Republika Popullore e Kinës ka projektuar që deri në vitin 2030 të realizojë disa objektiva ekonomike e ushtarake, me të cilat ajo synon të shndërrohet si fuqia më e madhe e globit. Është e qartë se këto objektiva lidhen me të drejtën e shtetit kinez për përkujdesje ndaj qytetarëve të saj, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e paqes në vend dhe në rajonin aziatik e më gjerë.

Zhvillimi ekonomik në Kinë është befasues për çdo vend tjetër. Instituti I kërkimeve ekonomike në Londër vlerëson se kapërcimi i krizës së Pandemisë së COVID-19 e bën Kinën një vend me një progres ekonomik të lartë. Sipas studimeve të këtij instituti ekonomia kineze do të ketë një rritje prej 5.7 përqind deri nga mesi i këtij dhjetëvjeçari, ndërkohë që në vitet pasuese kjo rritje do të jetë mesatarisht 4.5 përqind. Për këtë arsye studiuesit e shohin Republikën Popullore të Kinës si fuqinë me të madhe ekonomike në botë. Por Produkti Bruto për frymë i saj do të jetë për disa dhjetëvjeçarë më i ulët sesa ai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekonomisë kineze i shtohen gjithashtu planet për modernizimin e prodhimit të energjisë përmes centraleve bërthamore e asaj ujore, me të cilat Pekini synon të zvogëlojë prodhimin energjetik përmes centraleve me qymyr.

Por ambicjet kineze për zhvillimin e gjithanshëm të saj nuk ndalojnë këtu. Prioritet i saj tashmë është edhe prania në hapësirën qiellore. Ajo ka ndërtuar vitet e fundit në Tiangong stacionin e saj të udhëtimeve në hapësirë dhe e ka nis këtë zhvillim me kërkimet në Hënë. Megjithatë, supozohet se ky zhvillim I ri në misionet kineze do të realizohet me shpejtësi e në konkurrencë me dy stacionet më të fuqishme të këtyre udhëtimeve kozmetike të SHBA-ve dhe Rusisë.

Megjithatë nuk është vetëm objektivi ushtarak në vizionin kinez. Mbrojtja e klimës është objektiv madhor I Pekinit. Me mbrojtjen klimatike synohet përmirësimi I standardit të jetesës dhe kujdesi për shëndetin e njeriut. Vlerësohet se në Kinë prodhimi I energjisë elektrike ende bazohet në centralet e mëdha të qymyrit. Në vitin 2020 ajo prodhonte përmes këtij rrjeti 38 Gigavat, ose tri herë më shumë se të gjitha vendet e tjera të planetit. Por është premtuar se deri në vitin 2030 ky raport do të ndryshojë dhe deri në vitin 2060 në Republikën Popullore të Kinës nuk do të ketë më prodhim energjie përmes përdorimit të qymyrit. Përveç kësaj ambiciet kineze për të qenë numri një si fuqi ekonomike e teknologjike përfshijnë edhe inteligjencën e artit në zhvillimin e teknologjisë, investimet në infrastrukturë, etj. Të gjitha këto janë projekte të sendërtuara tashmë si objektiv i fundit të këtij dhjetëvjeçari!

Ndërkaq Kina është shndërruar tashmë në lidere të prodhimit të teknologjisë për mbrojtjen e klimës e të mjedisit. Nga dhjetë solarmodulen gjithsej në botë, 7 vijnë nga Kina, e cila ka marrë përsipër që deri në vitin 2025 të dyfishojë prodhimin e baterive. Një gjë vihet re në këtë strategji, se angazhimi kinez për ndryshimet energjetike në favor të mbrojtjes së mjedisit nuk kanë të ndalur! Por e kaluara ka lënë si trashëgimi edhe industrinë e çimentos. Nga kjo industri Kina prodhon mbi 9 milion ton çimento në vit. Për pasojë rritet sasia e karbonit në atmosferë. Ndaj edhe në këtë fushë Kina ka parashikuar të rritë teknologjinë në mbrojtje të mjedisit.

Në vitin 2027 Republika Popullore e Kinës do të përkujtojë 100 vjetorin e krijimit të ushtrisë. Kjo ngjarje ka shërbyer që lidershipi kinez të vendosë disa prioritete për zhvillimin e saj në dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Ushtria dhe forcimi e modernizimi i saj duket se do të jetë një nga shtatë prioritetet e tilla. Forcimi dhe modernizimi ushtarak shihen si pjesë e strategjisë së Pekinit për të konkurruar Fuqitë e tjera të Mëdha, sidomos SHBA-të dhe Rusinë. Por askush nuk mund të dijë se cili është objektivi konkret në këtë fushë. Ajo që ekspertët dinë lidhet me faktin se Republika Popullore e Kinës prej dhjetë vitesh ka investuar aq shumë në çështjet e mbrojtjes dhe modernizimit ushtarak.

Kina ze vendin e dytë në botë për shpenzimet e saj ushtarake dhe këto shpenzime shkojnë për modernizimin e industrisë ushtarake dhe blerjen e armëve moderne. Vetëm një pjesë e vogël e tyre shkojnë në rritjen e shpenzimeve për pagat ose shpenzimeve jo thelbësore. Ajo çdo vit i dedikon këtyre shpenzimeve 250 miliard dollarë amerikanë, nga rreth 100 miliardë që shpenzonte para 10 vitesh. Kjo do të thotë se objektivi kinez për një ekuilibër ushtarak me amerikanët dhe rusët mund të realizohet deri në vitin 2030. Ndërkaq ekspertët mendojnë se rritja dhe forcimi i ushtrisë nuk e ka ndryshuar strategjinë kineze të mbrojtjes. Së paku deri tani nuk kanë të bëjnë me ndonjë strategji luftërash, konfliktesh apo agresioni për ekspansion territorial të Republikës Popullore të Kinës.

Se çfarë prodhon koha e këtyre viteve më shumë ose më pak nga ato që parashikon lidershipi kinez për vendin e tij, askush nuk e di. Megjithatë mbetet që zhvillimet në Kinë të ndikojnë në zhvillimin pozitiv të treguesve ekonomikë e në teknologji në të gjithë botën. Nëse ambiciet e Republikës Popullore të Kinës për një zhvillim të tillë harmonizohen me zhvillime pozitive në Azi e në kontinentet e tjera, atëherë shuhet dhe skepticizmi për këto zhvillime në vendin më të madh të botës!

Enver Bytyçi