Takimi i nivelit të lartë i liderëve të BRIC mbi zhvillimin global është mbajtur në një platformë virtuale me temën "Nxitja e një Partneriteti Global të Zhvillimit për Epokën e Re për të Zbatuar Së bashku Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm". Samiti i 14-të i liderëve të BRICS-it, u mbajt në datën 24 Qershor dhe u kryesua nga Presidenti Xi Jinping i Republikës Popullore të Kinës. Mekanizmi BRICS është bërë platforma më me ndikim e bashkëpunimit Jug-Jug dhe përbëhet nga pesë ekonomi të mëdha në zhvillim, përkatësisht Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Vendet BRICS, që përbëjnë 42 për qind të popullsisë botërore dhe 25 për qind. të ekonomisë globale. Në takim morën pjesë jo vetëm udhëheqësit e vendeve anëtare të BRICS-it, por edhe të 13 vendeve të tjera me përfaqësim të gjerë dhe ndikim të madh ndërkombëtar. Udhëheqësit diskutuan çështjet e zhvillimit global me interes të përbashkët dhe arritën konsensus të gjerë, për tu përkushtuar ndaj multilaterizmit, ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, vendosjen e njerëzve në qendër të zhvillimit dhe përfitimit, të përkushtimit ndaj zhvillimit të nxitur nga inovacioni dhe ndaj harmonisë mes njerëzve dhe natyrës, si dhe të përkushtuar ndaj veprimeve të orientuara drejt rezultateve.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Duke u mbështetur në parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, vendet pjesëmarrëse do të përkushtohen ndaj parimit të multilateralizmit për të ndërtuar një ekonomi të hapur botërore, koordinimin e politikave makro-ekonomike, funksionimin e qëndrueshëm dhe të shëndoshë të sistemeve ekonomike dhe financiare ndërkombëtare, për të promovuar rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë botërore dhe për të krijuar një klimë paqësore, të qëndrueshme, të hapur dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim ndërkombëtar. Vendet do të jenë të përkushtuar për vendosjen e zhvillimit të qëndrueshëm në qendër të axhendës së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nxitjes së një partneriteti të bashkuar, të barabartë, të balancuar dhe gjithëpërfshirës.

Zbatimin i Agjendës së vitit 2030 për zhvillim të qëndrueshëm synon një qasje të përqendruar tek njerëzit për përmirësimin e mirëqenies duke ju dhënë të gjithëve mundësi të barabarta të përfitimit. Të përkushtuar ndaj gjithëpërfshirjes dhe përfitimeve për të gjithë është e rëndësishme që të pranohet rruga e zhvillimit e zgjedhur në mënyrë të pavarur nga njerëzit e vendeve të ndryshme dhe të respektohet e drejta e të gjitha vendeve për pjesëmarrje të barabartë dhe zhvillim të barabartë, për të reduktuar pabarazinë midis dhe brenda vendeve. Të përkushtuar ndaj zhvillimit të nxitur nga inovacioni, është e domosdoshme që të shfrytëzohen mundësitë e krijuara nga revolucioni i fundit teknologjik dhe transformimi industrial për të shfrytëzuar arritjet shkencore dhe teknologjike me qëllim të rritjes së produktivitetit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Të përkushtuar ndaj harmonisë mes njerëzve dhe natyrës, vendet në takim kanë vlerësuar nevojën e zbatimit të parimeve të Konventës së OKB-së për ndryshimet klimatike dhe të Marrëveshjes së Parisit, për përmirësimin e qeverisjes globale mjedisore, përgjigjen në mënyrë aktive të ndryshimeve klimatike si dhe përshpejtimit e tranzicionit drejt zhvillimit të gjelbër dhe me karbon të ulët. Të përkushtuar ndaj veprimeve të orientuara drejt rezultateve, u theksua nevoja për të forcuar komunikimin dhe koordinimin për politikat e zhvillimit dhe të thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim, duke përfshirë bashkëpunimin Veri-Jug, bashkëpunimin Jug-Jug dhe bashkëpunimin trekëndor. Gjithashtu, është theksuar nevoja për të mbështetur OKB-në në koordinimin e përpjekjeve globale për Axhendën e vitit 2030, përmirësimin, monitorimin dhe rishikimin e zbatimit të saj, si dhe të inkurajimit të agjensive të zhvillimit të OKB-së dhe institucionet financiare ndërkombëtare që të luajnë rolin e tyre dhe koordinimit të bashkëpunimit në nivel global, rajonal dhe kombëtar për të gjeneruar sinergji.

