Nё datat 27-29 tetor 2021, Kёshilltari i Kёshillit tё Shtetit dhe Ministri i Jashtёm i Republikёs Popullore tё Kinёs zoti Wang Yi zhvilloi katёr vizita zyrtare nё katёr vende evropiane, Greqi, Serbi, Shqipёri dhe Itali. Kёto vizita tё ministrit Wang u shoqёruan nga ftesat pёrkatёse respektive tё ministrave tё Jashtёm tё vendeve tё lartpёrmendur (Nikos Dendias, Nikola Selaković, Olta Xhaçka dhe Luigi Di Maio).

Vizitat e ministrit Wang nё kёto katёr vende nuk mund tё themi se ishte pjesё e njё vizite kortezie, por e njё turi tё mirёmenduar diplomatik nё pёrpjekje pёr tё shmangur njё "rrёshqitje" tё marrёdhёnieve tё Republikёs Popullore tё Kinёs dhe Evropёs. Ministri Wang e filloi vizitёn e tij nё Greqi pёr ta pёrmbyllur turin e tij diplomatik nё samitin e G20-ёs nё Romё.

Pёrpara se tё vizitonte Evropёn, ministri Wang pati njё ndalesё nё Katar ku mё datё 25 dhe 26 tetor 2021, u takua me delegacionin qeveritar tё talebanёve qё janё tashmё nё pushtet nё Afganistan. Afganistani pёrbёn njё tjetёr pikё konkrete tё diplomacisё kineze pas tёrheqjes sё trupave amerikane atje dhe rikthimit nё pushtet tё talebanёve. Por, fokusi evropian i vizitёs sё ministrit Wang tejkaloi ndalesёn nё Katar. Sipas zёdhёnёsit tё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme tё Republikёs Popullore tё Kinёs, katёr vendet evropiane ku ndaloi gjatё turit tё tij diplomatik zyrtari i lartё kinez konsiderohen prej Pekinit zyrtar si vende tepёr tё rёndёsishёm dhe partnerё potencialё tё Republikёs Popullore tё Kinёs. Nё shekullin XXI, Kina e ka intensifikuar angazhimin e saj nё Evropё nё kuadёr tё iniciativёs Njё Brez Njё Udhё dhe tё iniciativёs 17+1, ku tё katёrt vendet evropiane qё u vizituan nga ministri Wang janё pjesё e kёsaj iniciative [17+1]. Italia ёshtё i vetmi vend i G7-ёs qё ka firmosur me Republikёn Popullore tё Kinёs inciativёn Njё Brez Njё Udhё.

Pas pothuajse njё viti nga vizita e parё e ministrit Wang nё Evropё (gusht-shtator 2020), e cila nuk mund tё thuhet se pati njё jehonё pozitive dhe rezultate tё dykuptimta, kёsaj here synimi ishte mё i qartё nё kuadёr tё forcimit tё bashkёpunimit mё tё ngushtё ekonomik dhe promovimit tё marrёdhёnieve ndёrmjet Kinёs dhe kёtyre vendeve. Ky fakt, u bё i qartё qё nё vizitёn e parё nё Greqi ku ministri Wang deklaroi se kishte ardhur pёr t'i dhёnё tre mesazhe miqve nё Greqi dhe Evropё. Sё pari, Republika Popullore e Kinёs shpresonte tё bashkёpunonte ngushtёsisht me Greqinё pёr tё çuar pёrpara fyrmёn olimpike nё prag tё lojёrave dimёrore olimpike qё do tё zhvillohen nё Pekin nё muajin shkurt 2022. Kjo frymё bashkёpunimi ёshtё nё radhё tё parё nё interes tё Kinёs pёr tё treguar se nuk ka shkelje tё tё drejtave tё njeriut nё Kinё.

Sё dyti, Kina shpreson tё jetё mё e lidhur me Evropёn. Misioni diplomatik i ministrit Wang ёshtё t'i tregojё Evropёs se kjo iniciativё ku Kina ёshtё njё nga sponsorёt mё tё fuqishёm, ёshtё njё benefit dhe jo njё kёrcёnim.

