Kina tashmë është një ndër vendet që ka më shumë porte detare dhe ku menaxhohet volumi më i madh i transportit të mallrave me rrugë detare në botë.

Portet shërbejnë si qendra të rëndësishme transporti që lehtësojnë lëvizjen e mallrave për bizneset në komunitetet lokale dhe tregjet në mbarë botën. Me anë të porteve detare realizohet përcjellja e produkteve, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit për në sistemit e autostradave, hekurudhave, tranzitit ajror, etj.

Rritja e volumit tregtar kërkon zgjerimin e kapacitetit dhe përmirësimin e efikasitetit dhe eficiencës së porteve detare paralelisht me shtimin e investimeve në infrastrukturën detare dhe këtë Kina po e realizon më së miri.

Në renditjen aktuale për portet më të rëndësishme të botës Kina ja ka zënë vendin fuqive më të mëdha botërore dhe ka numrin më të madh të porteve detare edhe në listën me 20 portet detare më të rëndësishme në glob.

Në dhjetëshen e parë ajo ka 8 portet më të mëdha detare në botë dhe në dhjetëshen e dytë ka shtatë nga portet më të mëdha detare në botë.

VCG

VCG

Kina ka ndërtuar kryesisht portet e transportit të mineraleve, kontejnerëve, drithërave, etj., dhe vitet e fundit ka forcuar në një masë shumë të madhe sistemin e transportit të kontejnerëve.

Ndërtuesit e talentuar të Kinës, nën drejtimin e qeverisë kineze kanë ndërtuar disa porte të kontejnerëve në Dalian, Tianjin, Qingdao, Shangai, Ningbo, Shenzhen etj, qendra detare që shërbejnë si porte kryesore për kontejnerët në botë.

Kina me synim forcimin e zinxhirit të furnizimit në rang global ka investuar në ndërtimin e porteve detare për transportin e mineraleve dhe lëndëve të para të papërpunuara, gjysmë të gatshme dhe përfundimtare.

Një rëndësi të madhe qeveria kineze i ka dhënë ndërtimit të porteve detare me drejtim transportin dhe magazinimin e hidrokarbureve.

Në vitin 2020, vëllimi i trajtimit kontejnerëve në portet e Kinës ishte më shumë se 30% e nivelit global.

Në vitin 2021, vetëm porti Shangai trajtoi mbi 47 milionë njësi kargo, duke u radhitur në vendin e pare në botë për 12 vjetë radhazi.

VCG

VCG

Është e dukshme se menaxhimi shkencor duke përdorur dixhitalizimin dhe inteligjentizimin e porteve detare ka bërë që kapaciteti i përpunimit dhe magazinimit të mallrave në këto porte të rritet në mënyrë të ndjeshme.

Kjo ka bërë që roli i porteve detare të Kinës në arenën globale ekonomike dhe industriale dhe ndikimin që kanë këto porte detare në integrimin ekonomiko-tregtar të botës dhe në ruajtjen e stabilitetit të zinxhirëve industrialë dhe bujqësorë të furnizimit dhe të lëvizshmërisë së pasagjerëve të shtohet nga viti në vit.

Portet detare të Kinës janë të vendosura më së miri në një pozicion gjeografik tepër të përshtatshëm dhe në këto porte detare operohet në kushte natyrore pothuajse ideale.

Strategjia e Kinës në lidhje me zhvillimin e porteve detare ka qenë një strategji inteligjente që ka synuar zhvillimin ekonomik rajonal dhe sektorial, zhvillimin e porteve të kontejnerëve dhe forcimin e rrjetit të menaxhimit të ngarkesave, duke rritur volumin e ngarkesave vendase dhe duke rritur eksportet.

VCG

VCG

Kjo ka bërë që portet detare të Kinës të mos shërbejnë vetëm për rajonin, por në rang global si pjesë e rrjeteve të rëndësishme botërore të transportit të mallrave, duke u kthyer në qendra të rëndësishme botërore zhvillimi dhe logjistike.

Për të vënë në dukje këto arritje, mjafton që të përmendim disa shifra nga Porti i Shangait.

Që nga viti 2000 porti i Shangait është porti ku menaxhohet logjistika e ngarkesave më të mëdha në botë dhe që nga viti 2010 ky port është porti më i madh i kontejnerëve në botë.

Në këtë port realizohet trajtimi i ngarkesave duke kombinuar transportin detar me atë rrugor, ajror, ujor, hekurudhor, dhe me tubacione në brendësi të vendit dhe për logjistikën ndërkombëtare të mallrave, shërbimeve, pasagjerëve dhe financave. Në këtë port ka një sistem të perfeksionuar të dhënies me qira të kontejnerëve, të menaxhimit të informacionit të magazinimit, të shpërndarjes dhe logjistikës intermodale të mallrave, etj.

VCG

VCG