Fatkeqёsisht, katastrofat tё çfarёdo lloji janё tё pashmangshme. Historia e botёs ёshtё "pёrpirё" nga informacionet lidhur me tragjeditё qё ka pёsuar raca njerёzore gjatё shekujve. Pёr mendimin tim, problemi mё shqetёsues nuk janё tragjeditё (luftёrat, pandemitё, tёrmetet) qё kanё ndodhur nё tё kaluarёn. Shqetёsimi mё i madh pёr mua mbetet qё njerёzimi vijon tё mos nxjerrё mёsimet e duhura nga katastrofat e sё kaluarёs. Katastrofat nxjerrin nё pah edhe njё problematikё tjetёr jo mё pak shqetёsuese: radikalizmin. Nuk ёshtё e vёrtetё se ekziston vetёm radikalizmi fetar apo politik (i cili mbetet njё pandemi katastrofike gjithmonё), por kohёt e fundit po vёrejmё me shqetёsim se ekzistoka edhe radikalizmi shkencor lidhur me pandeminё aktuale Covid-19 qё po vijon prej dy vjetёsh e qё po e mban botёn tё mbёrthyer nё ankth a pasiguri.

Tё rёnit nё supersticion pёr tё "shpёtuar" nga pandemia nuk ёshtё zgjidhje. Avantazhi i botёs sot ёshtё se kёrkimi shkencor ka avancuar jashtёzakonisht shumё dhe megjithatё pёrsёri prej dy vjetёsh po transmetohen "çudira" lidhur me pandeminё aktuale. Shkenca ka kohё qё e ka hedhur poshtё supersticionin dhe njerёzimi ka mundёsinё qё tё kurojё sёmundjet pa iu nёnshtruar bestytnive. Kur nё shekullin XIV, murtaja apo vdekja e zezё (black death) siç quhej nё atё kohё po bёnte kёrdinё nё Evropё dhe nё botёn e njohur deri atёherё, radikalizmi politik dhe supersticioni u panё si mjet pёr tё shpёtuar nga tmerri dhe si zgjidhje e momentit. Problemi ishte se trajtimi mjekёsor pёr tё kuruar njё pandemi tё tillё donte edhe 600 vjet qё tё shpikej.

Pandemia Covid-19 ka sjellё jo pak fanatizёm radikal. Kur u shfaq nё fillimin e vitit 2020, turma tё tёra të "yshtura" nga rrjetet sociale filluan tё besonin se kjo pandemi ishte sjelle nga sinjali 5G. Mё pas u kalua nё shfrenimin e radhёs kur disa blogerё qё nё emёr tё scoop-it janё tё gatshёm tё bёjnё gjithçka filluan dhe transmetuan idenё kjo pandemi u shpik pёr tё prodhuar njё vaksinё e cila do t'u injektohet njerёzve pёr t'u vendosur nё trup njё "çip" pёr tё kontrolluar dhe ravijёzuar jetёt njerёzore. Tashmё, kur nё Evropё mё shumё se 70% e popullsisё ka marrё tё paktёn njё dozё vaksinimi, edhe kjo teori "shkencore" mori fund.

Po tani kujt do t'ia hedhin fajin radikalёt pёr pandeminё Covid-19? Gjatё tё gjithё muajit korrik 2021, Republika Popullore e Kinёs u kthye pёrsёri pёr keq nё qendёr tё vёmendjes pёrsa i pёrket kёsaj pandemie. Kina u akuzua pёrsёri si nё fillim tё vitit 2020 se po fsheh tё dhёna lidhur me fillimin e pandemisё nё laboratorin e Wuhanit. Nё mars tё kёtij viti njё ekip shkencёtarёsh tё dёrguar nga Organizata Botёrore e Shёndetёsisё (OBSH) u dёrgua nё Wuhan nё njё mision faktmbledhёs tё asistuar edhe nga njё ekip eskpertёsh kinezё tё virologjisё. Deri mё sot, nuk u dha ndonjё indicie shkencore e bazuar nё fakte lidhur me mundёsinё e krijimit dhe daljes sё virusit tё rrezikshёm nga laboratori i Wuhanit. OBSH kёtё muaj ka bёrё pёrsёri kёrkesё pёr tё vijuar njё fazё tё dytё faktmbledhёse kёrkimi nё laboratorin e Wuhanit. Kёtё kёrkesё tё dytё, Republika Popullore e Kinёs e ka refuzuar pasi misioni i parё faktmbledhёs 28 ditor i muajit mars 2021 e ka shprehur qartё se nuk ka gjetje tё tilla lidhur me mundёsinё e shkeljes sё rregullave tё sigurisё nё laboratorin e virologjisё nё Wuhan dhe rreth daljes sё mundshme tё virusit prej aty. Republika Popullore e Kinёs kёtё kёrkesё tё OBSH e ka quajtur pёrsёritёse dhe tё panevojshme.

