Nëse një vizitor në ndërtesën Nanjing në qendër të Shangait hap një dritare dhe zgjatet për të bërë një foto zonës, punonjësi i sigurisë Fan Tianyu do të merrte një alarm të menjëhershëm në një byzylyk inteligjent.

Më pas ai do të nxitonte për në vendin e ngjarjes në strukturën shtatëkatëshe, e cila është gati 100 vjeçare dhe ndodhet në anë të korsisë së këmbësorëve të rrugës Nanjing. Fan-i do t’i thoshte vizitorit të ndalte fotografimin dhe të mbyllte dritaren.

Byzylyku është pjesë e një sistemi inteligjent që po përdoret në ndërtesë për zbulimin e rreziqeve të sigurisë që mund të bien nga lart ndërtesës mbi turmat e këmbësorëve poshtë.

Sistemi përdor një sërë teknologjish të përparuara, duke përfshirë të dhëna të mëdha, inteligjencë artificiale dhe 5G, dhe është i pajisur me të dhëna shumë shtresore dhe aftësi për të kuptuar internetin e gjërave.

Ai parandalon zjarrin, kap nivelet e zhurmës, përdorimin e ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse, punën e dezinfektimit dhe efikasitetin e tubacioneve të ujit.

Sistemi prodhon raporte që janë si kontrolle shëndetësore për ndërtesën gjatë gjithë ditës.

Wei Tao, menaxher i ndërtesës, në të cilën ka një dyqan kryesor “Huawei” dhe zakonisht ka shumë vizitorë, tha se struktura "është nën vëzhgim digjital në një mënyrë dinamike për të mundësuar vlerësimin , zbulimin dhe zgjidhjen e problemeve në kohë reale".

Në fillim të këtij viti, Shangai u bë qyteti i parë në Kinë që lëshoi një dokument që mbulon promovimin gjithëpërfshirës të transformimit të tij digjital.

Në fund të shkurtit, një studim i menaxhimit inteligjent, nismë e përbashkët nga Qendra e Menaxhimit të Operacioneve Urbane të Shangait dhe qeveria e rrethit Huangpu shënoi përdorimin e parë të menaxhimit novativ digjital urban në një nga ndërtesat e qytetit.

Zëvendësdrejtori i qendrës, Xu Huili, tha se në një qytet të madh si Shangai, metodat tradicionale të tilla si caktimi i personelit shtesë për punën administrative të vijës së parë shpesh dështuan për zbulimin e shpejtë të problemeve dhe rreziqeve të mundshme dhe për t'i trajtuar ato si duhet.

Plani i integrimit


Shangai ëstë një megaqytet me afro 25 milionë banorë, 47,500 ndërtesa të larta dhe mbi 6 milion automjete.

"Qyteti, i cili është një dritare për botën të vëzhgojë Kinën, është një pionier në promovimin e transformimit digjital urban. Ai gjithashtu po punon për integrimin e burimeve shoqërore me burimet administrative të qeverisë për të lehtësuar menaxhimin digjital urban, i cili ndihmon në përmirësimin e aftësive të qeverisjes qytetet dhe është në dobinë e plotë të banorëve", tha Xu.

Autoritetet e Shangait njoftuan se në të ardhmen e afërt do të krijohen 100 "skenarë novativë" që përfshijnë përdorimin e sistemeve inteligjente për të ndihmuar menaxhimin urban në ndërtesat e zyrave, supermarketet e mëdha dhe komplekset tregtare.

Fan, punonjësi i sigurisë, tha që zakonisht ai dhe kolegët e tij duhej të patrullonin rregullisht Ndërtesën Nanjing për të parë probleme të mundshme, të tilla si biçikletat që liheshin para portave, kutitë që bllokonin rrugët e shpëtimit nga zjarri dhe njerëzit që pinin duhan jashtë zonave të caktuara.