Sё treti, Kina synon tё bashkёpunojё me Evropёn pёr tё promovuar dialogun ndёrmjet institucioneve. Kёtё projekt Ministria e Jashtme e Republikё spopullore tё Kinёs e konsideron si gurin e themelit tё shtrirjes sё saj nё Evropё. Nё fakt, diplomacia kulturore ёshtё njё hap qё i paraprin diplomacisё zyrtare. Pekini ёshtё shumё i interesuar qё mos tё ketё njё bllok SHBA-BE kundёr Kinёs dhe pёr kёtё arsye synon tё afrohet mё shumё me Evropёn pёr shkak se ёshtё pёrfaqёsuesja zyrtare e civilizimit perёndimor, por jo duke denigruar civilizimin kinez. Sipas ministrit Wang, marrёdhёniet ndёrkombёtare do tё pёsonin njё pёrkeqёsim tё madh nёse bashkёpunimi Kinё-Evropё nuk do tё mund tё realizohej.

Nё takimin me kryeministrin grek Micotaqis, ministri Wang ripёrsёriti qёndrimin e njohur tё Pekinit zyrtar se "nuk ka konflikte apo interesa gjeopolitike thelbёsore ndёrmjet Kinёs dhe Evropёs".

Greqia ёshtё njё vend i cili katёr vitet e fundit ka "tёrhequr"mjaft investime kineze. Investimi mё i rёndёsishёm kinez nё Greqi ёshtё marrja nё pronёsi me 67% tё portit tё Pireut afёr Athinёs. Ky investim i madh kinez nё fjalёt e ministrit Wang, synon ta shёndrrojё atё port nё mё tё rёndёsishmin nё Mesdhe dhe njё nga portet mё tё rёndёsishёm nё Evropё.

Po ashtu gjatё vizitёs nё Serbi, ministri Wang u zotua pёr njё prani mё tё madhe tё Kinёs nё investimet infrastrukturore nё kёtё vend ku elementi mё i rёndёsishёm ёshtё ndёrtimi i autostradёs Budapest-Beograd. Nё Shqipёri, ka njё traditё tё bashkёpunimit shqiptaro-kinez qё ndёr mё të hershmet nё Ballkan dhe Evropё. Por, fryma e bashkёpunimit qё ka ekzistuar ndёrmjet dy vendeve gjatё epokёs sё Luftёs sё Ftohtё ka patur njё ndёrprerje tё gjatё. Rigjallёrimi i kёsaj fryme ishte njё tjetёr hallkё e misionit diplomatik tё minsitrit Wang nё Shqipёri lidhur me tё ardhmen e marrёdhёnieve ndёrmjet tё dy vendeve. Vizita e ministrit Wang nё Tiranё ishte e para vizitё e njё zyrtari tё lartё nga Republika Popullore tё Kinёs prej disa dekadash dhe kjo ёshtё mjaft domethёnёse. Nё fjalёt e ambasadorit kinez nё Shqipёri Zhou Ding, miqёsia me Shqipёrinё i tejkalon dallimet kulturore, ideologjike dhe politike.

Tё dhёnat zyrtare tregojnё se tregtia ndёrmjet Kinёs dhe Bashkimit Evropian ka arritur shifrёn 599.3 miliard dollarё nё shtator 2021, me njё rritje prej 30.4 pёrqind nga viti nё vit. Mekanizmi 17+1 ёshtё njё tjetёr tregues i rritjes sё bashkёpunimit dhe tё investimeve kineze nё kёto vende qё kap shifrёn 629.4 miliard dollarё, me njё rritje prej 27.2 pёrqind nga viti nё vit.

Kёto janё shifra mjaft domethёnёse. Sigurisht qё dallimet ekzistojnё. Do tё jetё mёnyra sesi do tё dinё t'i menaxhojnё mosmarrёveshjet ndёrmjet tyre Evropa dhe Kina nё mёnyrё qё tё kenё njё bashkёpunim edhe mё tё frytshёm.

Tё katёr vendet evropiane qё vizitoi ministri Wang janё miq tradicionalё tё Kinёs dhe partnerё tё rёndёsishёm.

Ёshtё e rёndёsishme tё kuptohet se ёshtё domosdoshmёri tё evitohet njё keqёsim i skajshёm i marrёdhёnieve tё Perёndimit me Republikёn Popullore tё Kinёs. Do tё ishte njё pёrplasje fatale e cila nё asnjё mёnyrё nuk do tё mund tё nxirrte njё fitimtar tё sigurt.

Nga Dr. Gjon Boriçi