Gjatë pesë viteve të fundit, që kur presidenti kinez Xi Jinping mbajti simpoziumin e parë për të rritur zhvillimin në Brezin Ekonomik të Lumit Jance (BELJ), Kina i ka dhënë përparësi kryesore zhvillimit të gjelbër të rajonit ndërsa është përqendruar në një shkallë të gjerë te mbrojtja e tij.

Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur përgjatë lumit Jance, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ujit dhe mjedisit ekologjik.

Luo Guosan, drejtori i Departamentit Bazë të Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, tha se u nxitën gjithashtu reformat institucionale dhe novatore.

Ai theksoi se kapaciteti i trajtimit të ujërave të zeza urbane dhe mbeturinave është përmirësuar ndjeshëm. Një numër i madh i firmave me ndotje të lartë janë ndryshuar, zhvendosur ose mbyllur.

"Ndalimi dhjetëvjeçar i peshkimit në lumin Jance është zbatuar plotësisht duke u frenuar paraprakisht prirja e degradimit të biodiversitetit," tha Luo.

Për shekuj me radhë, lumi mëmë i Kinës, Jance, ka ushqyer banorët dhe ka nxitur ekonominë kombëtare. Duke përfshirë nëntë provinca dhe dy komuna, BELJ përbën gati gjysmën e popullsisë së vendit dhe të PBB-së. Rritja e gjerë dhe urbanizimi në rajon ka sjellë dëme të rënda mjedisore të cilësisë së ujit dhe të biodiversitetit.

Kina mësoi përvojën e suksesshme të palës perëndimore mbi pastrimin e ujërave të ndotura dhe shfrytëzoi epërsinë e sistemit të vet kolektiv për mbrojtjen ekologjike. Brenda 5 vitesh u arritën rezultate të dukshme ekologjike: në 11 muajt e parë të vitit 2020, cilësia e përgjithshme e ujit në lumin Jance është e shkëlqyer, përqindja e ujërave me cilësi të mirë u shtua me 13.3 pikë përqindjeje në krahasim me atë të vitit 2016.

Pavarësisht arritjeve të jashtëzakonshme, rivendosja e mjedisit ekologjik të lumit Jance përballet ende me sfida, tha Zhao Shixin, zëvendësdrejtori i Departamentit të Ekologjisë së Ujit në Ministrinë e Ekologjisë dhe të Mjedisit.

"Në disa zona të BELJ, ka boshllëqe në infrastrukturën industriale dhe urbane, dhe kështu shkarkimi i paligjshëm i ndotësve ndodh ende. Duhen trajtuar urgjentisht burimet e ndotjes në zonat urbane dhe rurale, çekuilibri i ekosistemit në disa liqene", shpjegoi Zhao. "Ne do të vazhdojmë të punojmë në zonat e ndotura të ujit, parqet industriale, daljet e ujërave të zeza, rezervatet natyrore dhe zona të tjera kryesore".

Parandalimi dhe kontrolli i ndotjes së shkaktuar nga anijet dhe portet gjithashtu kërkon që të rritet më tej ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit, tha Su Jie, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Planifikimit Gjithëpërfshirës të Ministrisë të Transportit. Su tha se Ministria e Transportit do të vazhdojë të punojë së bashku me organet e tjera qeveritare për të nxitur transformimin e gjelbër të zhvillimit në lumin Jance.

Presidenti Xi theksoi në një simpozium të fundit që kryesoi në nëntorin e 2020-s për ta bërë Brezin Ekonomik të Lumit Jance një rrjedhë të artë uji që i shërben qarkullimit të dyfishtë vendës dhe ndërkombëtar dhe drejton zhvillimin ekonomik të Kinës me cilësi të lartë të rritjes së qëndrueshme, hapjes dhe vetë-novacionit.

Brezi Ekonomik i Lumit Jance zë gati gjysmën e PBB-s’

Prodhimi i përgjithshëm ekonomik i BELJ-së u rrit nga 42.3 për qind në vitin 2015 në 46.5 për qind në 2019-n dhe u rrit më tej në 46.6 për qind në tre tremujorët e parë të vitit 2020, tha Luo.

Me zbatimin e përpjekjeve përkatëse, grupe të reja industriale në BELJ, duke përfshirë informacionin elektronik dhe prodhimin e pajisjeve, tani përbëjnë më shumë se gjysmën e shkallës kombëtare. Formimi i kanalit të transportit BELJ është përshpejtuar, me rrugët ujore të shkallë së lartë dhe linjave të degëve të lumit Jance që arrijnë dhjetëra mijëra kilometra.

Të 14 projektet e transportit hekurudhor-ujor kanë filluar ndërtimin. Ndërtimi i hekurudhës me shpejtësi të lartë dhe zgjerimi i aeroporteve përgjatë lumit Jance po ecin mbarë. Përsa i përket zhvillimit të gjelbër, Shangai, Wuhan-i dhe qytete dhe provinca të tjera përgjatë lumit kanë gjetur shtigje të reja për të përfituar nga “malet e gjelbër dhe uji i pastër”.

Në fund të vitit 2020, legjislatura e lartë e Kinës miratoi një ligj që mbron lumin Jance, i cili do të hyjë në fuqi më 1 mars të këtij viti dhe do të bëhet ligji i parë kinez që fokusohet te mbrojtja e një pellgu lumor.

Kina po punon gjithashtu për zbatimin e Planit të 14-të Pesëvjeçar për zhvillimin e Brezit Ekonomik Jance, tha Wang Shancheng, kreu i grupit gjithëpërfshirës të koordinimit të zyrës së grupit kryesor për promovimin e zhvillimit të Brezit Ekonomik të Lumit Jance.

Specialistët thonë se mekanizmi ligjor dhe politik i përmirësimit do ta çojë punën mbrojtëse të lumit Jance në në një fazë të re dhe do të sigurojë një garanci të fortë për zhvillimin e BELJ-së. Përveç kësaj, zyra kryesore e grupit do të nxisë më tej pilotimin në rajonin BELJ, duke siguruar kështu përvojë dhe politika mbështetëse në lidhje me planifikimin e përgjithshëm, financimin, ndërtimin e infrastrukturës për 11 provincat dhe qytetet përgjatë lumit.