"Zhvillimi i qëndrueshëm është një parim me anë të të cilit njerëzit në mbarë botën synojnë të përmbushin qëllimet e tyre të zhvillimit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës, duke ruajtur dhe mos dëmtuar aftësitë e sistemeve natyrore për të ofruar burimet natyrore, pa cënuar integritetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit natyror në glob, pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre.

Qyteti Hangzhou(Foto:VCG)

Qyteti Hangzhou(Foto:VCG)

Zhvillimi i qëndrueshëm i referohet proceseve dhe rrugëve të ndryshme për të arritur dhe mbajtur një botë të qëndrueshme, që është edhe qëllimi afatgjatë i njerëzimit dhe me të kuptojmë zhvillimin ekonomik, zhvillimin social dhe mbrojtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara lidhen me luftën kundër varfërisë, pabarazisë, ndryshimeve klimatike, degradimit të mjedisit, forcimin e paqes dhe drejtësisë në nivel kombëtar, rajonal dhe global, etj.

Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm vjen në ndihmë për mbarë globin dhe njerëzimin për përballimin e krizave energjetike, krizave ushqimore, ndryshimeve klimatike, dëmtimit dhe rrezikimit të degradimit e pakësimit të biodiversitetit në shkallë globale, etj.

Vendet e vogla dhe në zhvillim si Shqipëria, edhe pse aktualisht po bëjnë përpjekje kolosale, në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm, përsëri nuk mund të luajnë rolin e vendeve të mëdha si Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Rusia, India, Brazili, Afrika e Jugut, etj.

Prodhimi i eletrikut me erë, Ji'an, provincë Jiangxi(Foto:VCG)

Prodhimi i eletrikut me erë, Ji'an, provincë Jiangxi(Foto:VCG)

Kina është një nga vendet që ka qenë më shumë konsekuente në epokën post moderne të njerëzimit në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm, edhe pse këtë e ka bërë me një kosto shumë të madhe, duke mbrojtur me konsekuencë një balancë të vlerësueshme dhe të respektueshme në rang botëror në lidhje me rritjen ekonomike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në Konferencën Qendrore të Punës Ekonomike, mbajtur në Pekin, në Dhjetor 2021, udhëheqja kineze përcaktoi qartë përparësinë për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm për vitin 2022. Gjatë periudhës së pandemisë dhe pas saj, Kina ka mbajtur një pozicion udhëheqës në botë në rritjen ekonomike, kontrollin e epidemisë, qëndrueshmërinë e zinxhirit industrial, reformën dhe hapjen ekonomike të vendit me botën dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Zonja Kristalina Georgieva, drejtoresha e FMN-së ka theksuar se “Kina arriti një rimëkëmbje vërtet të jashtëzakonshme. Kina është një motor jetik për rritjen globale dhe ndërmarrja e veprimeve të forta për të mbështetur rritjen me cilësi të lartë do të ndihmojnë jo vetëm Kinën, por edhe botën.”

Fermë fotovoltaike, Xinjiang(Foto:VCG)

Fermë fotovoltaike, Xinjiang(Foto:VCG)

Presidenti i Kombit me popullsinë më të madhe në botë, Xi Jinping në forumin Boao të vitit të kaluar (që është Forumi Davos për Azinë, ku marrin pjesë 26 vende aziatike) ka theksuar: “Ne do të ndërtojmë një partneritet më të fortë për zhvillimin e gjelbër. Ne mund të forcojmë bashkëpunimin në infrastrukturën e gjelbër, energjinë e gjelbër dhe financat e gjelbra, dhe të përmirësojmë Koalicionin Ndërkombëtar të Zhvillimit të Gjelbër, Iniciativa një Brez një Rrugë, të përmirësojmë Parimet e Investimeve të Gjelbra për këtë projekt zhvillimor, dhe platforma të tjera bashkëpunimi shumëpalësh, për ta bërë bashkëpunimin një Brez dhe një Rrugë sa më të gjelbër, që përbën edhe tiparin përcaktues të këtij projekti zhvillimor madhor me rëndësi globale".

Dr. Enriko Ceko