Në 9 - 10 dhjetor 2021 organizohet me iniciativën e Joe Biden, President i SHBA-ve, Samiti Botëror për Demokracinë. Në këtë “momentum” kritik për globin, Biden, ka hedhur tezën e zhvillimit të një Samiti për të diskutuar në nivel ndërkombëtar, çështje të demokracisë, për të dëshmuar se: (1) demokracia mund të funksionojë (2) të krijojë mundësi për përmirësimin e jetës së qytetarëve, (3) të rinovojë vetveten, duke artikuluar aftësinë që ka ky sistem për të pranuar dobësitë dhe papërsosmëritë e vet dhe për t’u përballur hapur me këto probleme madhore e sfidat serioze ardhur nga (1) shtimi i mosbesimit të publikut, (2) dështimi i qeverive për të ofruar progres të barabartë dhe të qëndrueshëm ekonomik e politik, (3) nxitja e polarizimit të shoqërisë, (4) minimi i normave dhe institucioneve demokratike, (5) kapaciteti i dobët shtetëror, (6) sundimi i dobët i ligjit, (7) pabarazia e lartë, (8) korrupsioni galopant, që vazhdojnë të gërryejnë demokracinë në vende të ndryshme me ekonomi tregu.

Biden deklaron: “demokracia ende funksionon dhe mund të përmirësojë jetën e njerëzve në mënyra të prekshme. Për këtë, demokracitë duhet të bashkohen, për të rinovuar e përmirësuar shoqëritë tona të hapura, që respektojnë të drejtat nga brenda, të qëndrojmë së bashku në mbrojtje kundër kërcënimeve nga autokracitë, të tregojmë se mund të adresojmë krizat më urgjente të kohës sonë, duke ofruar mundësi për të reflektuar, dëgjuar e mësuar, si dhe për të planifikuar e vepruar, në mënyrë që të ndërtojmë një themel të përbashkët për rinovimin demokratik global.”

Fshatarët zgjedhin deputetë të nivelit të kontesë, 23 gusht, Bamu,Xiangxi,provincë Hu'nan(VCG)

Fshatarët zgjedhin deputetë të nivelit të kontesë, 23 gusht, Bamu,Xiangxi,provincë Hu'nan(VCG)

Temat e këtij Samiti do jenë:

· Mbrojtja kundër autoritarizmit

· Adresimi dhe luftimi i korrupsionit

· Avancimi i respektit për të drejtat e njeriut

Këto tema janë tipike për sisteme ku beteja për votat e qytetarëve përqendrohet midis dy kampeve apo dy partive kryesore dhe satelitëve të tyre. Ky model betejash brenda vendit transmetohet edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare duke synuar që problemet të zgjidhen me anë të betejave, duke patur për bazë përcaktimin e kundërshtarit, sulmin kundër tij, mbështetur në frymën e nacionalizmit ekstrem, kombinuar me liberalizmin (tashmë të rrënuar).

Në historinë botërore nacionalizimi dhe liberalizmi janë fshehur shpesh nën petkun e demokracisë. Argumenti i Woodrow Wilson se Amerika duhej të hynte në Luftën I Botërore që ta bënte botën “të sigurt për demokracinë”, është shembull tipik.

Qytetarët zgjedhin deputetë të distriktit,16 shtator, Yiling,Yichang,provincë Hubei(VCG)

Qytetarët zgjedhin deputetë të distriktit,16 shtator, Yiling,Yichang,provincë Hubei(VCG)

Kemi parë disa valë demokracie. E fundit, ajo e Lindjes së Mesme, duket se ja ka lënë vendin racionalitetit dhe diplomacisë, në pritje të zhvillimeve të reja, sidomos pas përpjekjeve madhore për frenimin e pandemisë.

Nocioni i demokracisë ka evoluar. Forma origjinale e demokracisë ishte demokraci direkte, ndërsa sot, kemi demokraci përfaqësuese, ku njerëzit kanë autoritetin të zgjedhin lidershipin dhe nëpërmjet tij të diskutojnë dhe vendosin legjislacionin që duhet në mënyrë që punët të shkojnë mbarë. Vendimmarrja mbizotëruese në demokraci është rregulli i shumicës, përfshirë këtu edhe konceptin e konsensusit e të së drejtës së pakicës.

