Në luftën kundër terrorizmit global që nga 11 Shtatori, Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë rrugë shumë të ndryshme politike dhe kanë arritur rezultate të ndryshme. Megjithatë, deri më sot, ndërsa lajmet për luftën globale të SHBA-së kundër terrorizmit vazhdojnë të jenë tituj kryesorë, bota është bërë disi e pavëmendshme ndaj përvojës dhe arritjeve të Kinës kundër terrorizmit. Në vend të kësaj, ka keqkuptime dhe fanatizëm ndaj Kinës.

Një burrë ndezi një qiri në përkujtim të viktimave në një incident të të shtënave në një supermarket në Buffalo të Nju-Jorkut, më 16 maj 2022/ foto Agencies

Një burrë ndezi një qiri në përkujtim të viktimave në një incident të të shtënave në një supermarket në Buffalo të Nju-Jorkut, më 16 maj 2022/ foto Agencies

Pas 11 Shtatorit, SHBA-ja kryesisht ndërmori një qëndrim sulmues në luftën kundër terrorizmit, duke kombinuar kundërterrorizmin global me zgjerimin e hegjemonisë së saj globale dhe duke kryer sulme parandaluese në shkallë të gjerë në mbarë botën, pavarësisht nga kostoja. Në të njëjtën kohë, ajo i kushtoi burime të kufizuara mbrojtjes së saj të brendshme kundër terrorizmit. Kjo strategji kundër terrorizmit dukej se ishte e suksesshme në sipërfaqe, por nuk ka arritur të ketë rezultatet e synuara, veçanërisht duke pasur parasysh investimin e madh të burimeve.

Instituti Watson për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin Brown vlerësoi se, që nga tërheqja nga Afganistani në gusht të vitit të kaluar, lufta kundër terrorizmit vetëm në atë vend kishte kushtuar 2.26 trilionë dollarë dhe 2442 ushtarë amerikanë ishin vrarë në aksion. Nëse përfshihen viktimat midis ushtarëve aleatë, kontraktorëve të mbrojtjes, ushtrisë dhe policisë afgane dhe civilëve, numri rritet në më shumë se 170.000.

Megjithatë, lufta e zgjatur kundër terrorit në Afganistan jo vetëm që nuk arriti të zhdukë kërcënimin e terroristëve transnacionalë, si Al-Qaeda dhe ISIS, por në vend të kësaj lehtësoi rënien e hegjemonisë dhe reputacionit global të SHBA-së. Për Shtetet e Bashkuara, ndërsa kërcënimi i terrorizmit të importuar është reduktuar nga masa të rrepta kundër terrorizmit, ajo mund të përballet me një valë të re terrorizmi vendas të shkaktuar nga polarizimi midis të pasurve dhe të varfërve, intensifikimi i konflikteve etnike dhe efekti i terrorizmit ndërkombëtar.

Për një farë kohe pas 11 Shtatorit, Kina gjithashtu u gjend në një dilemë midis antiterrorizmit dhe zhvillimit ekonomik. Megjithatë, në luftën e saj të mëvonshme kundër terrorizmit, pasi peshoi të dyja aspektet, Kina i kushtoi burime të rëndësishme ekonomike zhvillimit socio-ekonomik dhe zbutjes së varfërisë në zona kyçe të vendit, me qëllimin përfundimtar për të eliminuar terrenin e rritjes për terrorizëm, nëpërmjet zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e gjithanshme.

Sipas Departamentit të Financave të Rajonit Autonom të Xinjiang Uygur, nga viti 2014 në vitin 2019 pagesat e transfertave të subvencionuara nga qeveria qendrore në rajon u rritën nga rreth 32.7 miliardë dollarë në 48.2 miliardë dollarë, me një rritje mesatare vjetore prej 10.6 për qind. Rrjedhimisht, pjesa e pagesave të transfertave të subvencionuara në shpenzimet e buxhetit të përgjithshëm publik të Xinjiang u rrit nga 60.5 për qind në 62.6 për qind. Investimi i madh uli ndjeshëm normat e papunësisë dhe varfërisë në Xinjiang.

Kërcimi i madh socio-ekonomik ka neutralizuar në masë të madhe një terren mbarështues të terroristëve. Kina pati dy valë reagimesh hakmarrëse të sulmeve terroriste, 2007-‘08 dhe 2013-’14, që u shkaktuan nga efekti pas 11 Shtatorit, kur aktivitetet terroriste ndërkombëtare, separatizmi dhe ideologjitë ekstremiste u përhapën përmes internetit. Megjithatë, nuk është parë asnjë rast tjetër i organizuar terrorist në shkallë të gjerë si sulmi me bombë në tregun Urumqi në vitin 2014, që nënkupton një rënie graduale të terrorizmit në Kinë që nga viti 2015.

