Presidenti kinez Xi Jinping pati një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel në mbrëmjen e 10 shtatorit. Kjo është biseda e 6-të dhe komunikimi i 10-të në internet midis presidentit Xi Jinping dhe kancelares Merkel që nga shpërthimi i epidemisë. Gjermania do të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme pas dy javësh, ku Merkeli nuk do të kërkojë të rizgjidhet. Në të kaluarën, Merkeli e ka vizituar Kinën 12 herë gjatë 16 viteve të saj si kryeministre. Një denduri e tillë e shkëmbimeve është e rrallë në ndërveprimin midis udhëheqësve kinezë dhe perëndimorë. Si dy forca me ndikim në stabilitetin në kontinentin euroaziatik dhe si dy fuqitë kryesore në Lindje e Perëndim, si mund të ruhet zhvillimi i qetë i marrëdhënieve dypalëshe? Gjatë bisedimeve telefonike, presidenti Xi Jinping përdori këto fjalë për ta bërë të qartë: respekti i ndërsjellë, kërkimi i të përbashkëtave duke lënë mënjanë dallimet, bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta dhe plotësimi reciprok i epërsive të secilës palë.

Këto fjalë janë gjithashtu çelësi i arritjeve të mëdha të bashkëpunimit Kinë-BE.

Merkeli përmendi gjithashtu në telefonatë: "Unë do të doja të mbaja komunikim të ngushtë me palën kineze dhe të punoja së bashku për të promovuar angazhimin e Gjermanisë dhe Kinës, të Evropës dhe Kinës, që të përpiqen të kapërcejnë dallimet nëpërmjet dialogut dhe të trajtojnë siç duhet dallimet. Ky është besim në marrëdhëniet kino-gjermane dhe gjithashtu një ripozicionim i marrëdhënieve midis fuqive të mëdha”.

Bashkëpunimi praktik ka lejuar që tregtia kino-gjermane të përbëjë rreth 36% të tregtisë Kinë-BE.

Jo shumë kohë më pare, në uebsajtin e Fondacionit Kulturor Strategjik të Rusisë u publikua një artikull, ku përmenden një sërë shifrash krahasuese: 6 vjet më parë, trenat ekspres Kinë-Evropë shkonin në Evropë vetëm dy herë në ditë, ndërsa në gjysmën e parë të këtij vit, numri i përgjithshëm i udhëtimeve të trenave ekspres Kinë-Evropë arriti në 7377 mijë. Në mënyrë thelbësore, kjo "fije mëndafshi" jo vetëm që lidh Gjermaninë me 50 qytete kineze, por gjithashtu kalon nëpër 168 qytete në 23 vende të Azisë dhe Evropës.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Një arterie ekonomike po lidh Kinën dhe Gjermaninë, duke prekur Kinën dhe Evropën. Ky bashkëpunim me përfitime të ndërsjella i lejoi Kinës të tejkalojë Shtetet e Bashkuara për herë të parë vitin e kaluar dhe të bëhet partnerja më e madh tregtare e Evropës.

Vetëm kohët e fundit ka pasur disa “zhurma” në vendet evropiane. Disa njerëz pohojnë se duhet të hiqet e ashtuquajtura “vijë e kuqe” për bashkëpunimin me Kinën dhe se Kina duhet të respektojë të ashtuquajturat "rregulla". Po, nëse shikoni zhurmën në Evropë, do të zbuloni se ka një “hije” të Shteteve të Bashkuara pas saj. Shtetet e Bashkuara e përcaktuan Kinën si një "konkurrente strategjike", dhe Evropa më pas e cilësoi Kinën si një "konkurrente institucionale". Shtetet e Bashkuara përdorën të drejtat e njeriut për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës. Disa ligjvënës të BE-së gjithashtu ndoqën shembullin e tyre. Pastaj, BE-ja vendosi sanksione ndaj Kinës për herë të parë në gati 30 vjet.

Nëse nuk mendon në mënyrë të pavarur, i vetmi njeri që mund të dëmtosh është vetvetja. Gjatë telefonatës, kancelarja Merkel e informoi kryetarin Xi mbi situatën në Afganistan, dhe gjithashtu tha që ajo shpreson se Gjermania do të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Kinën në Kombet e Bashkuara dhe korniza të tjera shumëpalëshe. Këto fjalë duan të thonë diçka.

Merkeli përmendi Kombet e Bashkuara dhe kornizat e tjera shumëpalëshe për të shprehur pakënaqësinë me veprimet e njëanshme të Shteteve të Bashkuara dhe për mbajtjen parasysh nga pala amerikane vetëm të interesit të saj vetjak.

[Foto: VCG]

Në fakt, qysh në thirrjen telefonike në prill me kancelaren Merkel, presidenti Xi Jinping përmendi se ai shpreson që BE-ja të bëjë në mënyrë të pavarur gjykime të sakta dhe të arrijë vërtet autonominë strategjike. Pavarësisht nëse Shtetet e Bashkuara dhe Evropa shkojnë më afër apo më larg, një fakt i vërtetuar është se Kina dhe Evropa nuk kanë konflikte themelore interesi. Shtetet e Bashkuara duan t’i transplantojnë marrëdhëniet e tyre me Kinën në marrëdhëniet kino-evropiane, por kjo nuk funksionon më. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih vitin e kaluar, tema ishte "Perëndimi mungon". Evropa dukej se kishte pritshmëri për Shtetet e Bashkuara. Por këtë vit, Merkeli u përball me presionin e Shteteve të Bashkuara dhe deklaroi hapur: “Interesat tona dhe interesat e Shteteve të Bashkuara nuk janë gjithmonë të njëjta. Për sa i përket politikës ndaj Kinës, ne duhet të ndjekim rrugën evropiane”.

A nuk është ky një praktikim i parimit të "respektit të ndërsjellë" të përmendur nga presidenti Xi, apo një kujtesë për Shtetet e Bashkuara se, si një vend i madh, duhet të marrin me të vërtetë përgjegjësinë që u takon në kuadrin e multilateralizmit.