Para dhjetë ditësh kreu i shtetit në RP të Kinës, Xi Jiping, udhëtoi për herë të parë si president në Tibet. Ai e kishte vizituar një herë tjetër këtë rajon para dhjetë vitesh, pak para se të bëhej president i vendit. Ndërsa shkak i vizitës së fundit ishte 70 vjetori i çlirimit të Tibetit nga ana e RP të Kinës. Më 23 maj të vitit 1951 Tibeti u çlirua në mënyrë paqësore pasi qeveria tibetiane e asaj kohe nënshkroi me vullnetin e saj sovranitetin e qeverisë qendrore në Pekin. Deri në vitin 1959 ngjarjet rrodhën normalisht. Por prej asaj kohe e deri para dy dekadash rajoni ka qenë i trazuar. Atë vit filloi lëvizja anti-kineze e Dalai Lames dhe kjo lëvizje u zhvillua në ekzil gjatë gjithë kohës.

Por vizita e fundit Xi Jiping dëshmon se Tibeti është tashmë ka ndryshuar dhe është shndërruar nga një rajon që prodhonte konflikt në një rajon autonom u sundon paqja, stabiliteti dhe siguria, sigurisht në pajtim me politikat e qeverisjes qendrore. Kjo situatë stabiliteti ka ardhur mesa duket nga fakti se qeveria qendrore e RP të Kinës ka vënë dorë në rajon me investime të mëdha, duke përmirësuar kësisoj nivelin e jetesës dhe mirëqenien e tibetianëve. Nga ana tjetër ka të dhëna se autonomia e Tibetit ka krijuar kushtet e mundësitë që 5 milion tibetianët të ushtrojnë lirshëm besimin dhe të kultivojnë pa pengesa traditën, kulturën, gjuhën dhe besimin e tyre.

Presidenti Xi shkoi së pari në qytetin Nyngchi në kufi me Indinë dhe më pas në Lhasa. Disa analistë e shohin vizitën e tij në këtë qytet si "provokim për Indinë". Por nuk pati ndonjë reagim nga ana e Dehlit. Në fakt shkaku i vizitës së parë në Nyngchi ishte inagurimi i hekurudhës që lidh këtë qytet me kryeqendrën Lhasa. Kjo hekurudhë është ndërtuar rishtas me një kosto prej më shumë se 5 miliard dollarë amerikanë, një investim ky i rëndësishëm për të përmirësuar jetën e banorëve. Sigurisht që investime si ky e afrojnë Tibetin edhe nga pikëpamja e interesave dhe zhvillimeve infrastrukturore me pjesën tjetër të Kinës. Ky është një qëllim i shpallur tashmë.

Prej dhjetë vitesh Pekini ka hartuar një plan zhvillimi intensiv për rajonin e Tibetit. Janë ndërtuar më mijëra km rrugë automobilistike. Rajoni është lidhur me pjesën tjetër të Kinës përmes një hekurudhe moderne, e cila ka kushtuar me dhjetra miliardë dollarë amerikanë. Në prefekturën Garzi u ndërtua para 8 vitesh aeroporti i dytë modern në këtë rajon, i cili mban rekordin botëror për lartësinë e tij mbi nivelin e detit. Si i tillë ky aeroport parapëlqehet për t'u shfrytëzuar nga turistët e aventurës së lartësivë. Gjithçka që është ndërtuar ka shërbyer për të garantuar paqen dhe sigurinë e Kinës e të rajonit.

Kryeqendra Lhasa ka përfituar investime të shumta e pakufi me qëllim që ai të bëhet një qytet modern dhe përfaqësues për kulturën dhe traditën tibetiane. Duke vlerësuar këto investime shkrimtarja dhe aktivistja kinezo-tibetiane Tsering Woeser i thoshte radios Deutsche Welle para disa vitesh se si rezultat i masave për investime e ndërtimin e kryeqendrës e kanë qetësuar situatën dhe rrit besimin e qytetarëve te qeveria qendrore". Ajo theksonte se ndërtimi i kryeqendrës përfshin jo vetëm investimet e Pekinit në sipërfaqe të tokës, por edhe ato nëntokësore për parkingje etj. Ndërsa një banore tjetër e Tibetit i thoshte para pak muajsh gazetës zvicerane "Neue ZUerichet Zeitung", se "Nuk mund ta përshkruaj sa e varfër isha në fëmijërinë time. Por kushtet e jetesës në vitet e fundit janë përmirësuar dukshëm"! Sipas gazetës gazetës gjermane Frankfurter Algemeine Zeitung te para nje jave investimet e qeverise qendrore në këto dhjetë vite në Tibet janë katërfishuar.

Kjo situatë pozitive e krijuar në investime dhe në rritjen e mirëqenies ka shtuar mundësitë e arsimimit, cilësinë e shërbimit shëndetësor dhe kujdesit social. Për pasojë ushtrimi i kulturës dhe traditës tibetiane është ngritur në nivel më të lartë. Të gjitha këto masa bënë që presidenti Xi Jiping të shkonte në rajonin e trazuar pas vitit 1959 i qetë dhe pa ndonjë brengë se qeveria e tij do të duhej të përgjigjej për diskriminimin e popullsisë së Tibetit. Ai u prit në Lhasa mjaft mirë dhe madje me përshëndetjet e qytetarëve të kryeqendrës. Njerëzit e grumbulluar në pritjen e kryeqendrës e shoqëruan presidentin Xi gjatë gjithë kësaj vizite. Ndërkaq ai mori pjesë në manifestimin e valleve tibetiane dhe vizitoi Pallatin Potala, i cili kishte shërbyer si rezidencë e Dalai Lamës.

Projekti kinez në Tibet shihet të jetë një projekt i integrimeve të rajoneve minoritare dhe autonome me shtetin e institucionet qendrore, si dhe pjesën tjetër të vendit. Një integrim i tillë është i dobishëm për të gjitha palët, sepse pa mohuar identitetin e këtyre pakicave, bën të mundur një zhvillim më të madh kulturor, ekonomik dhe arsimor të Kinës mbarë dhe vetë rajoneve si Tibeti.

Enver Bytyçi