatë thatësirave do ta kompensojë me energji të gjelbër, të prodhuar nga impiantet diellore dhe ato të erës.

Programi i shpërndarë tashmë tek deputetët përfshin zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve.

Por sa të realizueshme janë synime këto sipas analistëve.

Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa

Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa

Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa thotë për Radio Ejani se është me rëndësi pjesa e planifikuar për arsimin, ndërsa është skeptik për arritjen e afateve për rindërtimin.

“Ka një trajtim pozitiv përsa i përket arsimit, megjithëse jo strategjikisht të mirëmenduar, por po diskutohet për arsimin sidomos për atë parashkollor, për të rinjtë dhe për fëmijët, siç janë programet e gjuhës angleze, sportit, argëtimit, fushave që kanë të bëjnë edhe me anën rekreative, me pasurimin e kurrikulave nëpërmjet mësimit. Këto janë gjëra që neve na duhen detyrimisht në planin afatgjatë. Pra do të kisha qejf të shihja sa do ta çojë qeveria shpenzimin për arsimin, dhe a ka një strategji me shumë se 4 vjeçare dhe 20 vjeçare, sidomos për arsimin parashkollor, parauniversitar, duke filluar që nga çerdhet, që është shumë e rëndësishme për konkurueshmërinë e ekonomisë tonë. Procesi i rindërtimit kërkon transparencë. Objektivi për ta kapur brenda prillit 2022 mua më duket pak i vështirë, i cili është objektivi i shoqërisë. Po ta mendojmë, kanë mbetur edhe më pak se 8 muaj nga marrja e këtij angazhimit dhe shumë gjëra nuk kanë ecur në shpejtësinë e duhur, megjithëse kjo duhej të kishte ndodhur. “- thotë Azmi Stringa

Sipas ekspertit, programi nuk është shumë i detajuar.

“Eshtë një program, i cili nëse krahasohet me vitin 2013, që kur ka ardhur aktuale, nuk ka atë thellësinë, është një program sikur është i bërë shpejt dhe shumë nga premtimet që janë reflektuar në këtë program, janë premtime të cilat ishin dhënë gjatë fushatës elektorale në formën e fjalimeve ose prezantimeve të ndryshme. Megjithatë ka një gjë të mirë përsa i përket ekonomisë, është fakti që qeveria ka vendosur një objektiv goxha ambicioz, që është rritja ekonomike 4.5% mesatare nga viti në vit për 4 vite në vazhdim dhe aty pastaj do të ndikohet gjithçka, që do të ketë impakt sesa do ta kapim këtë gjë dhe kjo pastaj do të jetë treguesi më i fortë për qeverinë, për të parë se si do të punojë”, shprehet eksperti Stringa

Per ekspertin Stringa sfidë është mbajtja nën kontroll e borxhit

“Qeveria ka marrë angazhim për uljen e borxhit publik, me 60% që për mua është një sfidë më vete; ka marrë një angazhim për rritjen e pensioneve, rritjen e pagave me 30% që është normalisht e kapshme, nëse ne ecim në të njëjtën linjë, pra kapim rritjen ekonomike. Përsa i përket hapësirës fiskale, shumica prej këtyre kanë ndodhur. Pra është përjashtimi që i ka ndodhur biznesit të vogël, TVSH-së, fashës së ulët dhe këto praktika do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke bërë dhe një gjë tjetër që është nxitja e shtresës së mesme, duke ulur barrën e taksimit progresiv, duke zgjeruar fashën e cila taksohet me 23%. Por nga ana tjetër ajo që unë do të kisha dëshirë të shihja është një diskutim real, jo vetëm përsa i përket barrës fiskale, por edhe për sa i përket mënyrës se si do ta bëjmë ne sistemin më të ndershëm, në aspektin e informalitetit, selektivitetit dhe përfitueshmërisë si në kahun e të ardhurave ashtu dhe të shpenzimeve”, thotë eksperti.

Kabineri i ri qeveritar

Kabineri i ri qeveritar

Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa thotë për Rdio Ejani se qeveria duhet të shohë me kujdes trajtimet e taksave bazuar në të ardhurat, ndërsa sheh me pozivitet projektet në infrastrukturrë.

“Do të kisha dashur, meqenëse qeveria aktuale ka marrë angazhimin që do t’i shkojë deri në fund progresivitetit, ai mos të ngelte vetëm në stadin e pagave, por të shkonte automatikisht edhe në stadin e tatimfitimit, për të mbyllur ciklin e asaj që quhet e vërteta, që ata që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë. Përsa i përket nxitjes së ekonomisë, qeveria ka ndërmarrë disa projekte që kanë lidhje me infrastrukturën portuale, aeroportuale dhe hekurudhore, të cilat do të bëjnë të mundur uljen e kostove të transportit, lidhjen më të mirë të Shqipërisë me rajonin, sjelljen e turistëve, aktivitetin ekonomik, që shpresojmë të ndodhin brenda afateve të premtuara”, shprehet Stringa

Ndërkohë në një intervistë për A2CNN edhe eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi ka deklaruar se “Sfidat ekonomike janë të njëjtat, por duhet të kishte objektiva konkretë”. Ai thotë se teksa flitet për një vizion të vitit 2030, ka pak sqarime se si do të mbështetet ekonomia në vitet e ardhshme.