Fatkeqësisht, për shkak të fanatizmit ose shpifjes nga disa media dhe politikanë perëndimorë, arritjet e Kinës kundër terrorizmit jo vetëm që janë injoruar, por edhe janë shtrembëruar në atë të ashtuquajturën çështje të të drejtave të njeriut. Në fakt, krahasuar me strategjinë amerikane kundër terrorit, e cila fokusohet në botën e jashtme duke qenë parandaluese, Kina ka zhvilluar një qasje më të përshtatshme për kushtet e saj. Politika e saj kundër terrorizmit mund të përshkruhet si përvoja kineze me tre elementë thelbësorë.

E para është çrrënjosja e vatrave të terrorit. Kina u përpoq t'i zhdukte këto nëpërmjet zhvillimit ekonomik, duke përfshirë eliminimin e varfërisë dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve. Për shkak të kufizimeve në gjeografi, transport dhe burime natyrore, disa zona të Kinës ishin zhytur në varfëri dhe një incidencë relativisht e lartë e aktivitetit terrorist në vitet e fundit ndodhi të përkonte me zonat e varfëra.

Varfëria ekstreme çon në arsim të dobët, shtim të papunësisë dhe krim të organizuar, të cilat nga ana tjetër mund të krijojnë mundësi për rritjen e nacionalizmit radikal, terrorizmit dhe entuziazmit ekstrem fetar. Në Xinjiang jugor, për shembull, popullsia që jetonte në varfëri ishte rreth 2.68 milionë në vitin 2013, duke përbërë 95 për qind të totalit që jetonte në varfëri në rajon. Por, me përpjekjet e Kinës për zbutjen e varfërisë, popullsia më e varfër në katër prefekturat jugore të Xinjiang-ut u reduktua në 166.000 deri në fund të 2019-s dhe shkalla e incidencës së varfërisë ra nga 29.1 për qind në 2.2 për qind. Mundësitë në zhvillimin ekonomik kanë ngjallur shpresë te shumë të rinj, dikur të pashpresë dhe të papunë, duke i ndihmuar ata të rezistojnë dhe të shmangin idetë e ndryshme ekstremiste.

Elementi i dytë thelbësor në përvojën e Kinës kundër terrorizmit është edukimi parandalues. Kina ka një qasje gjithëpërfshirëse parandaluese për të adresuar ekstremizmin dhe radikalizimin përmes arsimit, kulturës dhe fushave të tjera. Pas nisjes së politikës së saj të reformës dhe hapjes në vitin 1978, Kina u përball me infiltrimin në rritje të separatistëve, radikalizmit fetar dhe elementëve ekstremistë nga përtej kufijve të saj. Në përgjigje të kësaj tendence të rrezikshme, qeveria kineze nisi një politikë për të shmangur ekstremizmin.

Kjo politikë është një përpjekje e përbashkët që përfshin edukimin shkollor, arsimin ligjor dhe profesional, si dhe dialogun ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare. Këto masa kanë qëllime edukative dhe jo ndëshkuese dhe kanë përmbysur në mënyrë efektive mjedisin social terrorist në shumë vende dhe kanë mundësuar ngritjen e qeverisjes sociale moderne. Për shembull, disa vite më parë në disa zona të Xinjiang-ut jugor, vajzat që udhëtonin të vetme, të veshura sipas modës, shpesh përballeshin me ngacmime verbale apo edhe sulme të dhunshme nga huliganë ose ekstremistë. Sot, praktika të tilla janë zhdukur dhe janë të papranueshme në këto zona.

Elementi i tretë thelbësor në përvojën e Kinës kundër terrorizmit është mobilizimi i njerëzve. Me trashëgiminë e “luftës popullore” në traditën e saj, Kina vendosi një përparësi në mobilizimin e masave për të zbuluar dhe çrrënjosur organizatat terroriste. Duke qenë vetëm një pjesë e vogël e shoqërisë, terroristët shpesh iu drejtuan rrëmbimit dhe marrjes së pengjeve për të arritur qëllimet e tyre të paligjshme. Në verën e vitit 2017, më shumë se 10.000 njerëz nga nëntë fshatra në qarkun Moyu, një qark i mbizotëruar nga ujgurët në Xinjiang jugor, morën pjesë vullnetarisht në kapjen e grupit terrorist të Abdur Rehman.

Pra, praktikat e Kinës për të përmirësuar jetesën e njerëzve nëpërmjet zhvillimit, eliminimin e ideologjive radikale përmes mjeteve parandaluese dhe praktikat antiterrorizëm në shoqëri me anë të “luftës popullore” jo vetëm që ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit, zhvillimit dhe prosperitetit në vend, por gjithashtu kanë frenuar përhapjen e terrorizmit drejt vendeve të tjera.

Megjithëse politika e saj nuk është e përsosur dhe përvoja e saj mund mos të përsëritet nga vendet e tjera, qasja e Kinës ka qenë efektive në frenimin e kërcënimit terrorist.

Ndaj, duhet hequr dorë nga paragjykimet dhe fanatizmi. Pratkikat e Kinës kundër terrorizmit meritojnë një vlerësim më të drejtë dhe më të thellë.