Sidoqoftë, sistemi inteligjent, së bashku me mbështetjen teknologjike nga Huawei, tani luan një rol të madh për këtë punë.

Kur zbulohet një problem, një sinjal paralajmërues pulson në një ekran të madh në qendrën e menaxhimit të operacioneve urbane të rrethit. Pasi një punonjës i sigurisë shkon në vendin e ngjarjes dhe merret me incidentin, paralajmërimi hiqet.

Wei tha se patrullimet tradicionale manuale nuk janë shumë efikase dhe mbulojnë një zonë relativisht të vogël, ndërsa qasja e re ofron menaxhim më shkencor dhe të rafinuar.

Ai tha se Ndërtesa e Nanjing ka më mbi 80 grupe të pajisjeve inteligjente që mbledhin të dhëna në zona të ndryshme për të garantuar operacione të sigurta.

Për shembull, kur fluksi i këmbësorëve në rrugën Nanjing arrin një nivel me rrezik të mesëm, qendra e menaxhimit të operacionit urban të rrethit lëshon një "paralajmërim për shtimin e fluksit të pasagjerëve" në pikat e shitjes me pakicë dhe sistemi inteligjent i ndërtesës i dërgon një njoftim shpërndarjeje menaxherit të sigurisë.

Më pas aktivizohet një plan për të kontrolluar rrjedhën e pasagjerëve. Kjo përfshin vendosjen e tabelave të njoftimeve në hyrjet dhe daljet e dyqaneve, kufizimin e numrit të njerëzve në një dyqan, dhe vetëm lejimin e tyre për të hyrë ose dalë përmes dyerve të veçanta, në mënyrë që të garantohet siguria.

Xu tha futja e një sistemi të tillë të ri do të shkaktonte një risi të gjerë në menaxhimin inteligjent urban dhe shërbimet në qytet, i cili ka gjithashtu një rrjet metroje 729 kilometra dhe mbi 240 mijë ashensorë dhe shkallë lëvizëse

Menaxhimi i qytetit

Shangai ka eksploruar menaxhimin inteligjent në të gjithë qytetin në vitet e fundit. Në shtator, u krijua një sistem menaxhimi me tre nivele për qytetin, 16 rrethe dhe 215 nën-rrethe, duke bërë të mundur zbulimin e problemeve në çdo zonë të metropolit.

Qendra e Menaxhimit të Operacioneve Urbane të Shangait tha se 1700 "shenja jetësore" janë përfshirë në platformën inteligjente të menaxhimit të qytetit, duke detajuar se si Shangai trajton incidentet sociale, mjedisin, trafikun, jetën e përditshme dhe infrastrukturën.

Në një përgjigje me shkrim, qendra tha se 185 sisteme dhe gati 1000 aplikacione inteligjente nga 50 departamente qeveritare janë integruar me platformën për të mundësuar ndarjen, shkëmbimin dhe analizën e të dhënave në kohë reale.

Një shembull i progresit të bërë u shfaq gjatë dimrit, kur temperaturat në Shangai ranë nën zero. Më shumë se 30 mijë sensorë digjitalë në rrjetin e furnizimit me ujë të qytetit mbikëqyrën vëllimet e ujit në lagje dhe po ashtu gjetën probleme të mundshme.

Xu tha, "Në shumë raste, paralajmërimet për prishjet e tubave të ujit vinin para se banorët të bënin thirrje telefonike për të kërkuar ndihmë.

Në vitin 2016, Shangai u përfshi nga moti i ftohtë dhe autoriteti i furnizimit me ujë mori 230 mijë thirrje për prishjet e tubave. Sidoqoftë, gjatë këtij dimri pati vetëm 20 mijë thirrje dhe riparimet u kryen më shpejt.

Sistemet inteligjente gjithashtu mundësojnë parashikimin e saktë të motit për një zonë madje 1 kilometër katror për orën e ardhshme. Ata gjithashtu mund të rregullojnë semaforët duke vlerësuar vëllimin e automjeteve në rrugë për të siguruar lëvizjen e qetë gjatë orëve të pikut.