Karl Popper thotë: pikëpamja “klasike e demokracisë është thjesht sundimi i popullit dhe njerëzit kanë të drejtë të sundojnë”.

Kofi Annan thotë: “ka aq forma të ndryshme demokracie sa ka kombe demokratike në botë”.

Situata komplikohet shumë pikërisht nga fakti se vetëm në gjuhën angleze ka më shumë se 2234 fjalë me anë të të cilave përshkruhet fjala “demokraci”.

Deputetët e distriktit mbledhin anketime të banorëve,12 nëntor, Zhenjiang,provincë Jiangsu(VCG)

Deputetët e distriktit mbledhin anketime të banorëve,12 nëntor, Zhenjiang,provincë Jiangsu(VCG)

Duket, Perëndimi ende s’ ka kuptuar se sistemi demokratik nuk po evoluon paralelisht me vlerat njerëzore dhe praktikat e jetës së përditshme. Për qeverisje efektive duhet ndryshim themelor që të bëjë të mundur kalimin drejt sistemeve krijuese e funksionale, me anë të të cilave njerëzit gjejnë, përcaktojnë e zbatojnë atë që funksionon më mirë për individin, familjen, shoqërinë, biznesin dhe

shtetin, theksuar se, në këtë sistem krijues, funksional, përparësi ka një qeveri përfaqësuese, që i shërben nevojave të çdo shtrese a nënshtrese, çdo kulture a nënkulture.

Demokracia krijuese, funksionale, sipas filozofit amerikan John Deëey ka në themel idenë se “sistemi, që është një ideal moral, inkurajon ndërtimin e kapaciteteve individuale dhe ndërveprimin ndërmjet shoqërisë, një mënyrë jetese dhe një përvojë e ndërtuar mbi besimin në natyrën njerëzore dhe qeniet njerëzore, besimin në punën me të tjerët, një sistem që kërkon përpjekje dhe punë aktuale nga njerëzit. Nuk është koncept institucional që ekziston jashtë nesh. Detyra e përhershme e demokracisë është krijimi i përvojave më të mira dhe më njerëzore, për të kontribuuar e ndarë së bashku”.

Përfaqësues nga pakicat kombëtare në Pekin për të marrë pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore, 2016(VCG)

Përfaqësues nga pakicat kombëtare në Pekin për të marrë pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore, 2016(VCG)

Sipas konceptit të sistemeve krijuese e funksionale, ndryshimet ideologjike midis vendeve janë gjendje e pranueshme, që bëjnë të mundur që qytetarët në këto vende apo shtete dhe drejtuesit e tyre të pranojnë të përfshihen me angazhim të plotë përballë sfidave të përbashkëta të njerëzimit, që janë (1) zhdukja e varfërisë, (2) mbrojtja e mjedisit, (3) riciklimi, (4) shtimi i sipërfaqes me pyje, (5) eliminimi i dëmtimit të atmosferës nga substancat e ndryshme, që vendet e zhvilluara emetojnë në atmosferë, (6) eliminimi i vdekshmërisë foshnjore, (7) lufta kundër sëmundjeve të tilla si malaria, SIDA, sifilizi, etj, (8) cilësia, siguria dhe garancia ushqimore në nivel botëror, etj., që janë në fakt çështje parësore për mbarë botën.

Kina, vend me angazhim global, përfshirë tërësisht në nismën për prosperitet për të gjithë, ka treguar në vazhdimësi se është e gatshme të përmbushë në tërësi dhe në specifika, iniciativat e marra në arenën ndërkombëtare, dhe, edhe angazhimet që mund të ndërmerren në Samitin e dhjetorit, me synim adresimin ndaj çështjeve që kanë më shumë rëndësi për njerëzit, forcimin e qeverisjes së përgjegjshme, zgjerimin e mundësive ekonomike, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, jetesën me dinjitet, etj., duke u përballur seriozisht dhe me sukses edhe me sfidat e mëdha të kohës sonë, të tilla si pandemia COVID-19, kriza klimatike dhe pabarazia në rritje, etj., mbështetur në planifikimin, organizimin, drejtimin dhe kontrollin, si funksione menaxheriale tipike për sistemet demokratike krijuese dhe funksionale.