Në dialog, pjesëmarrësit arritën konsensus të gjerë dhe u formua një listë me 32 masa për të mbështetur zhvillimin global në fusha si zbutje e varfërisë, sigurim i furnizimit me drithëra, luftë anti-pandemike, grumbullim i fondeve të zhvillimit, përballje e ndryshimit klimatik, zhvillim të gjelbër, ekonomi digjitale, etj. Kina do të kryejë bashkëpunim praktik me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht vendet në zhvillim, në tetë fushat: të reduktimit të varfërisë, të sigurisë ushqimore, të reagimit ndaj pandemisë dhe vaksinimit, të financimit për zhvillimim, të ndryshimit të klimës dhe zhvillimin e gjelbër, të industrializimit, të ekonomisë dixhitale dhe shkëmbimeve në epokën dixhitale.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Reduktimi i varfërisë do të kërkonte përmirësimin e mekanizmave të qeverisjes globale dhe tërheqjen më të madhe të vëmendjes ndërkombëtare. Kina ka dhënë një kontribut të madh në uljen e nivelit të varfërisë absolute në nivel global, duke arritur 10 vjet përpara objektivin e vendosur nga Kombet e Bashkuara për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme në të gjithë globin. Kina do të ofrojë përvojën e saj për të shkëmbyer politikat, përvojën dhe bashkëpunimin praktik për reduktimin e varfërisë ekstreme, për varfërinë e shkaktuar nga pandemia, nga konfliktet si dhe mos rikthimin e saj në varfëri dhe varfëri shumëdimensionale. Kina ka propozuar krijimin e një Aleance Globale për reduktimin e varfërisë dhe fillimin e një rrjeti ndërkombëtar të OJQ për të promovuar shkëmbimin e praktikave më të mira dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për reduktimin e varfërisë.

Në fushën e sigurisë ushqimore e rëndësishme do të jetë rritja e bashkëpunimit në fusha të tilla si prodhimi, ruajtja, transporti, përpunimi dhe humbja e ushqimit dhe reduktimi i mbetjeve, dhe përmirësimi i sigurisë ushqimore të vendeve në zhvillim, veçanërisht të vendeve më pak të zhvilluara. Kina ka treguar nevojën për një thellim të bashkëpunimit në teknologjitë bujqësore, promovimi i transformimit të sistemit ushqimor dhe realizimi i zhvillimit të gjelbër dhe të qëndrueshëm të bujqësisë dhe zhvillimit të zonave rurale. Kina do te mbështesë vëndet në zhvillim në përmirësimin e kapaciteteve ushqimore dhe rritjen e sigurisë ushqimore.

Kina ka theksuar dhe ka promovuar thellimin e bashkëpunimit mjeksor dhe shëndetësor kundër pandemisë, rritjen e bashkëpunimit për inovacionin e vaksinave, kërkimin dhe zhvillimin, si dhe prodhimin e përbashkët dhe transferimin e teknologjisë, garanton aksesueshmërinë dhe përballueshmërinë e vaksinave në vendet në zhvillim dhe ndërton një mburojë globale të imunizimit. Mundësitë e trajnimit do të ofrohen nga Kina për vendet e tjera në zhvillim, për të lehtësuar rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin social pas COVID. I një rëndësie do të jetë krijimi i një aleance ndërkombëtare të kërkimit, zhvillimit dhe inovacionit të vaksinave, për të përmirësuar vetë-mjaftueshmërinë e vaksinave në vendet në zhvillim, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet spitaleve me vendet në zhvillim. Deri në vitin 2030, Kina do të dërgojë 5 000 profesionistë të ekipit mjekësor në vendet e tjera në nevojë, për të ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve të tyre në përgjigjen ndaj sëmundjeve infektive dhe trajtimin mjekësor.

Foto:VCG

Foto:VCG

Rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar për ndryshimet klimatike do të synojë në ndihmën për vendet në zhvillim që të përballen me këto ndryshime dhe rritjen e aftësive përshtatëse. Kjo do të kërkojë të forcohet bashkëpunimi për mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore, transferimin e teknologjisë, ndërtimin e kapaciteteve dhe rritjen e aftësisë së vendeve në zhvillim për financim të gjelbër. Gjithashtu i rëndësishëm do të jetë bashkëpunimi për energji të rinovueshme dhe të pastër, për transferimin dhe shkëmbimin e teknologjisë, rritjen e diversitetit të energjisë dhe modelit të konsumit të saj. Kina do ndërmarrë promovimin e krijimit të partneritetit global të bashkëpunimit për energjinë e Pastër. Ajo do të mbajë Forumin Ndërkombëtar për tranzicionet e energjisë dhe do të eksplorojë krijimin e koalicionit ndërkombëtar për këtë qëllim. Kina do të mbështesë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve detare, reduktimin e ndotjeve plastike për të adresuar ndryshimet klimatike, dhe krijimin e rrjetit global për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve për ruajtjen e ekosistemit dhe ekonominë e pyjeve.