Javën e kaluar, u lëshua një platformë online për punëtorët e komunitetit bazë në Shangai. E para e këtij lloji në vend, u mundëson atyre të lokalizojnë ose të kërkojnë mini aplikacione për ta bërë më të lehtë punën e tyre të përditshme.

Dao Feng, nënkryetari i Tencent, i cili zhvilloi platformën së bashku me “Shanghai Big Data” me udhëzime nga Qendra e Menaxhimit të Operacioneve Urbane të Shangait, tha se më shumë se 200 aplikacione, në të cilat mund të futesh pa shkarkuar, janë tashmë të disponueshme në platformë.

"Ato mbulojnë fusha nga parandalimi dhe kontrolli i epidemive deri te administrimi i biznesit dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për banorët. Ato ofrimin e zgjidhjeve të ndryshme për të lehtësuar punën në nivel komuniteti," tha ai.

Xu, zëvendësdrejtori i qendrës së menaxhimit, tha se ka pasur kërkesë të lartë për mini aplikacionet që nga fillimi i vitit të kaluar te punonjësit e komunitetit që kryenin punë parandalimi dhe kontrolli pandemik.

Aplikacionet ndihmuan punëtorët me hetime epidemiologjike të punojnë në lagje, por shumë nga punonjësit nuk ishin të njohur me teknologjinë dhe nuk dinin si të zgjidhnin një zhvillues të përshtatshëm të aplikacioneve, tha Xu.

Si rezultat, mbështetja teknike nevojitej në nivel qyteti nga ndërmarrjet kryesore, të cilave iu kërkua të hartonin mini aplikacione për të përmbushur nevojat e përbashkëta të punonjësve të komunitetit.

Xie Xujun, një punonjëse nga zyra e shërbimit të komunitetit të nën-rrethit Xietu në rrethin Xuhui të Shangait, tha se aplikacionet u kishin kursyer punëtorëve një kohë të konsiderueshme në studimin e historisë së udhëtimit të banorëve dhe historinë e mundshme të kontaktit me rastet e konfirmuara ose të dyshuara COVID-19.

Më parë, kur Xie dhe kolegët e saj morën listat e emrave për njerëzit që kishin nevojë të anketonin në nivelin e rrethit, atyre iu desh të renditnin manualisht individët sipas adresës së tyre. Listat u dërguan më pas në lagje në mënyrë që punëtorët bazë të përfundonin sondazhet.

"Kishte shumë dokumente të përfshira. Ne së pari duhej të shpërndanim formularët që duhej të plotësoheshin për punëtorët bazë," tha Xie.

"Nëse i shtypnim të gjitha pyetjet në një fletë letre A4, gërmat shpesh ishin shumë të vogla për t'u lexuar. Nëse përdorim një shkrim më të madh, ekzistonte mundësia që disa njerëz të ankoheshin se kishte shumë pyetje për t'u përgjigjur në disa fletë të letër".

Xie tha se vizitorët e fundit në Shangai u pyetën kur kishin mbërritur në qytet. Ata gjithashtu u anketuan për udhëtimet e tyre të fundit.

Punonjësit bazë duhej të futnin informacionin në një kompjuter për të plotësuar formularët në mënyrë dixhitale përpara se t'ia dërgonin stafit të lartë, shtoi Xie.

Ajo tha se në gjysmën e dytë të vitit të kaluar u aprovua një mini aplikacion përmes së cilit punëtorët në nivel qytetit, rrethi, nën-rrethit dhe komunitetit mund të hynin në të dhe procesi i anketimit të banorëve u zhvendos online.

Punëtorët e niveleve të sipërme mund të shihnin rezultatet e sondazhit njëkohësisht dhe u prodhua automatikisht dhe rezultatet e tyre të testit të acidit nukleik.