Që nga viti 1978, kur Kina nisi disa politika dhe reforma ekonomike të njohura si Reforma dhe Hapja, ajo pati një rritje të shpejtë ekonomike dhe përmirësoi në mënyrë të vazhdueshme kapacitetin e përgjithshëm të prodhimit bujqësor. Më shumë se 850 milionë vetë kanë dalë nga varfëria dhe kjo është një shifër e pashembullt.

Kina ishte vendi i parë në zhvillim që arriti Objektivin e parë të Zhvillimit të Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara - përgjysmimin e varfërisë deri në vitin 2015. Sot, më pak se 1 për qind e popullsisë jeton në varfëri ekstreme. Viti 2020 pritet të shënojë arritjen e Kinës për zhdukjen e varfërisë absolute në vend dhe ky është një moment historik. Kina do të bëhet vendi i parë që arrin Objektivin e Zhvillimit të Vazhdueshëm (SDG) 1 - duke i dhënë fund varfërisë - 10 vjet përpara objektivit global.

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme nëse marrim parasysh se në vitet ‘80 PBB-ja e Kinës ishte vetëm sa një e treta e asaj të Afrikës Nën-sahariane. Asnjë vend tjetër nuk ka arritur të nxjerrë një numër kaq të madh njerëzish nga varfëria në një periudhë kaq të shkurtër kohore - në vetëm dy breza.

Duke zvogëluar numrin absolut të njerëzve që jetojnë në varfëri, Kina nuk po kontribuuon vetëm në përpjekjet globale për uljen e varfërisë, por gjithashtu është duke dhënë një shembull për vendet e tjera në zhvillim.

Ajo që është e jashtëzakonshme - dhe shpesh e anashkaluar - është që ulja e varfërisë jo vetëm që është arritur përmes rritjes së nivelit të të ardhurave të popullatës, por gjithashtu është shoqëruar me përmirësime në të gjitha dimensionet e zhvillimit njerëzor. Për shembull, jetëgjatësia është rritur dhe qasja në arsim është përmirësuar ndërsa niveli i kequshqyerjes ka rënë.

Nxjerrja e 850 milionë njerëzve nga varfëria është e lidhur me një seri faktorësh: reforma ekonomike dhe politike, një qasje multi-sektoriale dhe e integruar ndaj zhvillimit dhe synimeve të sakta. Së fundmi, por mbase më e rëndësishme, një përqendrim i vazhdueshëm në uljen e varfërisë, i cili filloi nga një vizion afatgjatë dhe angazhim politik dhe u përkthye në rezultate të ndërmjetme, shpërndarje e menjëhershme e burimeve dhe një sistem i qartë përgjegjshmërie.

Po ashtu, është e rëndësishme të përmendet mobilizimi dhe angazhimi i pothuajse çdo sektori të shoqërisë kineze për të arritur uljen e varfërisë.

IFAD ka shoqëruar Qeverinë e Kinës në këtë udhëtim. 2020-a shënon 40-vjetorin e bashkëpunimit IFAD-Kinë. IFAD ishte institucioni i parë ndërkombëtar i financimit që i dha një kredi Kinës në vitin 1981. Që atëherë, IFAD ka punuar në zonat më të thella dhe të varfëra duke mbështetur qeverinë në përpjekjet e saj për uljen e varfërisë, duke rritur të ardhurat dhe sigurinë ushqimore të rreth 20 milionë njerëzve në zonat rurale, gjysma e të cilave janë gra.

“Kam parë Projektin e Uljes së Varfërisë së Zonës Malore të Liupanit të financuar nga IFAD në provincën Qinghai të Kinës Veriperëndimore në vitin 2017, disa muaj pasi u zgjodha president i IFAD. Më bëri përshtypje se si projekti ndihmoi në rritjen e të ardhurave të fermerëve të varfër duke i lidhur ato më mirë me tregjet dhe sigurimin e jetesës shtesë për gratë rurale. Do doja të doja të theksoja strategjinë e qeverisë për rigjallërimin rural, e cila synon të arrijë modernizimin e bujqësisë dhe zonave rurale, forcimin e industrisë bujqësore, përmirësimin e kushteve të jetesës rurale dhe mjedisin dhe rritjen e të ardhurave të fermerëve - duke e vendosur zhvillimin e zonave rurale në qendër të së ardhmes së Kinës. Në këtë drejtim, unë besoj se IFAD mund të vazhdojë të shoqërojë Kinën në përpjekjet e saj për të rigjallëruar zonat rurale dhe të ndjekë një zhvillim më të qëndrueshëm mjedisor, në mënyrë që të arrihet një shoqëri më e begatë”

Suksesi i Kinës në zhdukjen e varfërisë ofron mësime dhe përvojë të vlefshme që mund të ndahen me vendet e tjera që po punojnë për pakësimin dhe pse jo çrrënjosjen përfundimtare të varfërisë.

“Besoj se mësimi më i rëndësishëm që Kina mund të ndajë me pjesën tjetër të botës është se zhdukja e varfërisë nuk është një utopi: mund të arrihet. Do doja të nënvizoja kontributin e Kinës në financimin e fundit si një nga donatorët kryesorë të IFAD-it dhe angazhimin serioz për të forcuar më tej partneritetin strategjik me IFAD-in në kontekstin e zhdukjes së varfërisë ekstreme në Kinë dhe globalisht, dhe në fund të fundit, në arritjen e SDG-ve.”

Kina ka promovuar në mënyrë aktive përvojën e saj për uljen e varfërisë përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimit dypalësh dhe shumëpalësh. Si një shembull i këtij bashkëpunimi, Kina dhe IFAD-i themeluan Objektin e Bashkëpunimit Kinë-IFAD në shkurt 2018 me një kontribut fondesh shtesë prej 10 milionë dollarësh nga Kina. Ky kontribut ndjek qëllimin kryesor për shkëmbimin dhe mobilizimin e njohurive, teknologjive dhe burimeve për të përshpejtuar uljen e varfërisë, forcimin e produktivitetit rural, përparimin e transformimit rural dhe promovimin e investimeve midis vendeve. Që nga themelimi i saj, objekti ka aprovuar 15 projekte grantesh, me një total prej 6.7 milionë dollarësh. Këto grante mbështesin fuqimisht zhvillimin bujqësor dhe rural të vendeve në zhvillim në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Kina dhe IFAD-i ndajnë qëllimin e përbashkët të një bote pa varfëri dhe pa uri dhe të dyja o të punojnë më tej për zgjidhj novatore për sfidën e zhvillimit, siç është ulja e varfërisë.