Rritja e bashkëpunimit për industrializimin dhe zhvillimin industrial, për të ndihmuar vendet në zhvillim të përmirësojnë kapacitetin e prodhimit industrial dhe mbështesin procesin e industrializimit, veçanërisht në vendet e Afrikës. Kina vlerëson se avancimi i partneritetit industrial do të ndihmojë në përmirësimin e kapacitetit të vendeve në zhvillim për të kapur mundësitë e reja të revolucionit të katërt industrial. Zhvillimi botëror i arsimit profesional dhe teknik si dhe ngritja e kapaciteteve per përmirësimin e aplikimit të teknologjisë së informacionit dhe teknologjisë së telekomunikacionit të vendeve përkatëse do të jetë një mbështetje e rëndësishme për vendet në zhvillim.

Kina do të angazhohet në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e kapaciteteve dixhitale. Kjo do të nënkuptojë zhvillimin e industrive dixhitale perfshi ato tradicionale, promovimin e integrimit të teknologjisë dixhitale dhe ekonomisë reale, forcimin e reagimit ndaj pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike përmes mjeteve dixhitale dhe zhvillimin e koordinuar dixhital dhe të gjelbër. E rëndësishme mbetet përdorimi i teknologjinë dixhitale për të promovuar uljen e varfërisë. Promovimi i shkëmbimit dixhital në shërbimet doganore, në shërbimet publike, bashkëpunimi ndërkombëtar në arsimin online, shkëmbimi i njohurive dhe komunikimi i politikave të zhvillimit për të krijuar sinergji të fortë për zbatimin e Axhendës 2030. E rëndësishme do të jetë mbajtja e Forumit të Bashkëpunimit Dixhital dhe Konferencës Globale të Ekonomisë Dixhitale për të avancuar bashkëpunimin në aplikimin e teknologjisë dixhitale.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Kina do të angazhohet në rritjen e financimit dhe nxitjen e vendeve të zhvilluara të përmbushin angazhimet ndaj vendeve në zhvillim, shfrytëzimi i plotë i rolit të bankave të zhvillimit shumëpalësh dhe organizatave të tjera financiare ndërkombëtare për të ofruar më shumë burime për vendet në zhvillim dhe për të forcuar aftësinë e këtyre vendeve në zhvillim për zhvillim të pavarur. Kina do të ndërmarrë një sërë veprimesh konkrete në kuadrin e Iniciativës së Zhvillimit Global përfshirë rritjen financimit për Fondin e Asistencës për Bashkëpunimin Jug-Jug në Fondin e Zhvillimit Global. Kontributi shtesë vlerësohet në 1 miliard dollarë amerikanë mbi 3 miliardë dollarë ekzistues amerikanë.

Kina, në bashkëpunim me partnerët, do synojë rritjen e mbështetjes financiare për Fondin e Mirëbesimit të OKB-së për Paqen dhe Zhvillimin, hartimin e një Raporti të Zhvillimit Global, krijimin e një Qendre për Promovimin e Zhvillimit Global dhe përdorimin e plotë të fondeve për të mbështetur agjencitë e zhvillimit të OKB-së për projektet në vendet në zhvillim për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Kina ka zyrtarizuar fondin e mirëbesimit Kinë-FAO për Jug-Jug prej 50 milionë dollarë amerikanë. Një serë iniciativash të tjera që do të ndërmerren do të jenë Organizimi i Forumit Botëror të të dhënave të OKB-së 2023, përmirësimi shkrim leximit dhe aftësive dixhitale, plani i konstelacionit satelitor për zhvillim të qëndrueshëm dhe shkëmbimin e të dhënave dhe informacionit për monitorimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Gjithashtu Kina do të angazhohet ne mbajtjen e Forumit Botëror të Zhvillimit Rinor, fillimi i përbashkët i Planit të Veprimit për Zhvillimin Global të Rinisë., ngritjen e një qendre për promovimin e Zhvillimit Global si dhe krijimin e një rrjeti Global të Dijes për Zhvillim.

Prof. Dr. Petraq Milo