Tё fajёsosh nuk ёshtё provё, ёshtё shkak. Natyra njerёzore ka treguar se ёshtё e aftё tё bёjё lidhje ndёrmjet katastrofёs natyrore dhe gabimit njerёzor. Nuk ishte faji i qytetarёve tё Pompeit pёr shpёrthimin e Vezuvit edhe pse fajtorёn u gjetёn nё Romё dhe u sakrifikuan qё tragjedi tё tilla tё mos ndodhnin mё. Nuk ishte faji i romakёve qё Neroni dogji Romёn dhe fajtori pёr kёtё ishin tё krishterёt. Nuk ishte as faji i belgёve kur gjermanёt pushtuan Belgjikёn duke i dhёnё jetё fillimit të tragjedisё të Luftёs së Dytë Botёrore. Po nё rastin konkret pёr pandeminё Covid-19, kush duhet fajёsuar?

Ajo qё duket si njё katastrofё taksative shёndetёsore me impakt tё gjithanshёm nё ekonomi, financё, biznes, tregje, shkёmbime tregtare, arsim dhe jetё tё pёrditshme njerёzore, nё fakt pёr mendimin tim ёshtё aplikimi i njё Luftё tё re tё Ftohtё ndёrmjet Perёndimit dhe Kinёs. Thuajse njё vit mё parё ish Sekretari Amerikan i Shtetit Majk Pompeo (Mike Pompeo) bёri akuza tё forta kundёr Kinёs duke e konsideruar pёrgjegjёse pёr pandeminё Covid-19 dhe se SHBA kishte prova per kёtё. Ende deri nё kёtё datё kur ky shkrim po i paraqitet lexuesit, bota po pret qё tё ketё fakte tё pamohueshme qё Kina ёshtё pёrgjegjёse pёr kёtё tragjedi tё rёndё qё ka mbёshtjellё njerёzimin. Nuk ёshtё hera e parё qё politika jo vetёm amerikane por nё mbarё botёn bёn akuza ndaj njё kundёrshtari potencial. Duhet kuptuar se pёr tё shmangur çdo lloj radikalizmi, akuza politike nuk ёshtё akuzё shkencore. Duket sikur kjo pandemi e tmerrshme e ka kthyer botёn nё skllave tё forcave historike qё shkojnё pёrtej arsyetimit tё shёndoshё sesa zotёruese tё vetё fateve tё saj. Origjina e shumё prej katastrofave qё ka pёrjetuar njerёzimi nuk ka qenё ajo qё u ёshtё treguar njerёzve fillimisht. Tё qenurit i pabazuar nё fakte tё mirёfillta shkencore mund tё tё fusё nё njё spirale tё rrezikshme e cila mund tё dalё shumё shpejt jashtё kontrollit. Pёr tё rёnё njё perandori si ajo romake apo e Perandoria e Shenjtё Romake e Kombit Gjerman apo Perandoria Otomane u deshёm shekuj, por nё epokёn globale pёr tё rёnё njё perandori si ajo e Bashkimit Sovjetik u deshёn vetёm disa muaj dhe njё fjalim lamtumire.

Nuk ekziston njё formulё magjike pёr tё mbajtur nё kёmbё me zor njё perandori apo shtet. Ajo qё e mban nё kёmbё njё shtet janё logjika dhe kuptimi i duhur i interesave qё janё tё nevojshme tё mbrohen pa cёnuar interesat e tё tjerёve. Identifikimi i njё fajtori pa tё drejtё ёshtё njё dёshtim burokratik i cili nuk sjell asgjё veçse pёshtjellim. Kura pёr triumfin ndaj pandemisё Covid-19 ёshtё gjetur, dhe ajo quhet vaksinё. Ishte njё kurё qё nuk u shpik nga supersticioni e as nga radikalizmi politik, as nga blogerёt e dёshtuar, por nga kёrkimi i mirёfilltё shkencor bazuar nё fakte dhe prova shkencore. Pёr mometin nuk ka prova (ose tё paktёn botёs nuk i janё bёrё tё ditura) se kush e ka fajin pёr pandeminё aktuale. Askush nuk mund tё fajёsohet deri mё tani pёr kёtё tragjedi, aq mё pak Kina. Gjithçka ёshtё e nevojshme tё bazohet nё prova tё pakundёrshtueshme. Njerёzimi vijon tё mbetet peng i gabimeve tё sё kaluarёs. Spiralja e tё gjeturit fajtorё me çdo kush pёr tё mbuluar dёshtimet vijon tё mbetet ende "fuqi" politike dhe vendim politik, jo shkencor.

Gjon Boriçi